LIVE UPDATES
Politike

'Washington Examiner': McGonigal u përdor nga Rama, Biden kërkon të ‘groposë’ skandalin

Pjesa ballkanike e skandalit ‘McGonigal’ mbetet një çështje e hapur nga prokuroria amerikane në Uashington dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Megjithatë, avokati i McGonigal deklaroi gjatë një seance gjyqësore të fundit se ai pret që akuzat në lidhje me Shqipërinë gjithashtu të zgjidhen pa dalë në gjyq.

17 Gusht 2023, 14:19 Nga A.B

'Washington Examiner': McGonigal u përdor nga Rama, Biden

Nga John Schindler, Washington Examiner

Gjatë viteve të fundit, republikanët kanë humbur gradualisht besimin në integritetin jopartiak të FBI-së. Kjo javë ka sjellë më shumë arsye për të dyshuar në aftësinë e FBI-së për të kontrolluar veten.

Ja për shembull marrëveshja për pranimin e fajësisë që i është dhënë Charles McGonigal, agjentit të lartë mashtrues, detyra e fundit e të cilit përpara se të tërhiqej në pension në vitin 2018, ishte të shërbente si shef i kundërzbulimit të zyrës së fuqishme të Byrosë në Nju Jork.

Në një gjykatë federale në Manhattan të martën, i diskredituari McGonigal u deklarua fajtor për akuzat se ka komplotuar për të shkelur sanksionet ndërkombëtare ndaj një oligarku famëkeq rus, Oleg Deripaska, dhe se ka kryer pastrim parash. Megjithëse këto janë akuza të rënda, dhe McGonigal përballet me deri në pesë vjet burg, askush nuk pret që dënimi i tij, i cili do të jepet në fund të këtij viti, të jetë aq i rëndë që kur arriti një marrëveshje për pranimin e fajësisë me Departamentin e Drejtësisë, duke pranuar fajin.

Megjithatë, imazhi i Byrosë është dëmtuar rëndë. Një pjesë e punës së McGonigal si një shef kundërspiunazhi me FBI-në, ishte hetimi i oligarkëve rusë të lidhur me Kremlinin, përfshirë Oleg Deripaskën. Fakti që McGonigal ishte gjithashtu i përfshirë, të paktën në një farë mase, me hetimin famëkeq të FBI-së për lidhjet e fushatës së Trump me Rusinë në vitin 2016, i njohur si operacioni ‘Crossfire Hurricane’, ka bërë që shumë republikanë të nuhasin një mi. Duket sikur Departamenti i Drejtësisë i presidentit Joe Biden, po i jep McGonigal një leje për të shmangur zbulimet e pakëndshme rreth marrëveshjeve të pista të FBI-së që mund të dalin në çdo gjyq. Historia e plotë është edhe më e keqe.

Ana ruse e skandalit të McGonigal është ajo më e buta. Megjithëse media nuk i kushtoi kurrë vëmendjen e duhur, i akuzuari po përballet me më shumë akuza federale që rrjedhin nga marrja e 225 mijë dollarëve nga McGonigal nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare në vitin 2017, kur i akuzuari ishte ende një zyrtar i FBI-së. Ky është në thelb një skandal korrupsioni ballkanik që nuk është trajtuar nga pranimi i fajësisë së McGonigal këtë javë.

Këndi ballkanik këtu është i pakëndshëm dhe ngre pyetje shqetësuese. Siç e shpjegonte me butësi ‘New York Times’ këtë javë, i akuzuari ‘u miqësua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe përdori pozicionin e tij për të çuar përpara biznesin e huaj për bashkëpunëtorët e tij, sipas aktakuzës së ngritur në Uashington. Në këtë rast, McGonigal hapi një hetim nga FBI-ja për një lobist për rivalin kryesor politik të kryeministrit shqiptar’.

E vërteta, siç ka raportuar ‘Examiner’ në shumë raste, është dukshëm më shqetësuese se kaq. Në këmbim të parave të thata, McGonigal ishte kthyer në një peshë të rëndë për Ramën dhe qeverinë e tij socialiste, duke kërcënuar rivalët e tyre politikë dhe duke zhvatur oligarkët shqiptarë në këmbim të mbrojtjes nga sanksionet e SHBA. Ky ishte një rrjet zhvatjesh sekret, i ngjashëm me mafien, i drejtuar nga një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili fitoi dhjetëra milionë dollarë, sipas burimeve të shumta. Taktika të tilla të botës së krimit nuk janë aspak të papritura, pasi, gjatë qeverisjes dhjetëvjeçare të Ramës dhe socialistëve të tij, Shqipëria e vogël është bërë epiqendra e Europës për tregtinë e paligjshme globale të narkotikëve, me mbështetjen e heshtur të Departamentit të Shtetit të Biden.

Edhe pse ajo që quhet ‘afera McGonigal’ në Shqipëri diskutohet gjerësisht, kjo histori tronditëse ka lënë pak përshtypje në mediat perëndimore. Kjo mund të bëjë me faktin se Rama dhe aleatët e tij janë në gjendje të shuajnë historitë e medieve evropiane që raportojnë për korrupsionin dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Zyrtarisht, pjesa ballkanike e skandalit ‘McGonigal’ mbetet një çështje e hapur nga prokuroria amerikane në Uashington dhe ende nuk është arritur një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Megjithatë, avokati i McGonigal deklaroi gjatë një seance gjyqësore të fundit se ai pret që akuzat në lidhje me Shqipërinë gjithashtu të zgjidhen pa dalë në gjyq.

Sigurisht që duket se zgjidhja është gjetur. “Askush nuk dëshiron të shkojë në atë pikë. Është më e lehtë për të gjithë që të groposin rrëmujën e McGonigal,” ma tha këtë javë një veteran i inteligjencës të Europës Lindore në Uashington. Edhe pse skandali McGonigal nuk është një çështje partiake në pamje të parë, meqenëse mashtruesi i FBI e nisi korrupsionin e tij ndërkombëtar gjatë mandatit të ish-presidentit Donald Trump dhe e vazhdoi atë në administratën aktuale, mund të vëmë bast se Shtëpia e Bardhë e Biden nuk ka asnjë interes të diskutojë se përse është kaq e etur për të mbështetur Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar, edhe në politikën e brendshme shqiptare.

E vetmja shpresë që e vërteta të dalë në shesh është që Kongresi të interesohet për marrëveshjet e pista ballkanike të McGonigal. Edhe pse disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë ngritur pikëpyetje për këtë aferë, ka kaq shumë hetime aktuale nga Kongresi për skandalet e lidhura me Biden, sa çështja e McGonigal humbet në labirintin e hetimeve për korrupsion. Kjo është për të ardhur keq, sepse panorama e plotë e mashtrimeve shqiptare të McGonigal është një histori tronditëse, që do trondiste Uashingtonin shumë përtej FBI-së.

charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet