LIVE UPDATES
Politike

PE seancë dëgjimore për Shqipërinë/ Qëndrimi i PS-së: Situata në prag të zgjedhjeve parlamentare e qetë! Nuk ka kërcënime për bojkot apo ankesa

Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën.

9 Prill 2025, 19:05 Nga M.B
PE seancë dëgjimore për Shqipërinë/ Qëndrimi i
Gledis Gjipali

BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Kërkesa për seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian u bë nga eurodeputetët e krahut të djathtë, pjesë e grupit të Partive Popullore Europiane, ndërsa përfaqësues të institucioneve europiane raportuan për përgatitjet e qeverisë shqiptare për të siguruar më 11 maj, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas kërkesës së europarlamentarëve, partitë politike dërguan në Bruksel dy përfaqësues nga shoqëritë civile dhe bota akademike, Partia Socialiste Gledis Gjipalin dhe Partia Demokratike Artan Hoxhën. Gjipali tha se situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Sipas tij, kjo po ndodh ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve.

“Situata në Shqipëri tani që jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare ka qenë në përgjithësi e qetë. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera ku ne kemi parë shumë kërcënime për bojkot apo ankesa për organizimin e zgjedhjeve. Mazhoranca, PS, po kërkon mandatin e 4 dhe po garon mbi premtimin për vazhdimin e reformave dhe bërjen gati të vendit për përfundimin e negociatave në 2027”, deklaroi Gledis Gjipali.

Nga ana tjetër, diskutimet e europarlamentarëve reflektuan aleancat që dy partitë e mëdha kanë në Bruksel, përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane mbrojtën tezat e PD, ndërsa të majtët në Parlamentin Evropian interesat e PS.

“Ne po flasim për një situatë shumë të polarizuar dhe ne po sjellim këtu këtë polarizim. Kjo nuk ndihmon marrëdhëniet e Parlamentit dhe Bashkimit Evropian me vendin. Kur e diskutuam këtë seancë kolegët insistuan që ti japin një zë opozitës dhe e mbaj mend që thashë ne nuk jemi vendi për debatin e brendshëm politik, ne jemi Bashkimi Evropian. Dhe kolegu mori atë që donte ekzaktësisht, i dha zë opozitës. Ne ramë dakord të kishim këtu akademikë dhe pamë qëndrime shumë politike. Dhe unë do u bëja apel kolegëve, ju lutem frenohuni të mos përfshiheni në debate përpara zgjedhjeve”, u shpreh N.Sanchez Amor.

“Bazuar edhe mbi diskutimet sot, unë do doja të shprehja shqetësimin tim të thellë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Nëse ka shqetësime serioze, ne nuk duhet t’i neglizhojmë ato, edhe pse social-demokratët duan të bëjnë kështu. A duhet të ndihmojmë Shqipërinë t’i shmangë disa gabime apo duhet të shqetësohemi pasi ato të ndodhin? Ne duhet të diskutojmë dhe të vëzhgojmë fushatën elektorale dhe zgjedhjet nga afër, pasi ka pasur probleme në zgjedhjet e kaluara. Blerja e votës, manipulimi i listës së votuesve dhe abuzimi me burimet shtetërore nuk janë gjëra të reja për Partinë Socialiste në pushtet. Për një vend kandidat për në BE, nuk është kjo mënyra si zhvillohen zgjedhjet”, tha Riho Terras.

gledis gjipali

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen