12 Qershor 2023, 09:22
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Dita e sotme përkon me 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Kryeministri Edi Rama bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin duke thënë se dita e sotme duhet të shërbejë për të reflektuar.
REAGIMI I RAMËS:
Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!
Sot, Kosova feston Ditën e Çlirimit. 24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze./Dosja.al
edi rama
Politike
12 Qershor 2023, 09:11
A.B
Flamuri
TIRANË- Sot Partia Socialiste shënon 32 vjetorin e themelimit. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Ram...
Politike
11 Qershor 2023, 21:49
m.s
Bajram Begaj
KOSOVE- Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e 145-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit në Kosovë, kreu i shte...
Politike
11 Qershor 2023, 17:29
m.s
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Albin Kurti, pasi Kosova i kon...
Politike
11 Qershor 2023, 14:53
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Ditën e nesërme do mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Sekretari i përgjithshëm i PD, Ga...
Politike
11 Qershor 2023, 13:44
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka rikujtuar tensionet në mbledhjen e kryesisë së PD-s&eum...
Politike
11 Qershor 2023, 09:39
A.B
Lefter Maliqi
TIRANË- Kandidati i Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka paralajmëruar nj&e...
Politike
10 Qershor 2023, 17:58
k.m.
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar se në kushtet që ndodhet momentalisht opozita e ka t&...
Politike
10 Qershor 2023, 17:13
k.m.
Albin Kurti dhe Edi Rama
TIRANË- Qeveria e Shqipërisë do të zhvillojë më 14 qershor, një takim me atë të Kosov...
Politike
10 Qershor 2023, 16:19
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj, Matura Shtetërore 2023. Më datë 1 qershor, 30 mij...
Politike
10 Qershor 2023, 14:57
I.A
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja demokrate Flutura Açka ka paralajmëruar sot largimin nga Partia Demokratike. Me një posti...