LIVE UPDATES
Politike

PD: Mafia e plehrave i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes në Vaun e Dejës

Ivi Kaso denoncoi në fjalën e tij se vjedhja e radhës e Bashkisë Vau Dejës u finalizua më 17 qershor 2022.

18 Prill 2023, 14:09 Nga k.m.
PD: Mafia e plehrave i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes në Vaun e
Ivi Kaso

TIRANË- Sekretari për Çështjet Ligjore në Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka denoncuar atë që ai e ka cilësuar si mafia e plehrave. Në deklaratën e bërë nga selia blu, Kaso denoncoi në fjalën e tij se vjedhja e radhës e Bashkisë Vau Dejës u finalizua më 17 qershor 2022.

“Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që nëpërmjet Sektorit të Krimit të Ekonomik dhe Prokurorisë, të fillojnë urgjent hetimin e kësaj ngjarje kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët e Vau të Dejës, plot 685 milionë lekë të vjedhura nga taksat e tyre,”- tha Kaso.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD, IVI KASO

Mafia e plehrave dhe votave, që ka gllabëruar miliona euro me inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, i ka shtrirë tentakulat e vjedhjes edhe në Vaun e Dejës. Vjedhja e rradhës e Bashkisë Vau Dejës finalizohet më 17 qershor 2022, kur shoqëria koncesionare e landfillit të Bushatit iu drejtua Gjykatës së Shkodrës, me kërkesën për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit për 12 fatura të periudhës Gusht 2017 – Gusht 2018, me vlerë detyrimi 500 milionë dhe kamata ligjore 185 milionë lekë. Gjykata më 13 shtator 2022, pa verifikuar vërtetësinë e faturave dhe ekzistencën reale të detyrimeve, në shkelje flagrante të ligjit, vendosi të pranojë kërkesën, duke njohur detyrimin e shoqërisë koncesionare në shumën e 685 milionë lekëve.

Materiali 1. Vendimi gjyqësor

Pas zbardhjes së vendimit, shoqëria koncesionare ka vendosur në ekzekutim vendimin gjyqësor, nëpërmjet zyrës përmbarimore, duke njoftuar shoqërinë Ndërkomunale Bushat sh.a., një shoqëri 100% në pronësi të Bashkisë Vau Dejës, për detyrimin në shumën 685 milionë lekë. Veprimi i parë që administratori i landfillit të Bushatit, Agron Ceka, duhet të kishte kryer është verifikimi i ekzistencës së detyrimit që pasqyrohej në vendimin gjyqësor.

Kjo pasi, sic rezulton nga pasqyra e llogarive bankare të Landfillit Bushat, të 12 faturat kanë qenë njëherë dhe plotësisht të shlyera ndaj shoqërisë koncesionare

Material 2. Nxjerrjet e llogarisë bankare).

Kjo konfirmohet edhe nga administratori i asokohe, z. Albert Markolaj, që ndodhet sot në krahun tim. Në këto kushte, veprimi normal që duhet të kishte kryer administratori Ceka është t’i drejtohej gjykatës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të urdhërit të ekzekutimit, pasi detyrimi 685 milionë lekë nuk ekzistonte.

Në vend të këtij veprimi, në 21 mars 2023, administratori Ceka ka lidhur një marrëveshje me kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, (Materiali 3 Marrëveshja) nëpërmjet të cilës ky i fundit merr përsipër që të kalojë 100 milionë lekë për shlyerjen e borxheve ndaj shoqërisë koncesionare. Edhe kryetari i bashkisë ka vepruar në shkelje flagrante të ligjit, pasi neni 54, gërma “dh”, e ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, detyron kryetarin e bashkisë që për cdo ndryshim në buxhet të marrë miratimin e Këshillit Bashkiak.

Materiali 4 Buxheti i bashkisë 2023).

Jo vetëm miratimin e këshillit bashkiak nuk e ka marrë, por pa kryer asnjë lloj verifikimi nëpërmjet drejtorisë juridike dhe financës për ekzistencën reale të detyrimit, Mark Babani kalon 100 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve të Vau Dejësit, për një detyrim që nuk ekzistonte

Materiali 5 Urdhri

E gjitha kjo nuk është tjetër, vecse një skemë kriminale me qëllim vjedhjen e 685 milionë lekëve të qytetarëve të Vau të Dejës. Kjo skemë përfshin gjykatësin, administratorin e Landfillit të Bushatit, Agron Ceka, dhe kryetarin në ikje të Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani. Këta persona përgjegjës duhet të ishin sot përpara organeve të drejtësisë, për korrupsion të kryer në bashkëpunim.

Qëllimi i kësaj veprimtarie kriminale është i qartë për këdo: blerja e votave për zgjedhjet e 14 majit. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, që nëpërmjet Sektorit të Krimit të Ekonomik dhe Prokurorisë, të fillojnë urgjent hetimin e kësaj ngjarje kriminale, me pasoja të rënda për qytetarët e Vau të Dejës, plot 685 milionë lekë të vjedhura nga taksat e tyre. Me këngë tallava në gojë, lugë në brez dhe Shqipërinë që duan ta cojnë përpara drejt greminës, Baba në Tiranë, dhe Babani në Va të Dejës, nuk i ndalin vjedhjet. Votoni kundër tyre më 14 maj: Për një ndryshim që kalon nga duart tuaja!

ivi kaso

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj