LIVE UPDATES
Politike

Afera e inceneratorëve, Berisha: MF e refuzoi djegësin e Tiranës, asnjë nga kushtet e KKT s'u përfill

Ndërsa edhe njëherë bën akuzën e përsëritur se autorë kryesorë të kësaj afere janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

7 Gusht 2023, 12:15 Nga k.m.
Afera e inceneratorëve, Berisha: MF e refuzoi djegësin e Tiranës,
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me emra personat e përfshirë në çështjen e korrupsionit me incineratorin e Tiranës. Në fjalën e tij gjatë një deklarate për shtyp, kryedemokrati Berisha theksoi se Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ndërsa edhe njëherë bën akuzën e përsëritur se autorë kryesorë të kësaj afere janë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama.

"E vërteta, se duhet të themi të vërtetën këtu, Këshilli i Rregullimit të Territorit, Këshilli Kombëtar, madje ka vendosur nja dy tri kushte këtu për fillimin e punimeve këtu, siç është rregulli, rregulli është strandart, ka vendosur kushte standarte. Anjëri nga kushtet nuk është përfillur, dhe punimet kishin filluar një muaj e gjysmë më parë nga Lal Djegësi në sipërmarrjen e tij. Të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Engjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës. Pse unë përfshij këtu Agaçion dhe Metanin? Po, janë përgjegjës plotësisht, sepse ata kishin detyrë kushtetuese dhe ligjore të bllokonin këto procedura, të bllokonin dhënien e 8 pikëve kompanisë në letra Zoto-Mërtiri, në realitet Veliaj- Rama –Agaçi, sepse ajo kompani nuk ishte e regjistruar dhe nuk ekzistonte, sepse duhej të mbetej në sekret të plotë kompania e Veliajt dhe Ramës. Theksoj edhe njëherë, koncensioni prej 128 milionë eurosh, pra koncensioni i madh nuk mund kurrë të mbyllej pa një shpallje sipas ligjit shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar në organet e mëdha botërore të mediave. Si rregull, Financial Times, portalin e Bankës Botërore dhe media të tjera. Kurse Erion Veliaj ka bërë çdo hap me falsitet vetëm e vetëm për të vrapuar drejt këtij krimi të shëmtuar. Unë në këtë rast do shtroj një pyetje: midis atij që vepron, midis atij që insiston dhe firmos në mënyrë të përsëritur dhe kriminale për këtë vepër, dhe atij që reziston, por në fund pas gjashtë përpjekjesh dorëzohet, cili është kryefajtori? Nuk e them këtë për të mbrojtur absolutisht Arben Ahmetajn, jo. E them këtë, se askush nuk mund ti hedhë hi syve kujt të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi gjashtë herë, dhe jo atë që insistoi gjashtë herë atë që mashtroi, firmosi në emër të Këshillit Bashkiak, dha garanci për 91 milionë euro pa patur asnjë tagër, përveç mashtrimit, firmosi në emër të bashkive të qarkut, pa u pyetur asnjëherë bashkitë e tjera. Pra, çfarë po vlon këtu? Këtu po vlon jë luftë brenda llojit, dhe kjo nuk mund të pranohet. PD i ka denoncuar të gjithë këta, këtu i kam prej vitesh. Prej një viti e gjysmë janë dërguar të gjithë në SPAK, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi e me rradhë me rradhë. Janë dërguar, janë paditur në SPAK,"-tha Berisha. 

Berisha: Ministria e Financave ka refuzuar 6 herë kërkesën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës

Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës. Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Janë të gjitha datat: 28 shtator 2016, 27 nëntor, 7 dhjetor i po të njëjtit vit, 27 dhjetor të 2016 në të cilat Ministria e Financave ka shprehur disaprovimin e saj të plotë për djegësin e Tiranës. Përveç këtyre, data 1 shkurt, 21 shkurt, pra janë edhe këto data të kërkesave dhe të refuzimit të Ministrisë së Financave për projektin e vjedhjes së shekullit që është Inceneratori i Tiranës. Në ndryshimin e qendrimit, të cilin unë nuk e mbroj, nuk pranoj se ndryshimi i qendrimit të Ministrisë së Financave duhet të ndodhte, por në ndryshimin e qendrimit, rol vendimtar ka patur falsifikimi dhe mashtrimi i Erion Velliajt, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh. Ky mashtrim i Erion Veliajt ka së pari aspektin penal se është marrë, është paraqitur si vendim i Këshillit Bashkiak, në një kohë kur ky vendim nuk ka ekzistuar kurrë. Së dyti, Erion Velia ka dërguar shkresë mikut të vet, Alqi Bllako me të cilën koordinonte. A e keni parë ju një video që qarkullon, ku Erioni dhe Alqi i thurin lavde vjedhjes së tyre njëri tjetrit në mënyrë të shpifur. Pra, Alqi Bllako ku i thotë se është marrë vendimi i Këshillit të Qarkut, në një kohë kur bashkitë e tjera nuk ishin pyetur asnjëherë. Por, thellohet edhe më tej. Ka një moment në Komisionin e Miratimit dhe dhe Shpalljes së Koncensionit. Në këtë komision kryetarja e saj Ballgjini, që duket duket se ishte një titullare në Ministrinë e Mjedisit kërkon që të mos miratohet koncensioni, meqënëse nuk ekziston vendimi i Këshillit Bashkiak, por vetëm firma e Erion Veliaj, e cila nuk përfaqësonte Këshillin Bashkiak për financimin. Dy të deleguarit e Erion Veliajt nën diktatin e tij garantojnë komisionin se është tërësisht mendimi i këshillit, dhe firma e Veliajt është dhënë pasi është marrë vendimi i këshillit. Pra, përveç kësaj, duke patur për ndërmarrje të vetën djegësin e Tiranës, Erion Veliaj lejon fillimin e punimeve, madje edhe të pagesave për djegësin e Tiranës pa u firmosur leja e ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Pra, ky e tejkalon dhe Edi Ramën në veprime. Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit është mbledhur më 17 maj, në një kohë kur Erion Veliaj ka fillua rpunimet në djegësin e tij më datën 6 prill, dhe ka filluar njëkohësisht disbursimin e fondeve po në këtë periudhë. 

E vërteta, se duhet të themi të vërtetën këtu, Këshilli i Rregullimit të Territorit, Këshilli Kombëtar, madje ka vendosur nja dy tri kushte këtu për fillimin e punimeve këtu, siç është rregulli, rregulli është strandart, ka vendosur kushte standarte. Anjëri nga kushtet nuk është përfillur, dhe punimet kishin filluar një muaj e gjysmë më parë nga Lal Djegësi në sipërmarrjen e tij. Të gjitha këto faktojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama me Engjëll Agaçin, Artur Metanin janë katër përgjegjësit më kryesorë dhe pronarët e djegësit të Tiranës. Pse unë përfshij këtu Agaçion dhe Metanin? Po, janë përgjegjës plotësisht, sepse ata kishin detyrë kushtetuese dhe ligjore të bllokonin këto procedura, të bllokonin dhënien e 8 pikëve kompanisë në letra Zoto-Mërtiri, në realitet Veliaj- Rama –Agaçi, sepse ajo kompani nuk ishte e regjistruar dhe nuk ekzistonte, sepse duhej të mbetej në sekret të plotë kompania e Veliajt dhe Ramës. Theksoj edhe njëherë, koncensioni prej 128 milionë eurosh, pra koncensioni i madh nuk mund kurrë të mbyllej pa një shpallje sipas ligjit shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar në organet e mëdha botërore të mediave. Si rregull, Financial Times, portalin e Bankës Botërore dhe media të tjera. Kurse Erion Veliaj ka bërë çdo hap me falsitet vetëm e vetëm për të vrapuar drejt këtij krimi të shëmtuar. Unë në këtë rast do shtroj një pyetje: midis atij që vepron, midis atij që insiston dhe firmos në mënyrë të përsëritur dhe kriminale për këtë vepër, dhe atij që reziston, por në fund pas gjashtë përpjekjesh dorëzohet, cili është kryefajtori? Nuk e them këtë për të mbrojtur absolutisht Arben Ahmetajn, jo. E them këtë, se askush nuk mund ti hedhë hi syve kujt të paraqesë përgjegjës atë që refuzoi gjashtë herë, dhe jo atë që insistoi gjashtë herë atë që mashtroi, firmosi në emër të Këshillit Bashkiak, dha garanci për 91 milionë euro pa patur asnjë tagër, përveç mashtrimit, firmosi në emër të bashkive të qarkut, pa u pyetur asnjëherë bashkitë e tjera. Pra, çfarë po vlon këtu? Këtu po vlon jë luftë brenda llojit, dhe kjo nuk mund të pranohet. PD i ka denoncuar të gjithë këta, këtu i kam prej vitesh. Prej një viti e gjysmë janë dërguar të gjithë në SPAK, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjëll Agaçi e me rradhë me rradhë. Janë dërguar, janë paditur në SPAK. Po, po. Por nuk mund të pranojmë që të lëshohen urdhërarreste për bashkëshorten dhe partneren e Arben Ahmetajt, në mënyrë që të katandiset kjo aferë në një aferë familajre të Arben Ahmetajt. Qëllimi i Erion Veliajt dhe i të tjerëve këtu. Jo vetëm i Erion Veliajt ç’është e vërteta, po e kam zbërthyer edhe herë tjetër këtë punë. Nuk është aferë familjare, afera e djegësave, vjedhja e shekullit, secili ka përgjegjësinë e vet, dhe ata që thonë se ky po mbron këtë , nuk prombroj asnjëri. Që të gjithë janë dërguar nga PD pranë institucionit të akuzës, por ndërhyrjet në këtë institucion bëjnë pastaj që kjo aferë të përdoret për luftë klanesh brenda partisë. Këtë PD e ka denoncuar, do ta denoncojë, nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë.

sali berisha afera e inceneratorëve

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë