LIVE UPDATES
Politike

PD takim me emigrantët në Michigan, Bardhi: Shqipëria ka nevojë për ju! Mos e çoni dëm të drejtën kushtetuese

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e emigrantëve. Ai shtoi se është hera e parë që në zgjedhje diaspora voton dhe bëri thirrje mos të çojnë dëm të drejtën e tyre kushtetues.

11 Shkurt 2025, 11:48 Nga N.F
PD takim me emigrantët në  Michigan, Bardhi: Shqipëria ka
Bardhi

SHBA- Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Bardhi gjatë fjalës së tij falenderoi pjesëmarrësit ndërsa theksoi se janë pritur me shumë interes nga shqiptarët të cilët i kanë pyetur për ti ndihmuar me akomodimin apo nevoja të tjera. Më tej Bardhi u bëri thirrje përfaqësueve të diasporës që të regjistrohen dhe të votojnë më 11 maj.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e emigrantëve. Ai shtoi se është hera e parë që në zgjedhje diaspora voton dhe bëri thirrje mos të çojnë dëm të drejtën e tyre kushtetues.

Ai tha se shqiptarët janë njëlloj të zotët si në Shqipëri si kudo që jetojnë në botë. Bardhi tha se duhet që emigrantët të marrin pjesë në votime edhe për hatër të vëllezërve dhe motareve që i keni lënë në Shqipëri.

"Shqipëria ka nevojë për vëmendjen, angazhimin dhe mbështetjen e secilit prej jush. Ne jemi me fat që në këto zgjedhje për herë të parë, jo për shkak të ne politikanëve, në fakt për shkak të këmbënguljes së përfaqësuesve të diasporës që secili shqiptar i Shqipërisë i cili jeton dhe punon jashtë të ketë mundësi që për herë të parë për të votuar dhe për të ndikuar qeverisjen në vendin që pjesa dërrmuese e keni lënë jo me dëshirë por për shkak të pamundësisë, për shkak të se humbët shpresën, për shkak se ju kërkoni një mirëqenie më të mirë për familjet tuaja për fëmijët tuaj.

Dhe lutja ime e parë është që nuk do të duhet të çoni dëm të drejtën kushtetuese që ka secili prej jush për të votuar. Dhe për të shkuar tek vota do të duhet më së pari që secili të regjistrohet. E di që një pjesë këtu edhe pse kanë vite që kanë emigruar në SHBA ngritën shqetësimin se nuk disponojnë dokument të vlefshëm të Shqipërisë por kanë dokumente të SHBA. Po ne e kemi bëre betejë dhe jemi duke bëre betejë që secili prej jush të ketë mundësi për të votuar. Kjo deri tani nuk është lejuar.

Nuk do të kishte arsye që të mos votonit me dokumentet e shtetit ku jetoni. Ju jo thjesht bëni krenar familjet tuja me arritjet, por bëni krenar çdo shqiptar, Kjo është vetëm merita juaj. Dua që secili prej jush të shtrojë një pyetje vetes. Kur ja keni dale në SHBA pse vëllezërit dhe motrat tuaja në Shqipëri nuk ja dalin të kenë suksesin tuaj. Shqiptarët janë njëlloj të zotët si në Shqipëri si kudo që jetojnë në botë. Por këtu nje politikë e përgjegjshme ua ka dhënë mundësinë, por që fatkeqësisht këtë shans, vëllezërit tuaj në Shqipëri nuk e kanë. Jo do të duhet të merrni pjesë në votime edhe për hatër të vëllezërve dhe motareve që i keni lënë në Shqipëri," tha Bardhi.

bardhi takim me emigrantet ne shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë