18 Maj 2022, 10:44
Nga DOSJA
Taulant Balla
TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është kushti që ka paraqitur sot në Konferencën e Kryetarëve, Taulant Balla. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS i kërkoi opozitës se ka të drejtë të propozojë në 2 raundet e tjera dhe kandidati të votohet. Por vuri në dyshim nëse Enkelejd Alibeaj do të mund të mblidhte 20 firma për të bërë propozimin zyrtar, duke iu referuar përplasjeve me deputetët e Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Berisha.
“Nga sot deri në fund të këtij procesi kanë ngelur 4 raunde. 2 prej tyre i takojnë opozitës, 2 shumicës. Natyrshëm që 2 të mbeturat i takojnë opozitës sepse ne nuk i kemi 84 vota dhe i takon që të jetë bashkëpunuese, si dhe neve që të jemi shumë më shumë bashkëpunues. Kemi pasur gjithmonë dëshirën të ulemi të gjithë bashkë si sot. Atë që tha Mediu këtu, e ka thënë edhe pa mediat. Edhe Doda pak a shumë në të njëjtën linjë. Shumë mirë që jemi 4 grupet sot në një sallë. Ju Alibeaj thoni opozita të ketë të drejtën e propozimit, unë jam dakord por jo të keni monopolin Të mos vëmë kusht që procesi duhet të zgjedhë me çdo kusht një president me shumicë të cilësuar, kjo e tejkalon Kushtetutën. Procesi duhet të synojë zgjedhjen me shumicë të cilësuar, jo me çdo kusht. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat? Silleni kandidatin!. Ne kemi vendosur një kusht që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. Për non grata e kisha fjalën. Po keni emër tjetër, silleni. Mblidhuni me njëri-tjetrin dhe na e thoni dhe ne,”-tha Balla.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
(k.m.dosja.al)
Politike
18 Maj 2022, 10:36
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 10:35
Mesila Doda
TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...
Politike
18 Maj 2022, 10:17
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i ...
Politike
18 Maj 2022, 10:09
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në...
Politike
18 Maj 2022, 10:13
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi kushtin e vendosur nga opozita. Në nisje t&eu...
Politike
18 Maj 2022, 08:30
Foto nga takimi i sotëm
TIRANË- Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozit...
Politike
17 Maj 2022, 21:47
konferenca e Kryetareve
TIRANË- Në Shqipëri, raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet të hën&e...
Politike
17 Maj 2022, 21:18
Gazetarja dhe Milva Ekonomi
TIRANË- Farat e dyshuara si kanabis sativa mbillen në disa qendra bujqësore për t’u përdorur m&e...
Politike
17 Maj 2022, 20:59
Takimi në Bashkinë e Kukësit
KUKËS- Partia Socialiste ka nisur reformimin në kryetarët e degëve, por jo në selit&eu...
Politike
17 Maj 2022, 20:29
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj gjyqtares Blerina Muça, e cila mori në konsiderat&e...