LIVE UPDATES
Politike

Projekt-buxheti tek 'Ekonomia', Koti: U shoqërua pa paketë fiskale, dëshmi e një çoroditjeje qeveritare

Deputetja deklaroi se ndërkohë që në Kuvend diskutohet projekt-buxheti, në Këshillin e ministrave diskutohet paketa fiskale.

26 Tetor 2022, 13:49 Nga A.B
Projekt-buxheti tek 'Ekonomia', Koti: U shoqërua pa paketë
Sorina Koti

TIRANË- Debati për prezantimin e projekt buxhetit 2023 vijoi edhe pas përfundimit të Komisionit të Ekonomisë. Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, në një dalje për mediat deklaroi se kjo që po bën Qeveri është çoroditje dhe del kundër ligjeve e rregullave. Ajo shtoi se ndërkohë që në Kuvend diskutohet projekt-buxheti, në Këshillin e ministrave diskutohet paketa fiskale. Për Kotin, kjo është një mospërputhje totale e veprimeve, dëshmi e një coroditjeje qeveritare të klasit të fundit.

DEKLARATA e deputetes dhe n/kryetares së Komisionit të Ekonomisë:

Shqyrtimi në Kuvend i projektbuxhetit të vitit 2023, bëhet në shkelje të praktikave të parlamentarizmit, në amatorizëm dhe arrogancë të plotë. Sot në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar për projektbuxhetin, pa e shoqëruar me paketën fiskale, sipas traditës dhe sipas logjikës. Diskutimi i projektbuxhetit pa paketën fiskale është si të dalësh për të bërë pazarin pa e ditur se sa ke për të shenzuar për çdo artikull që duhet të blesh.  Partia Demokratike e dënon me forcë këtë sjellje anti-parlamentare të mazhorancës me patericë të Edi Ramës, e cila i sheh rregullat dhe ligjet me pasionin e një kundravajtësi dependent. Jo vetëm që kjo praktikë e re anti-paralmentare bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, neni 78 pika 3, por edhe me kalendarin e punimeve të Kuvendit, në të cilin është sanksionuar se projekt-buxheti dhe paketa fiskale do të diskutohen së bashku.

Për dijeni të publikut, kalendari i punimeve është dakordësuar në Konferencën e Kryetarëve, dhe është hedhur poshtë sot nga shkelësit e cdo rregulloreje, pakti dhe tradite, rilindësit e Edi Ramës.

Për dijeni të publikut, ndërkohë që në kuvend diskutohet project-buxheti, pra si do të ndahen shpenzimet zë për zë në buxhetin e shtetit, në Këshillin e ministrave diskutohet paketa fiskale, pra sa lekë do të jepen. Një mospërputhje totale e veprimeve, dëshmi e një coroditjeje qeveritare të klasit të fundit.

Tradita parlamentare dhe e shtetbërjes është e konsoliduar tashmë. Në fillim sillet paketa fiskale dhe pastaj vjen project-buxheti. Në rastin më minimal ato vijnë të dyja bashkë.

Por, asnjëherë nuk ndodh që project-buxheti të vijë para, sic po ndodh aktualisht.

Kjo shenjë arrogance, ky obezitet i pushtetit, u pa edhe sot në debatet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku opozita dhe fjala e saj u trajtuan si qëndrimet e një armiku që duhet shmangur.

Nuk presim më shumë, dhe as më pak, nga një qeveri e tillë e cila përkryen korrupsionin, shton vjedhjet në kurriz të qytetarit dhe nuk konsideron punët e shtetit.

Sepse shteti dhe pushteti nuk janë e njëjta gjë, sic na e provon Edi Rama prej 10 vitesh.

Kjo është qeveri e rrezikut kombëtar dhe si e tillë duhet trajtuar.

Kundër kësaj arrogance dhe vetëkënaqësie duhet të protestojmë dhe kundër saj do të ngrihemi më 12 nëntor.

sorina koti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet