Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Paris.
KOSOVA- Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës, konfirmoi delegacioni i Kosovës pranë KiE-së. Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Paris. Ariana Musliu Shoshi - pjesë e delegacionit të Kosovës - tha se, me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
Musliu Shoshi e cilësoi këtë si "një zhvillim të papritur".
"Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare", shkroi ajo në Facebook.
Më herët, për një gjë të tillë raportoi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç. Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ajo tha se është njoftuar nga shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiç.
"Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i Komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës", tha Bërnabiç.
Të pranishëm në takimin e sotëm janë edhe Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, anëtarë të delegacionit të Kosovës pranë Këshillit të Evropës. Radio Evropa e Lirë është duke bërë përpjekje t'i kontaktojë ata për një koment. Gjithashtu, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Vitin e kaluar, Serbia kishte formuar grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit./ REL
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë këtë të mërkurë rekurs në Gjyk...
Jamarbër Malltezi TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë një dekla...
Vjosa Osmani KOSOVA- Ditën e sotme është mbajtur rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari&r...
Qeveria KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Epopeja e UÇK-së është një prej ngjarjeve m&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të mërkurë mbi programin e qeverisjes s&eum...
Ogerta Manastirliu dhe Edi Rama TIRANA- Qëndresa Qytetare ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit inspektuan punimet në...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, ku po rikonstruktohen dy nd&...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni i krijuar nga PD, Aleanca pë...
Jamarbër Malltezi TIRANË - Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e anëtarit të Këshillit Kombëtar t&eum...
Chris LaCivita dhe Kash Katel SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump ka mbajtur fjalimin e parë ditën e djeshme në Kongresin amerikan. T&...