LIVE UPDATES
Politike

"Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës"/ PD: Rama i ka zhytur në varfëri prandaj reaguan mbrëmë me zemërim

Po ashtu Teliti tha se Rama duke mos u rritur pensionet dhe duke u hequr ilaçet nga listat e rimbursimeve, pensionistët po e vuajnë në kurriz braktisjen e qeverisë.

1 Nëntor 2024, 13:15 Nga I.A
"Pensionet u dyfishuan gjatë qeverisjes së Berishës"/
Dorian Teliti

TIRANË- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti deklaroi se gjatë qeverisjes së PD me kryeministër Sali Berishën, pensionet në vend u dyfishuan.  Me anë të një deklarate për media, Teliti theksoi se reagimi i mbrëmjes së djeshme të pensionistëve ndaj Edi Ramës, tregon se ai i ka zhytur në varfëri ata. Po ashtu Teliti tha se Rama duke mos u rritur pensionet dhe duke u hequr ilaçet nga listat e rimbursimeve, pensionistët po e vuajnë në kurriz braktisjen e qeverisë.

Deklarata e Plotë:

Mbrëmë në logorenë televizive të radhës, pamë kryeministrin e shfytyruar që iu vu kundër gjithë botës, që nga opozita e deri te pensionistëve që mezi blejnë ilaçet dhe bukën. Revoltën e këtyre të fundit ndaj përgjegjësit kryesor të braktisjes dhe zhytjes në varfëri të 790 mijë pensionistëve shqiptare, e patë qartë mbrëmë në emisionin ‘Opinion’. I gjendur ngushtë para të vërtetave te hidhura, të shqiptuara nga goja e vetë pensionistëve të vuajtur e te përçmuar, drejtuesi i qeverisë që prej shtatorit 2013, ndezi mikrofonin e propagandës dhe hapi thesin e gënjeshtrave.

Pensionistët flasin shqip, e marrin pensionin në lekë, paguajnë në lekë ushqimet ilaçet dhe faturat, dhe çdo llogari dhe krahasim duhet bërë në monedhën kombëtare. Por Rama i bën llogaritë në euro sepse me këtë monedhë i ruan në bankat offshore ato që u vjedh pensionistëve dhe gjithë shqiptarëve. Duke përdorur në mënyrë të qëllimshme, por tërësisht jokorrekte, dy norma të ndryshme të kurseve të këmbimit, Edi Rama u shpreh se në vitin 2013, vitin e fundit të qeverisë së Sali Berishës, pensionet ishin në masën 100 euro.

Në vitin 2013, pas një politikë disavjeçare agresive të rritjes së pensioneve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, pensionet urbane ishin 140 mijë lekë, apo 140 euro me kursin e sotëm të këmbimit. Gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Sali Berishës, pensionet u dyfishuan. Ndërkohë pyetja për Ramën është: Sa i keni rritur ju pensionet gjate këtyre 12 viteve? Po me çmimet e shportës së ushqimeve çfarë ka ndodhur?

Në këto tre mandate, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të vetë zyrës së statistikave të kryeministrit, pensionet aktuale, përfshirë edhe indeksimin e famshëm prej 4.1% të hyrë në fuqi 1 muaj më parë, pensionet mesatare urbane sot janë jo më të larta se 190 mijë lekë të vjetra, nga 140 mijë që ishin 11 vite më parë. Aritmetika e qartë dhe e thjeshtë, në këto 3 mandate, pensionet urbane janë rritur me pak se 35 %, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur me nga 2-3 herë në varësi të llojit të produkteve.

Pensionistët janë zhytur në varfëri, ndaj edhe reaguan ashtu mbrëmë në ‘Opinion’. Kjo është e vërteta, të cilët të gjithë e dinë, pensionistët po e po, se e vuajnë ne kurrizin braktisjen e qeverisë. Më në fund, edhe vetë qeveritarët janë të ndërgjegjshëm për këtë të vërtetë, ndaj edhe kanë marrë misionin politik të takimeve të programuara me regji qendrore me pensionistët dhe sipërmarrësit e vendit, madje edhe duke i kërcënuar këta të fundit.

Të dashur qytetare, lufta ndaj varfërisë nuk fitohet as me propagandë e as me batuta të dala mode. Ka vetëm një zgjidhje sot për t’i thënë stop braktisjes, stop mjerimit, stop varfërisë, dhe zgjidhja është propozimi i Partisë Demokratike për vendosjen një orë më parë të minimumit jetik. Mundësitë financiare janë, mjafton të hiqet dore nga lukset e shfrenuara qeveritare, nga tenderimet prej qindra milionë euro të paracaktuara dhe pa garë, nga financimi i kontratave koncesionare PPP tërësisht klienteliste dhe korruptive, nga babëzia për të gllabëruar financat dhe pronën shtetërore.

dorian teliti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet