LIVE UPDATES
Politike

Propozimi i Ramës për konferencën Kosovë-Serbi, a përkrahet nga liderët evropianë?

Zëdhënësja e Këshillit, Magdalena Buchkovska nuk ka pasur një përgjigje, por ka referuar tek qëndrimi i fundit që kreu i Këshillit të BE, Charles Michel ka bërë rreth idesë së kryeministrit shqiptar, ku theksohet përkrahja e hapur e Michel dhe kërkesa e tij që sa më shpejt të organizohet në takim i tillë bashkë me disa shtete anëtare dhe në koordinim të ngushtë më SHBA-në.

4 Korrik 2023, 14:51 Nga A.B

Propozimi i Ramës për konferencën Kosovë-Serbi, a

BRUKSEL- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kërkoi organizimin e një konference të nivelit të lartë, ku liderët e Kosovës dhe Serbisë s’do të lejoheshin të dilnin pa e arritur një marrëveshje. Ky propozim i kreut të Qeverisë shqiptare ka gjetur mbështetjen e kreut të Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, por Kryeministri i Holandës Mark Rutte tha se bisedimet duhet të udhëhiqen nga Josep Borell hap pas hapi edhe pse kjo mund të duket e mërzitshme.

Por, a e ka ngritur Presidenti I KE’së Charles Michel këtë temë në takimin e fundit para përfaqesuesve të shteteve anëtare, a e kanë përkrahur atë liderët evropianë dhe kur pritet të ketë hapa konkretë në jetësimin e një ideje të tillë?

Për këto pyetje kanë folur për 'Gazetën Express' nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e Këshillit, Magdalena Buchkovska nuk ka pasur një përgjigje, por ka referuar tek qëndrimi i fundit që kreu i Këshillit të BE, Charles Michel ka bërë rreth idesë së kryeministrit shqiptar, ku theksohet përkrahja e hapur e Michel dhe kërkesa e tij që sa më shpejt të organizohet në takim i tillë bashkë me disa shtete anëtare dhe në koordinim të ngushtë më SHBA-në.

Michel ka thënë se është koha për një qasje globale në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për të bërë hapa të qartë drejt normalizimit.

“Dua të jem shumë i qartë. Ne mbështesim plotësisht të gjitha përpjekjet e bëra së bashku me [këtë bashkëpunim të mirë me NATO-n] nga Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe dua të them se mbështesim gjithashtu idenë për të organizuar sa më shpejt një konferencë me disa vende anëtare të BE-së shumë aktive në me qëllim që të mbështesim të gjitha përpjekjet ndërmjetësuese në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, sepse mendojmë se gjatë muajve të fundit kemi parë disa vështirësi që janë bërë arsye përshkallëzimi. Dhe mendoj se ka ardhur koha që të kemi një qasje globale. Ka ardhur koha për të bërë hapa të qartë në drejtim të normalizimit. Dhe është shumë e rëndësishme sepse ju e dini se nga ana e BE-së, ne do të dëshironim gjithashtu të bëjmë më të mirën për Ballkanin Perëndimor së bashku me Ballkanin Perëndimor”, është përgjigjur Charles Michel kur ka folur në Bruksel më 29 qershor 2023.

Megjithatë koment për idenë e kryeministrit Edi Rama s’kanë dhënë nga Gjermania, si një prej shteteve anëtare më të rëndësishme. Në një përgjigje të dhënë për Gazetën Express më 2 korrik, nga Berlini zyrtar kanë thënë se s’duan të komentojnë idenë e Ramës, dhe se për Veriun e Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me faktorët e rëndësishëm.

Kërkojmë nga ju mirëkuptim që ne nuk komentojmë propozimin e kryeministrit shqiptar. Krahas kësaj, së bashku me partnerët tanë evropianë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, Lajčák, jemi në shkëmbim të vazhdueshëm me të gjithë akterët relevant për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës“, ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Skeptik për idenë e Ramës është shprehur edhe analisti dhe profesori amerikan, Daniel Serëer. Ditë më parë në një përgjigje për Express, ai ka thënë se s’njeh dikë që mund të detyrojë dy palët të bëjnë diçka të tillë. Gjithashtu Serëer ka shtuar se presidenti i Serbisë edhe ashtu ëhtë mësuar që t’i hedh marrëveshjet poshtë në momentin që del nga takimet.

Kryeministri holandez pas takimit në Prishtinë me Kryemininstrin Albin Kurti ka thënë se procesi i bisedimeve duhet të ecë hap pas hapi. Ai nuk ka përmendur konferencën, por ka thënë se dialogu duhet të udhëhiqet nga Borell dhe negociatorët tjerë.

Aspekti kryesor duhet të udhëhiqet nga Borrell dhe nga negociatorët e tjerë dhe konsideroj që kjo është qenësore. Isha i lumtur kur në shkurt kur me pjesëmarrjen e Gjermanisë dhe Francës arritëm një marrëveshje bazë si të lëvizim përpara dhe ishim në Maqedoninë e Veriut kur u vendos për zbatimin e saj. Por, që nga atëherë tensionet janë ngritur ende dhe tash duhet të fokusohemi në çështjen e deeskalimit dhe të udhërrëfyesit të BE-së” ka theksuar kryeministri holandez.

konferenca kosove-serbi tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit