LIVE UPDATES
Politike

Projekti i PD-së "Shqipëria Madhështore", Berisha: Shqipëria mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon!

Ai theksoi se në vitin 2006-2007 patën deklaruar Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani këtë e vogël mund ta heqin dhe në projektin ‘Shqipëria Madhështore’, pasi sipas tij vendi ynë mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon.

5 Mars 2025, 19:42 Nga N.F
Projekti i PD-së "Shqipëria Madhështore",  Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD-së për sektorin e 'Energjise dhe burimeve natyrore' u shpreh se fusha e energjisë, e pasurive natyrore dhe mineraleve janë objektiv kryesor i tyre. Berisha tha se Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm të energjisë së rinovueshme dhe tani edhe të energjisë termike.

Ai theksoi se në vitin 2006-2007 patën deklaruar Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani këtë e vogël mund ta heqin dhe në projektin ‘Shqipëria Madhështore’, pasi sipas tij vendi ynë mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon. Berisha tha se në programin e tyre duan që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë.  

"Së pari, ju përshëndes shumë përzemërsisht ju, ekspertëve të shquar të këtyre fushave të një rëndësie të jashtëzakonshme, për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë. Përshëndes panelistët për ekspozetë e shkëlqyera dhe departamentin për punën e madhe që ka bërë. Të dashur miq!


Ne kemi shpallur si objektiv kryesor të programit tonë ‘Shqipërinë Madhështore’. Por theksoj këtu se nëqoftëse ka një fushë në të cilën ky program, ky objektiv ka themelet më të forta dhe më të sigurta, është fusha e energjisë dhe fusha e pasurive natyrore, mineraleve, mbasi Shqipëria është vend me një potencial të jashtëzakonshëm, energjetik, të energjisë së rinovueshme dhe tashti edhe të energjisë termike.

Kështu që nëqoftëse ka një fushë ku shqiptarët mund të ëndërrojnë ‘big’, mund të kenë ëndërra të mëdha është fusha e energjetikës. Por edhe nëqoftëse ka një fushë e cila është themelore për zhvillimin e të gjitha fushave të tjera është fusha e energjisë. Në rast se, nga viti jo i afërt tashmë, 2006-2007 patëm deklaruar Shqipëria superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon, tani këtë e vogël mund ta heqim dhe në projektin ‘Shqipëria Madhështore’, Shqipëria mund të bëhet realisht një superfuqi energjetike në rajon. Dhe do të bëhet.

Në programin tonë, ne duam që Shqipërinë ta shndërrojmë në një superfuqi energjetike të rajonit, në të cilin përfituesit më të parë do të jenë qytetarët shqiptarë. Ne duam të përdorim çdo burim energjie për të ua shitur shqiptarëve më lirë energjinë. Ky është një qëllim madhor i yni.
Por ne do të përdorim çdo burim energjie, për të shumëfishuar prodhimin e saj dhe për ta eksportuar. ‘Made in Albania’ do të jetë motoja e krenarisë kombëtare. Shqiptarët duhet të krenohen me markën ‘Made in Albania’ me prodhimin ‘Made in Albania’," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj