18 Prill 2023, 12:39
Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Duke iu referuar marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik midis dy vendeve, Presidenti Begaj përshëndeti hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë.
“Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit,”-nënvizoi Presidenti Begaj. Në mënyrë të veçantë presidenti Begaj u ndal tek bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim. Gjithashtu, Presidenti Begaj vlerësoi se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në BE.
Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se roli i Kroacisë për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit është shumë i rëndësishëm. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek efektet negative të prodhura për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe nevojën e një koordinimi e bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim për të minimizuar ndërhyrjen e aktorëve të tretë keqdashës. Gjithashtu, nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësuan mbështetjet reciproke të kandidaturave për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Politike
18 Prill 2023, 12:28
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka paditur televizionin “Top Channel” për shp...
Politike
18 Prill 2023, 12:28
A.B
Ilir Meta dhe Sali Berisha
TIRANË- Pak ditë pas nisjes së fushatës zgjedhore, kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ...
Politike
18 Prill 2023, 12:24
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se ka dalë sot nga spitali një ditë pas operacionit që iu nënshtrua d...
Politike
18 Prill 2023, 12:23
A.B
Ilirjan Celibashi
ELBASAN- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbas...
Politike
18 Prill 2023, 11:54
k.m.
Foto ilustruese
Shqiptarët pritet të votojnë për kryetarët e bashkive më 14 maj dhe për partitë politike që ga...
Politike
18 Prill 2023, 10:57
a/b
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, shkruan përmes një postimi në 'Facebook' se gjendet n&e...
Politike
18 Prill 2023, 09:46
f.g
HAS- Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka reaguar një ditë pas denoncimit të fortë të kan...
Politike
18 Prill 2023, 09:46
k.m.
Luçiano Boçi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit të opozitës "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë e Elbasanit, Luç...
Politike
18 Prill 2023, 09:40
k.m.
Endrit Shabani
TIRANË- Nisma Thurje çeli ditën e hënë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Gjat&...
Politike
18 Prill 2023, 09:23
k.m.
Foto ilustruese
Një mision prej 324 vëzhguesish ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it do të vëzhgojë zgjedhjet lokale...