LIVE UPDATES
Politike

"Prokuroria e Posaçme merret me thashetheme"/ Cakrani: Meta s’ishte ministër në 2010, kontrata ÇEZ-DIA rrëzon akuzat

Në një deklaratë për shtyp, Çakrani ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka ngritur një akuzë të bazuar në thashetheme.

31 Mars 2026, 11:20 Nga D.S
"Prokuroria e Posaçme merret me thashetheme"/ Cakrani: Meta
Kujtim Cakrani

TIRANË- Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore për çështjen "ÇEZ-DIA". Në një deklaratë për shtyp, Çakrani ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se ka ngritur një akuzë të bazuar në thashetheme.

Avokati paraqiti fakte dhe prova që sipas tij, rrëzojnë përfshirjen e Metës në këtë aferë. Cakrani zbërtheu origjinën e hetimit, i cili nisi pas një kallëzimi penal të bërë nga Romeo Kara në vitin 2017. Sipas mbrojtjes, i gjithë kallëzimi i Karës bazohet në informacione të dëgjuara nga një person i tretë, shtetasi Ervis Mata, dhe jo në fakte të konstatuara drejtpërdrejt.

"Ashtu siç edhe kemi lançuar radhën e shkuar, ne po vazhdojmë çdo të martë dhe të enjte do bëjmë publike pjesë nga dosja përsa i përket çështjes së zotit Meta. Dhe sot ne jemi në, pra do vazhdojmë përsëri me çështjen ÇEZ-DIA. Sepse kjo është çështje, është ajo, kjo, ky episod më saktë i kësaj dosje dhe kjo çështje është ajo shumë e përfolura, jo vetëm në media por edhe nga politika shqiptare, nga analistë, nga avokatë e kështu me radhë.

Kështu që ne sot jemi të detyruar bashkë me kolegun zoti Limaj që të vazhdojmë duke, që t'i kuptojë dhe publiku çfarë ka ndodhur me çështjen ÇEZ-DIA dhe pse zoti Meta nuk është i përfshirë te kjo çështje, por janë pikërisht persona të tjerë ata të cilët janë, janë përfshirë dhe janë bërë pjesë qoftë edhe korrupsioni të kësaj, të kësaj dosje. Por gjithsesi, prokuroria e posaçme, ashtu siç e ka detyrimin ligjor që duhet të administrojë ato prova që fajësojnë të pandehurin por dhe ato që e lehtësojnë atë, nuk i ka marrë parasysh kodin e procedurës por ka vazhduar duke montuar një prova aty, një provë këtu, një vit aty, dy vite më pas, tre vite më para dhe ka bërë një impiant akuzator për të cilën ne po vazhdojmë, jo vetëm në sallën e gjyqit por edhe jashtë sallës së gjyqit për ta çmontuar.

Aty për t'u kthyer dhe një herë, pra t'i bëj një rifreskim asaj që ne kemi diskutuar, ë, që folëm javën e shkuar, çështja ÇEZ-DIA ka nisur shumë herët, por ajo u materializua në një kallëzim penal në vitin 2017 nga shtetasi Romeo Kara. Dhe pikërisht në fund ka qenë fundi i vitit 2017, kur zoti Meta në atë kohë kishte pak muaj që kishte marrë, që kishte nisur rrugëtimin e tij si president i Republikës së Shqipërisë, ndërkohë që prokuroria dhe personazhe të politikës vazhdonin, vazhdonin me kapacitet të plotë për të sulmuar apo dhe për rrëzuar figurën e zotit Meta, në atë kohë president i Republikës.

Por çfarë ndodh? Siç e thashë që në vitin 2017 në datën 23/11/2017 është pyetur Romeo Kara në cilësinë e kallëzuesit për sa i përket çështjes së ÇEZ-DIAs. Dhe në të gjitha rrëfimet, pra në të gjithë kallëzimin e tij, zoti Kara i referohet shtetasit Ervis Mata. Dhe përsa i përket edhe ë lidhjeve të tij që ka patur zoti Meta me Kastriot Ismailaj, por edhe lidhjet e tij familjare e kështu me radhë, ai nuk i ka vetë të parë, por i ka referuar pasi i ka dëgjuar nga shtetasi Ervis Mataj. Madje ka arritur edhe kur thotë se Ervis Mata ka, disa herë më ka pohuar dhe ka parë se çfarë ka patur Iliri me Kastriotin. Pra referohet zotit Meta dhe Kastriot Ismailaj.

Pasi disa herë kur babai i Ilirit, i quajtur Rexhep, kërkonte ta takonte Kastrioti, i fshihej apo i shmangej në forma të ndryshme. Ky fakt pohohet edhe nga bashkëshortja e Kastriot, e Kastriotit në intervistat e dhëna pra për zonjën Bozhana Ismailaj. Po çfarë thotë, çfarë thotë zoti Ervis Mata? Pra zoti Ervis Mata i pyetur pas deklarimit të zotit Romeo Kara para oficerit të policisë gjyqësore të kohës, deklaron se "Unë" thotë "me zotin Ilir Meta" thotë "jam njohur, jam njohur" thotë ai, kur e ka pyetur oficerët e policisë: "A jeni dijeni të njohjes me shtetasit Kastriot Ismailaj dhe babait të shtetasit Ilir Meta i quajtur Rexhep?"

"Pyetjen e dëgjova, e kuptova dhe kam për të thënë se nuk kam dijeni rreth njohjes apo ndonjë takimi të mundshëm mes shtetasit Kastriot Ismailaj dhe babait të shtetasit Ilir Meta i quajtur Rexhep Meta." Pra, do ta kuptojmë, unë po i përmend këto për të kuptuar rëndësinë e kallëzimit. Pra, një prokurori e posaçme merret me thashetheme, me një person i cili nuk ka qenë prezent, nuk ka informacion të drejtpërdrejtë, por thotë se i ka dëgjuar nga persona të tjerë. Ndërkohë që personat që ai i ka dëgjuar, kur pyeten përpara oficerit të policisë thonë se nuk ja kanë, nuk ka patur një bisedë të tillë dhe nuk i ka thënë kurrë gjëra të tilla.

Pra, kjo e ul edhe një herë tjetër dhe padyshim që ju të kuptoni se si operon Prokuroria e Posaçme dhe merr parasysh thashetheme të dy njerëzve të cilët flasin për në kafene apo bisedojnë në telefon ose shkëmbejnë mesazhe telefonike. Dhe kjo është ajo për të cilën ne sot po e diskutojmë. Përsa i përket dhe Ervis Mata, është personi, pra gjithë kjo çështje është rrotullohet ndërmjet Romeo Karas, Ervis Mataj, Kastriot Ismailajt. Pra këta janë tre personazhet. Ndërkohë që Ervis Mata si personi i cili i referohet kallëzuesi Romeo Kara, në, përpara oficerit të policisë thotë se: "Marrëdhëniet me, unë e kam njohur" thotë "shtetasin Ilir Meta" i thotë "pra nga viti '94 dhe në vijim. I kam shkëputur" thotë "marrëdhëniet e tij në vitin 2005.

Me të" thotë "marrëdhëniet në vitin 2005. Dhe prej vitit 2005 nuk ka patur më asnjë kontakt me zotin Ilir Meta." Nuk e di se si kallëzuesi Romeo Kara i referohet tashmë takimeve që ka patur Ervis Mata ose ka qenë prezent Ervis Mata kur është takuar zoti Ismailaj me zotin Meta ose kanë biseduar. Pra, ndërkohë që vetë personi i cili duhet të dëshmonte provat, faktet për ato që ka referuar Romeo Kara në, në prokurori, thotë se nuk ka dijeni për asnjë nga ato çka kallëzuesi ka pretenduar.

Dhe kjo është ajo për të cilën publikut duhet, duhet ta kuptojë. Përsa i përket çështjes së kontratës së famshme që ka lidhur ÇEZI me DIAn, pasi ÇEZI kishte, kishte marrë në koncesion për të mbledhur, menaxhuar dhe administruar OSH-në dhe sistemin energjitik shqiptar, pra mbledhjen e borxheve e kështu me radhë, Kastriot Ismailaj ka lidhur kontratën me, me ÇEZin në 1 shtator të vitit 2010. Të nderuar, në 1 shtator të vitit 2010 nuk ka qenë ministër ekonomie edhe energjitikës, infrastrukturës e kështu me radhë, zoti Ilir Meta.

Jo! Ka qenë i ndjeri Dritan Prifti. Kështu që, të gjitha këto versione që janë kallëzuar dhe merren para, dhe merren si të mirëqena nga organi i akuzës, rrëzohen po pikërisht nga vetë organi i akuzës i cili na ka vendosur ne në dispozicion kontratat, kontratat që janë lidhur ndërmjet ÇEZ-it edhe DIAs. Dhe Kastriot Ismailaj i pyetur, i pyetur, qoftë përpara oficerit të policisë për të dëshmuar në vitin 2022, qoftë në të gjitha bisedat që ka patur edhe me shtetasin Romeo Kara, edhe me Ervis Mataj, ka mohuar kategorikisht që ka lidhje me politikanin apo drejtuesin e atëhershëm zotin të Partisë së...", u shpreh Çakrani./Dosja.al

kujtim cakrani

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!