LIVE UPDATES
Politike

PD: Kadastra digjitale e Karçanajt, Bicit dhe Ramës, mjegulla ku fshihet dora e gjatë e vjedhjeve

Sipas Balliut, ky nuk është një bllokim rastësor, por një vjedhje që po i bëhet shqiptarëve.

17 Gusht 2023, 17:40 Nga I.A

PD: Kadastra digjitale e Karçanajt, Bicit dhe Ramës, mjegulla ku

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme bllokimin e sistemit elektronik dhe analog të Kadastrës. Sekretari Organizativ i PD-së Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat ka theksuar se mosfunksionimi i shërbimit fizik dhe atë online të Kadastrës, ka krijuar probleme të mëdha për qytetarët shqiptarë. Sipas Balliut, ky nuk është një bllokim rastësor, por një vjedhje që po i bëhet shqiptarëve.

Deklarata e Plotë:

Para 2 muajsh Edi Rama shpalli me të madhe se, të hënën e 3 Korrikut, Kadastra do te bëhej digjitale dhe e aksesueshme për këdo dhe vetëm nga e-albania. Kjo sipas tij do të zhdukte korrupsioni nga zyrat e Kadastrës. Kryeministri e njoftoi këtë ‘rilindje’ të Kadastrës në krah të drejtoreshave Mirlinda Karcanaj dhe Dallëndyshe Bici. Ato i shpjeguan me zell dhe gëzim publikut se proceset e punës në Kadastër do bëheshin elektronike dhe do të ndodhte ‘ri-inxhinierizimi’. Karcanaj madje premtoi edhe Kadastrën 3D. Sot jemi më 16 gusht dhe Kadastrës nuk i punon as sistemi elektronik dhe as analogu. Shërbimi i përshpejtuar fast-track nuk funksionon. Përgjigjet online janë pezulluar dhe nuk mund të ndiqet më ecuria e një aplikimi, siç bëhej më parë. Asnjë qytetar nuk shet as blen dot prona. 

Nuk është një bllokim rastësor dhe as defekt teknik. Siç shpjegojnë ekspertët e IT ështe stopim diabolik i ‘Riinxhinjerizimit’, shpikur prej Mirlinda Karcanajt. Ri-nxhinierizmi, që u shit si gjë e e paparë, eshte nje vjedhje e organizuar sa kohë as ekspertët, as publiku nuk di asgjë për të. Çfarë synon, cilat janë kosto, si i ndihmon qytetarët dhe kush e bën implementimin? Te zbatimi i projektit fle edhe lepuri digjital. Dihet që Akshi vepron me nënkontraktorë që i prokuron për projektet e veta. Çudia digjitale me Kadastrën që reklamoi KM me dy drejtoreshat para 2 muajsh u reklamua si e finalizuar dhe në fazë zbatimi. Faktet tregojnë se shpallja u bë para punës dhe para procedurës, në zakonin e përhershëm të kësaj qeverie. Lajmet shumë, punët për lumë.

Faqja e APP ka të postuar tenderin “Përmirësimi i sistemit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës” me autoritet kontraktues Akshi. Tenderi është shpallur më 27 qershor, pak dite para reklamës pa mall të kryeministrit. Pranimi i ofertave do të mbyllej më 1 gusht. Mirlinda Karcanaj po vlerëson ofertat, ndërkohë që tenderi me fond limit 482,999,999.00 leke sipas termave të references të publikuara në faqen e APP do duhet të bëjë atë punë që Karcanaj dhe Bici e shiten live si proces të finalizuar, në zbatim e sipër. Pra, ato kanë deklaruar si të mbyllur një punë që ishte në tenderim. Pse është thurur mbrapsht kjo fije e zezë e një tjetër punë publike?

Sepse, si të gjithë tenderat e Akshi fituesi dihet para se të shpallet gara. Ky tender i shpallur nga APP dihet se do implementohet nga shoqëria Soft – Solution e Ermal Beqirit, e cila është paraqitur ndërkohë në Kadastër për të filluar punë që do t’i fitojë më vonë. Emri fitues në letra nuk ka rëndësi. Karcanaj dhe Beqiri kanë futur me kohë si drejtor IT ne Kadastër Ervin Muçën. I njëjti Ervin që u kap duke vjedhur databazën e policisë, siç kishte bërë më parë me tatimet. Ervin Muça përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit në qershor per episodin e ri të grabitjen së buxhetit të shtetit. Kadastra digjitale e Karcanajt, Bicit dhe Ramës nuk është gjë tjetër, veçse një mjegull pompoziteti poshtë së cilës fshihet dora e gjatë e vjedhjeve. Ky është ‘suksesi’ tjetër në qeverisje i Edi Ramës: edhe gratë, që nuk njihen për korrupsion, i ka rilindur duke i bërë hajdute të sprovuara.

klevis balliu pd

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait