12 Qershor 2023, 12:57
Nga A.B
Komisioni i Jashtem
TIRANË- Ditën e sotme po prezantohen në Komisionin e Jashtëm ambasadorët e rinj të vendit në shtete të ndryshme. Gjatë prezantimit të tyre, ndërhyrje ka pasur edhe nga ana e opozitës. Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku tha se ky është një moment i rëndësishëm, ndonëse e quajti një proces të vonuar.
“Moment i rëndësishëm që vjen pas një situate në trajnimin e përfaqësive tana politike, që tejkaloi avaritë e ligjit, ambasadorë nga 80 vite nuk është e denjë për një vend anëtar të NATO-s. Procesi i vonuar. Kam parë një tërësi emrash, disa i njoh, disa jo. E kuptoj që me ligjin e re, shqetësimi im nuk është nëse dikush është më politik, apo me pak politik. E di që kështu do ndodhë, po të ishim ne do kërkonim të njëjtën gjë”, tha Çollaku.
Çollaku përshëndeti kandidaturën e Ervin Bushatit për në SHBA, si edhe atë Blerta Kadzadej për në Turqi.
“E përshëndes emërimin e Bushatit, ka njohjen e politikë. Sfida është nëse do jetë ambasadori i një pale, apo në funksione të detyrës që ka, do thoja të njëjtën gjë edhe për zonjën Kadzadej. Ju keni shërbyer në sektorin e konsullatës prej vitesh, por ju po shkoni ambasadore në një ndër vendet më të rëndësi strategjike për Shqipërinë. Ke një detyrë shumë të madhe, për ti shërbyer interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nga radha, pashë që diasporës shqiptare në Turqi e aletë nga mesi i fundit kur bëhet fjalë për diasporën atje, nuk është vetëm çështje konsullore, burokratike, sidomos në Turqi kemi potencial të jashtëzakonshëm, është një hapësirë që duhet ta eksplorojmë, ju duhet të ngacmoni qeverinë e parlamentin me nisma për ta bërë aktive diasporën, shpresoj të jeni më aktive”, tha Çollaku.p
Pas prezantimit të Blerta Kazadej, kandidate për ambasadore të Shqipërisë në Turqi, deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj vuri theksin te marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.
“Dëshiroj shumë që të kemi marrëdhënie miqësore sepse Turqia është një vend mik. Jam kundër çdo tendence asimilimi dhe trajtimit të Shqipërisë si vilajet. Ne jemi vend i pavarur. Kam parë tendencë gjatë këtyre viteve. Ndërhyrje të forta brenda Shqipërisë. Nuk ekzistojnë vendet vëllezër. Termi vëlla është një term religjioz që nuk i bën nder një shteti laik i Shqipëria.
Ambasadorja duhet të ketë për zemër integritetin dhe sovranitretin e vendit të saj dhe çështjes së diasporës. Diaspora e vjetër për shumë vite është turqizuar. Shqipëria nuk ka pasur kurajo të kërkojë katedra. Ne kemi një diasporë në Itali që na ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe prej 500 vitesh. Nuk është kompleks që ambasadorja shqiptare atje të kërkojë që ata që ndihen shqiptarë, shteti shqiptarë t’i mbështesë”, u shpreh ai.
Ditën e sotme raportuan Blerta Kadzadej, e cila propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azekrbaxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Mustafa Nano, kandidat për Ambasador në Zvicër, jo rezident. Ilir Gjoni, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në NATO, rezident. Ridi Kurtezi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident./Dosja.al
komisioni i jashtem ambasadoret e shqiperise
Politike
12 Qershor 2023, 12:27
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që të përgjigjen me mosbindje civile n...
Politike
12 Qershor 2023, 12:09
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një humbje të madhe për kombin italian dhe partitë e qendr&e...
Politike
12 Qershor 2023, 11:39
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron ditën e sotme se partia duhet të ndjek&...
Politike
12 Qershor 2023, 11:10
Bajram Begaj
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, më datë ...
Politike
12 Qershor 2023, 10:52
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi. K...
Politike
12 Qershor 2023, 09:22
A.B
Edi Rama
TIRANË- Dita e sotme përkon me 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje t&eu...
Politike
12 Qershor 2023, 09:11
A.B
Flamuri
TIRANË- Sot Partia Socialiste shënon 32 vjetorin e themelimit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Ram...
Politike
11 Qershor 2023, 21:49
m.s
Bajram Begaj
KOSOVE- Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kreu i shte...
Politike
11 Qershor 2023, 17:29
m.s
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Albin Kurti, pasi Kosova i kon...
Politike
11 Qershor 2023, 14:53
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Ditën e nesërme do mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm i PD, Ga...