Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dokumenti mban datën 30 shtator dhe i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve që dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dërguar zyrtarisht në Presidencë shkresën që njofton vakancat në drejtimin e gjashtë bashkive në vend. Dokumenti mban datën 30 shtator dhe i hap rrugë nisjes së procedurave institucionale për zëvendësimin e kryetarëve që dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.
Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë.
Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.
“E nderuar, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe referuar pikës 4, të nenit 61, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht, bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor. Gjithashtu, bashkëlidhur lutem gjeni vendimin nr.539, datë 25.9.2025, të Këshillit të Ministrave”, thuhet në letrën e Kryeministrisë.
Sipas ligjit, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Procesi pritet të pasohet nga vendimmarrja e Begajt për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Por nuk dihet nëse Presidenti do t'i dekretoj zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke qenë se çështja është në Kushtetuese. Dhe Kushtetuta parashikon që duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese./Dosja.al
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurin&e...
Taulant Balla TIRANË – Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar vendimin e maxhorancës që nuk pranoi 2 ...
Yuri Kim SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka nisur një punë të re pasi u shkarkua nga Departamenti amerikan ...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Kërkesat e Partisë Demokratike për dy mocione me debat në kuvend, janë rrëzuar dit&...
Konferenca e Kryetareve TIRANË- Konferenca e Kryetarëve edhe ditën e sotme është mbledhur me debate. Pas mocioneve të depozit...
Zyra Islamaj TROPOJË- Ish-kryetarja e komanduar e Bashkisë Tropojë Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK. Sh...
Gazment Bardhi TIRANË- Maxhoranca ka refuzuar ditën e sotme mocionin me debat të kërkuar nga Opozita ditën e djeshme. Mësohet...
Edi Rama TIRANË– Qytetarët mund të kryejnë pagesën e taksave të mjeteve përmes portalit e-Albania. Kryeminist...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij.&nb...
Monika Kryemadhi TIRANË- Monika Kryemadhi është pyetur nëse ia ndjen mungesën Ilir Metës. E ftuar në emisionin 'Ç...