LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria e projekteve të mëdha"/ Berisha: Nëse PD vjen në pushtet, vendi do të shndërrohet në epiqendër të teknologjive më të larta

Lideri demokrat theksoi se "Shqipëria madhështore", synon projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara, dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha dhe inteligjencë artificiale.

5 Mars 2025, 13:52 Nga B.Z
"Shqipëria e projekteve të mëdha"/ Berisha: Nëse
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur këtë të mërkurë mbi programin e qeverisjes së PD. Në një deklaratë për mediat Berisha deklaroi se nëse PD vjen në pushtet vendi do të shndërrohet në epiqendër të teknologjive më të larta.

Lideri demokrat theksoi ndër të tjera se "Shqipëria madhështore", synon projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara, dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha dhe inteligjencë artificiale.

Berisha thotë se këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat PD do paraqitet çdo ditë, para qytetarëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha. Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë? A nuk ishte Kaskada e Devollit projekti i hidrocentralit më të madh që po ndërtohej në kohën e vet? A nuk u firmosën 434 kontrata për hidrocentrale? A nuk kishte pra në këtë projekt madhështi, aq sa ftoj mediat të rrëmojnë në arkivat e tyre dhe të gjejnë se si opozita e asaj kohë dhe të tjerët talleshin, kur ne shpallnim Shqipëria superfuqi energjetike rajonale.

Ku jemi sot? Ato projekte, ajo moto bëri që sot ato hidrocentrale të ndërtuara, të firmosura në atë periudhë, të përbëjnë bazën e rritjes së prodhimit të energjisë me 70 përqind. Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale. Prapë, kërkoj nga mediat të rrëmojnë në të shkuarën e afërt të kësaj force politike që premton këto. Në vitin 2005, penetrimi i internetit në Shqipëri ishte 4.8 përqind. Në fund të vitit 2005 deklarova se do sjellim Shqipërinë në moshën dixhitale. Reagimi ishte përqeshje dhe nënqeshje, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga mediat.

 E vërteta është se në vitin 2013, Shqipëria arriti një penetrim interneti prej 63 përqind. Shqipëria u bë një nga vendet me aksesin më të lehtë në internet në botë. 1250 qendra u hapën në të gjithië vendin ku qytetarët mund të përdornin internetin falas. Pra, nuk u ndala në asgjë tjetër në këtë të shkuar, për të treguar se disa herë më madhështore do jetë Shqipëria e viteve që vijnë se ajo që unë citova. Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të realizojnë projektet më madhështore dhe këtë e kanë faktuar. Kush e mendonte se vendi më i izoluar i planetit dhe më i pasigurt do bëhet anëtar i NATO-s? Ajo u bë realitet. A nuk ishte madhështi kalimi i shqiptarëve nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta, që u quajt një kërcim kuantik? Pra, këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat ne do paraqitemi çdo ditë, çdo orë para qytetarëve.

sali berisha shqiperia madheshtore zgjedhje 11 maj 2025

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen