“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Primaret/ Vokshi: Miratohet kandidatura e Boçit në Elbasan dhe shtatë kandidaturat për Tiranën! ( 200 emrat)
Bie në sy miratimi i emri i deputetit Luçiano Boçi, i cili u propozua nga anëtarësia për të qenë kandidat për kreun e Bashkisë së Elbasanit në procesin e primareve. Gjithashtu janë miratuar emrat e shtatë kandidave të propozuar dhe vetëpropozuar për bashkinë e Turanës, mjeku Ilir Alimehmeti, akori Julian Deda, ish-deputeti Gerti Bogdani, juristja Adriana Kalaja, deputeti Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkorçi.
15 Nëntor 2022, 16:51Nga e.k
Albana Vokshi
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryedemokrati Sali Berisha emrat e 200 kandidatëve të cilët kanë shpallur interes për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit të opozitës për kryebashkiak. Kështu deputetja Albana Vokshi njëherazi dhe kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në PD lexoi emrat e kandidatëve të miratura.
Bie në sy miratimi i emri i deputetit Luçiano Boçi, i cili u propozua nga anëtarësia për të qenë kandidat për kreun e Bashkisë së Elbasanit në procesin e primareve. Gjithashtu janë miratuar emrat e shtatë kandidave të propozuar dhe vetëpropozuar për bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti, akori Julian Deda, ish-deputeti Gerti Bogdani, juristja Adriana Kalaja, deputeti Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo dhe Fatmir Merkorçi.
“Janë mbi 200 kandidatura. Kryesia i shqyrtoi kandidaturat e propozuara dhe të vetëpropozuar”, tha Vokshi.
DEKLARATA E PLOTË:
Bazuar në vendimin numër 38 datë 1 Tetor 2022 të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, bazuar në udhëzimet 11, 12, 13 të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, ky Komision pranë PD-së, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e ardhur për të gjithë kandidatët që janë propozuar në të gjitha degët e PD-së, por që kanë pranuar kandidimin dhe plotësuar dokumentacionin dhe gjithashtu edhe dokumentacionin e të gjithë kandidatëve të vetëpropozuar. Siç edhe ju është bërë me dije, interesi ka qenë i lartë. Janë mbi 200 kandidatura që janë shqyrtuar. KOKOE ka qenë i mbledhur dhe ka punuar me intensitet dhe sot i ka paraqitur kryesisë së PD-së, për të gjithë kandidatët e 26 degëve dhe në ditët në vijim ne do të vazhdojmë të jemi të mbledhur për të paraqitur kryesisë së PD-së për vendimmarrje kandidaturat e degëve që nuk u morën dot sot në shqyrtim.
Kryesia i shqyrtoi një e nga një kandidaturat e propozuara dhe vetëpropozuara në degë dhe i miratoi ato.
Elbasan
Luçiano Boçi
Tiranë
Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gerti Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda
Shkodër
Bardh Spahia
Durrës
Armand Dervishi
Fatjon Kosta
Igli Cara
Librazhd
Agron Mekshi
Arianit Leka
Mereme Zeneli
Ndriçim Lila
Shaqir Kuka
Shefki Çota
Prrenjas
Mehdi Leka
Suzana Topi
Gramsh
Maksim Çekrezi
Kodhel Çala
Peqin
Albert Kurti
Mustafa Pasha
Belsh
Bedri Qypi
Dritan Cani
Berat
Kejdi Spahiu
Sazan Guri
Zia Ismaili
Lushnje
Eduart Sharka
Erion Kërçuku
Eurion Iljazi
Patos
Ardian Rama
Gazmend Halimi
Sofie Alushaj
Mallakastër
Neim Begaj
Resmi Shanaj
Roskovec
Dhurata Malko
Nazar Plaka
Nerdit Hazizaj
Divjakë
Aurel Malko
Gjergj Janko
Korçë
Entela Dvorani
Gjergji Gjata
Ledina Alolli
Maliq
Alfred Berberi
Alfred Gega
Kukës
Admir Sinamati
Tropojë
Besnik Dushaj
Feride Rrahmanaj
Mimoza Hajdarmataj
Jordan Memia
Xheme Nezaj
Has
Bledar Lushi
Miftar Dauti
Nazmie Laçi
Vlorë
Arta Haluci
Hysni Sharra
Luan Kapaj
Nada Dullja
Selenicë
Bejdo Alliaj
Dhurata Meçorapaj
Jani Dapaj
Klajdi Runaj
Leonard Rakipaj
Sezai Balilaj
Delvinë
Bati Cucuri
Hasan Alizoti
Ilir Mehmeti
Sarandë
Ardit Cikuli
Armand Magllara
Ilir Nikolla
Robert Haxhi
Spiro Vaso
Konispol
Aleksandër Loloshi
Fatmir Shero
Shijak
Agim Rameta
Fatbardh Gjata
Astrit Hoxha
Igner Vora
Këto janë emrat që ka kaluar kryesia e PD-së dhe i ka miratuar. Janë emrat që do të garojnë për primaret e PD-së. KOKOE do të vazhdojë sot, nesër me intensitet shqyrtimin e dosjeve për kandidaturat e tjera për të gjitha degët e tjera. Sipas edhe njoftimit që u bë në kryesi, edhe kryesia e PD-së do të vazhdojë të qëndrojë e mbledhur dhe menjëherë sapo Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale do të shqyrtojë një pjesë të degëve, do të ja kalojë kryesisë por miratim edhe kandidaturat e degëve të tjera, për të cilat do të ju informojmë në vijim. Ju faleminderit!
Procesi i primareve do të mbyllet më datë 4 dhjetor. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë firmosur një marrëveshje parazgjedhore për të hyrë me kandidatëtë përbashkët në zgjedhje. Sipas marrëveshjes së firmosur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta kandidatë për kryebashkiakë do të jenë të PD ndërsa PL do të marrë vetëm emrat e anëtarëve të këshillave bashkiakë. Nga 200 kandidatët që kanë dorëzuar aplikimin e tyre bie në sy emri i deputetit Luçiano Boçi i propozuar nga baza për bashkinë e Elbasanit. Ndërkohë garë e fortë mes kandidatëve pritet të jetë edhe Tiranë.