LIVE UPDATES
Politike

FOTO/ Shërbime elektorale, Elvana Gjata shërben pilaf: Faleminderit Lali Eri, zemra jote është e madhe, Zoti është i treguar i mirë me mua...

Artistja shqiptare u shpreh mirënjohëse që u bë pjesë e shërbesës në këtë natë të shenjë për besimtarët myslimanë.

18 Prill 2023, 14:06 Nga k.m.
FOTO/ Shërbime elektorale, Elvana Gjata shërben pilaf: Faleminderit
Pamje nga shërbimi

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, shërbyen mbrëmjen e djeshme iftarin e Natës së Kadrit në Qendrën Sociale “Të Qëndrojmë së Bashku” në Kombinat. Artistja shqiptare u shpreh mirënjohëse që u bë pjesë e shërbesës në këtë natë të shenjë për besimtarët myslimanë. 

FOTO/ Shërbime elektorale, Elvana Gjata shërben pilaf: Faleminderit
Pamje nga shërbimi

“Faleminderit shume, Lali Eri! Është vërtet nder për mua! Faleminderit shumë për ftesën! Zemra jote është e madhe dhe unë jam shumë e lumtur që jam këtu me ty sot, bashkë me motrat dhe vëllezërit tanë. Zoti ju’a pranoftë lutjet, agjërimin dhe veprat tuaja të mira! Më vjen mirë që, ashtu siç Zoti është treguar i mirë me mua, të jem ndihmë, të jem krah për të gjithë ju që jeni këtu sot dhe shumë të tjerë,”- tha Elvana Gjata.

Ndërsa, Veliaj nga ana e tij i uroi të gjithë besimtarët agjërim të pranuar në një natë ku vlerësohet sakrifica e secilit në Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

“Unë dhe Elvana mezi e pritëm që të shërbenim darkën e Natës së Kadrit së bashku me ju. E di që kemi kaluar kohë shumë të vështira dhe jam shumë i ndërgjegjshëm për këtë. Sa herë sjell një mik ose një mikeshë, siç kam sjellë sot Elvanën, është një mënyrë për të dhënë një mesazh se kur jemi bashkë mund të bëjmë disa gjëra që veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë ju njoh shumë prej jush, ua di historinë, sakrificat, e ndonjëherë edhe vështirësitë që keni kaluar në jetë. Sot është një natë kur kërkojmë falje për ato gjëra që nuk i kemi bërë si duhet, kërkojmë mëshirë për ato ditë që nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, kërkojmë ndihmë që Zoti të na japë fillimisht njëri-tjetrin. Po të kemi njëri-tjetrin, po të kemi dashuri, ne mund të ecim përpara,”-u shpreh Veliaj.

Ai tha se vetëm në këtë muaj të bekuar në Tiranë janë hapur dy xhami të reja.

“Jam shumë mirënjohës që kemi hapur xhaminë e re këtu në “Misto Mame”, po ashtu edhe një tjetër te Depo e Ujit. Sa herë hapet një institucion që afron njeriun me Zotin, mbyllet një derë burgu, dhe siç kemi këtë institucion, që është një institucion civil fare pranë një institucioni të besimit, e ndajmë barrën e vështirësive dhe sfidave. I falenderoj të gjithë, duke filluar nga gocat që shërbejnë këtu, të gjitha skuadrat tona në qendrat sociale. I falenderoj të gjithë vëllezërit dhe motrat në xhamitë e Tiranës, por sidomos në zonat periferike, ku edhe nevoja është pak më e madhe e ku bujaria lipset më shumë,”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi këngëtaren Elvana Gjata për gjestin e saj human, që iu bashkua në natën e shenjtë të Kadrit.

“Sot jam shumë mirënjohës për Elvanën dhe punën që ajo bën. Ajo është një nga ato artiste, e cila edhe pse është kaq e kërkuar, tha unë do vij dhe do shërbej një pjatë supë; do të thotë se kush është i mirë si qytetar, është i mirë edhe si artist. Sot na duhen më shumë se kurrë njerëz që mbjellin paqe dhe dashuri, sesa ata që mbjellin inat dhe sherr. Për sa kohë që shumica e do mirëkuptimin, e do bashkëpunimin, shumica e sheh tjetrin jo me ego, por si ta ndihmojë të ecë përpara, unë besoj se ky është një mësim që Elvana na jep për të gjithë të rinjtë,”- tha Veliaj.

elvana gjaka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet