LIVE UPDATES
Politike

Pronarë të kullës pas TKOB? Nisin reagimet, Berisha dhe i biri: Shpifje, Rama anulo lejen e ndërtimit! "Ndërhyn" edhe Basha: Omertà, vërteton se kasta është bashkë

Deri më tani, pavarësisht thirrjeve, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama...

7 Gusht 2023, 12:26 Nga k.m.
Pronarë të kullës pas TKOB? Nisin reagimet, Berisha dhe i biri:
Foto ilustruese

TIRANË- Një kullë me 64 kate ka "lëvizur" ujrat mes opozitës. Që prej publikimit të lajmit, ka patur akuza se pas pronarëve të kullës qëndron edhe djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Sot të dy kanë reaguar duke mohuar lajmet. Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës thotë se nuk ka lidhje me këtë kullë, madje thotë se sfidon Edi Ramën që të anulojë lejen e dhënë për ndërtim. Të njëjtën sfidë e ka bërë edhe kreu i Partisë Demokratike, duke i cilësuar akuzat si shpifje dhe se djali i tij nuk ka lidhje me kullën.

Reagimi nga Shkëlzen Berisha

Dje dhe sot media të sponsorizuara me tendera dhe para inceneratorësh si dhe të njohura gjerësisht në opinion si tualete mediatike që shpërndajnë me porosi nenproduktet Rama – Veliaj më kanë vënë në qendër të “sulmeve” sepse bash padronët e tyre (Rama & Veliaj) gjoja me paskan bërë dhuratë një kullë 125 m të lartë në qendër të Tiranës! Në lojë kanë futur dhe “jaranin” e Ballës të cilin e ngrijnë dhe e shkrijnë sa herë u duhet për të filluar beteja imagjinare! Në fakt ana më qesharake e strategjisë nuk është shpifja ndaj personit tim por sulmi që në vend të Ramës që ka firmosur e dhënë lejen bëhet ndaj meje, si gjoja “përfituesi” i saj! Mjafton të shikosh kush e shet gjellën për të kuptuar kush e ka gatuar! Gjatë gjithe këtyre viteve e vetmja gjë që Shkelzen Berisha ka “përfituar” nga Rama – Veliaj dhe zagarët e tyre politikë e mediatikë janë shpifjet dhe kallëzimet e rreme! Sidoqoftë për t’i dhënë një përgjigje kujtdo që ka ngelur ne grepin e shpifjes së radhës po i bej një sfidë publike Edi Ramës që të revokojë lejen e ndërtimit, ose të pranojë në heshtje se pas saj njëlloj si për qindra leje të tjera janë pazaret që ai firmos paf paf paf e fap fap fap bash si për vjedhjen e inceneratorëve! Sigurisht që ai nuk do bëjë asgjë, pasi në thelb gjithë zhurma e shpifjes nuk ka për qëllim prishjen e pazareve të Ramës, por largimin e vemendjes nga skandali i inceneratorëve për të cilin ai dhe Veliaj në ndryshim nga skandali i Kullës, rrezikojnë burgun! Sidoqoftë sfida mbetet e hapur … revoko lejen ose haje me “nder”!

Reagimi nga Sali Berisha:

Gazetari: Ka akuza se djali juaj është përfitues i kullës. Ka edhe akuza, që nuk keni lejuar deputetët e PD të reagojnë pasi një nga pronarët, ka financuar Foltoren dhe aktivitetet tuaja. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?

Sali Berisha: Shpifje dhe trillime të mirëfillta nga kuzhina Fuga-Veliaj. Së pari, e gjithë përpjekja është të krijojmë një zhurmë për të shuar flakët e djegësit të Tiranës, që nuk ekziston. Gjatë qeverisjes së PD, Sali Berisha nuk ka dhënë asnjë leje për asnjë kullë. Plani që ka miratuar KKRT në 2012, ka qenë për ndërtimin e ndërtesave me lartësi 6-8 kate në të gjithë territorin. Ata që përpiqen të më atribuojnë mua, janë shpifarakë të mjerë. Nëse Rama ka dhënë leje pë Shkelzen Berishën, duhet të kesh humbur çdo mendje, të bëhesh shpifës i kalibrit të Ymer Bazes dhe Carlo Bolinos të nxjerrësh shpifje të tilla. Megjithatë, e ftoj Edi Ramën të anullojë menjëherë lejen. PD del sot me deklaratën e saj, në të cilën paraqet çështjet e thella ligjore që ekzistojnë për atë ndërtim. Këto janë gjëra të mjera dhe të dështuara. Unë nuk kam dhënë asnjë kullë dhe nuk do të jepja, përveçse po të zgjidhej një zonë e pandërtuar.

Por lajmi ka ngjallur edhe reagimet nga fraksioni i Lulzim Bashës. Vetë "i sapozgjedhuri", Lulzim Basha tha se kulla është një provë që të gjitha palët politike janë bashkë, ndërsa kërkoi nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të hetojë lidhur me rastin. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri e ka cilësuar lejen e dhënë për ndërtimin e kullës në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit si një qokë politike, që ndodh për shkak të interesave të ngushta politike.

Lulzim Basha: Mali i korrupsionit në qendër të Tiranës i mbuluar nga “omertà” e bashkëfajësisë mafioze, është një karshillëk ndaj të gjitha institucioneve që kanë për detyrë të mos lejojnë që Shqipëria të kthehet në një parajsë për pastruesit e parave dhe miqve të tyre në politikë dhe nga ana tjetër e shndërron vendin tonë në një ferr pandershmërie dhe pandëshkueshmërie për qytetarët që kërkojnë standarde europiane për të ndërtuar jetët e tyre dhe familjeve të tyre. Kjo “omertà”, ky kod i heshtjes, prodhon një ekonomi të deformuar, që nuk pasqyron forcat normale të tregut, që gjymton konkurrencën, iniciativën e lirë, besimin te institucionet, të cilat shihen si legjitimuese të krimit dhe korrupsionit. Detyra jonë si Parti Demokratike është të mposhtim këtë heshtje shurdhuese që dëmton interesin publik, sa herë interesat e kastës 33 vjeçare bëhen bashkë si dy duar që lajnë fytyrat e nxira nga korrupsioni. Prandaj sot dua të përsëris mbështetjen time dhe të Partisë Demokratike ndaj SPAK-ut, mbi të cilin bie barra e rëndë e hetimit dhe ndëshkimit të të gjithë atyre që e kanë kthyer Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave, e cila nuk dëmton vetëm ekonominë, por edhe trashëgiminë, kujtesën historike, hapësirën publike, të kthyera në plaçkë për fare pak njerëzve. Pastrimi i politikës përmes vetting-ut, është domosdoshmëri për t’i dhënë fund epokës së korrupsionit, që politikanët të mos jenë në shërbim të oligarkëve dhe interesave kriminale, por t’u shërbejnë qytetarëve dhe interesit publik.

Oriola Pampuri: Tirana, vijon te humbase identitetin, per shkak te interesave te ngushta te bashkepunetoreve te Edi Rames, atyre qe u pasuruan duke e mbajtur ne pushtet. Kryeqyteti qe nuk i ka mbetur me asgje nga historia e tij, e nuk ka mbetur me asgje nga femijeria jone, pasi ata qe ulerasin nga mengjesi deri ne darke duke bere here viktimen, here te fortin, here shpifesin e here shantazhuesin e kane perdorur cdo cep te Tiranes si qoke, per te mbijetuar sa me gjate ne pushtet dhe ne politike. Drejtesia, SPAK te hetojne, e te nxjerrin te verteta, te pakten me fakte te ndricohet mendja e ndokujt qe mendon qe kjo klase politikanesh te korruptuar mendokerka per Shqiperine, shqiptaret dhe te ardhmen e ketij vendi. Lojerave u ka dale boja.

Deri më tani, pavarësisht thirrjeve, ende nuk ka asnjë reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama...

kulla tek tkob sali berisha shkelzen berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet