LIVE UPDATES
Politike

Beketi, një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë "Rama"

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

1 Nëntor 2024, 11:20 Nga M.B
Beketi, një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e
Francesco Becchetti

TIRANA- Sipërmarrësi italian,  Francesco Becchetti, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare.

“Syri Televizion” ka mësuar ekskluzivisht se Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol.

Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur për llogari të Albcontrol”.

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, ky vendim mund t’i hapë rrugë një penalizimi tjetër të rëndë të qeverisë shqiptare për shkak të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë konsideruar një persekutim të dytë faktin që qeveria shqiptare ka refuzuar të zbatojë vendimin e Arbitrazhit, duke i krijuar premisat për të ndjekur një tjetër çështje civile, e cila, me shumë mundësi, do t’i kushtojë akoma më shtrenjtë Shqipërisë.

Historia e përplasjes mes  Francesco Becchetti-t dhe Edi Ramës ka nisur menjëherë sapo qeveria socialiste mori pushtetin në vitin 2013. Në atë kohë, Rama e bashkëpunëtori i tij i ngushtë, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, nuk pëlqenin vijën editoriale të televizionit “Agon Channel”, në pronësi të Beketit.

Qeveria nisi një seri sulmesh ndaj bizneseve të Becchetti, të cilat kulmuan me lëshimin e masave të arrestit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, në vitin 2015. Masat e arrestit nuk u ekzekutuan dhe Becchetti arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të provuar se ai ishte i persekutuar politik në Shqipëri. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi Francesco Becchetti nga lista e të kërkuarve.

Sipërmarrësi italian e ndoqi rastin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore. Kjo e fundit, në prill të vitit 2019, vendosi në unanimitet se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj biznesmenit italian dhe gjobiti qeverinë shqiptare me 110 milionë euro.

Ky vendim u konfirmua në prill të vitit 2021, kur një komision i posaçëm i Arbitrazhit rrëzoi kërkesën e qeverisë së Edi Ramës për anulimin e vendimit të mëparshëm. Në mars 2023, Gjykata e Arbitrazhit refuzoi përfundimisht kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikimin e vendimit.

Vendimi ishte i zbatueshëm drejtpërdrejt, por Rama nuk pranoi ta ekzekutojë. Në këto kushte, Becchetti kërkoi nga gjykata në Bruksel që të bllokonte llogaritë e Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që kompanitë ajrore ndërkombëtare paguajnë për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare./ Syri.net

Beketi, një hap pranë marrjes së miliona eurove, Gjykata e

francesko beketi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë