Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK shkruan se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës.
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi në Presidencë vakancën për bashkinë e Tiranës pas shkarkimit të Erion Veliajt. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, nëse Gjykata Kushtetuese ka bërë publik pezullimin e shkarkimit të Veliajt, GJK shkruan se është bërë publikimi i regjistrimit të kërkesës. Sipas GJK-së, kjo nënkupton se të gjitha palët e përfshira janë informuar, përfshi këtu Këshillin e Ministrave si dhe Presidencën, që zgjedhjet duhet të pezullohen.
"Gjykata ka bere publikimin e regjistrimit te kerkeses. Shpallja eshte e barazvlefshme me njoftimin publik," njofton Kushtetuesja.
Si u shkarkua Veliaj?
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Veliaj ankimon shkarkimin
Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Në kërkesën e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës më Gjykatë Kushtetuese, theksohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues. Në kërksën e Veliajt janë renditur 15 argumente të ndryshme që kundërshtojnë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Veliajt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Në këtë nen thuhet se çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se presidenti Bajram Begaj do t...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po k&e...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka refuzuar që të flas për ankimimin e shkarkimit të Veli...
Begaj dhe Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtim...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurin&e...
Taulant Balla TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e maxhorancës që nuk pranoi 2 ...
Yuri Kim SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një punë të re pasi u shkarkua nga Departamenti amerikan ...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Kërkesat e Partisë Demokratike për dy mocione me debat në kuvend, janë rrëzuar dit&...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Konferenca e Kryetarëve edhe ditën e sotme është mbledhur me debate. Pas mocioneve të depozit...
Zyra Islamaj TROPOJË- Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Sh...