LIVE UPDATES
Politike

Protesta e PD! Berisha: Qëndrimi i narkoshtetit të Edi Ramës kulmoi këtë javë me mbylljen de facto të narkoparlamentit

 Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama ka frikë nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.

17 Nëntor 2025, 18:48 Nga E.d
Protesta e PD! Berisha: Qëndrimi i narkoshtetit të Edi Ramës
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se qëndrimi i "narkoshtetit" të Edi Ramës kulmoi këtë javë me mbylljen de facto të narkoparlamentit. Gjatë fjalimit të tij para Kryeministrisë, Berisha u shpreh se Kryeministri Rama ka frikë nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.

Kryedemokrati tha se në 10 seanca parlamentare, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë. Ai tha se në këto seanca, u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat janë faktuar se janë një farsë elektorale jo vetëm nga PD, por nga komuniteti ndërkombëtar. Lideri i opozitës deklaroi se hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, pasi sipas tij Edi Rama është po aq fajtor, po aq i korruptuar sa McGonigal. 

"Miqtë e mi, po të ndalemi vetëm këtë javë, nuk javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar. Gjatë kësaj jave, skandalet më të mëdha, vjedhja nga Rama-Lubia 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë. Vjedhja e 140 milionë eurove në aeroportin e Vlorës. Vjedhja e qindra milionë eurove në porte, rrugë dhe vepra të tjera. Kjo javë faktoi se kjo ngrehinë e kalbur po shkatërrohet, po shkërmoqet dhe nuk pret asgjë tjetër vetëm vrullin tonë, zemërimin tonë, vendimin tonë për ta fshirë nga historia. Po këtë javë, në vendin më të sigurt, të supozuar, masakra kur bandat e qeverisë likuidojnë banda të tjera të qeverisë. Por, ajo që kulmoi në qëndrimet e narkoshtetit ishte mbyllja de facto e narkoparlamentit. Edi Rama dhe banda e tij, të dalë nga dhunimi i votës, të dalë nga grabitja e votës, të dalë nga paratë e drogës, nga aferat më të mëdha korruptive, kanë frikë dhe tmerr nga fjala e deputetëve të opozitës në parlament.

Ndaj dhe ata zgjodhën për t’u mbrojtur ndaj jush, të vendosin terrin, të vendosin bllokimin, të vendosin errësirën. Në 10 seanca parlamentare si kurrë ndonjëherë në histori në asnjë vend, opozita u lejua të debatojë vetëm në një seancë. Në 10 seanca parlamentare, qeveria e përbërë nga individë të lidhur këmbë e krye me krimin, e përbërë nga Lubira e të tjerë, u votua për 28 minuta, për të treguar se ai ka frikë, tmerr nga ju. Se ajo nuk del sot para jush. Në 10 seanca, u hodh poshtë kërkesa për komisionin e zgjedhjeve, të cilat janë faktuar një farsë elektorale tashmë jo vetëm nga PD dhe opozita, por nga mbarë komuniteti ndërkombëtar. U hodh poshtë kërkesa për komisionin McGonigal, sepse Edi Rama është po aq fajtor, po aq i korruptuar sa McGonigal. U hodh poshtë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, e cila duhej t’u shpjegonte shqiptarëve pse mbeten në kthetrat e vdekjes të sëmurët tanë me sëmundje të rënda, malinje, për shkak të ilaçeve. Zgjidhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës, që ajo nuk mund të bënte interpelancën. Dhe dy ditë më vonë, Edi Rama me cinizmin më ekstrem që do ta kishte lakmi çdo njeri i pashpirt dhe çdo diktator, u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para.

A ka krim më të shëmtuar se të pohosh këtë? Sigurisht që para kishte dhe jo aq sa kërkonin ata, por u garantoj ju edhe 10 herë më shumë. Asnjë vështirësi. Dhe nuk ka vend në Europë as Afrikë ku ato të mungojnë. Dhe se mungesa e atyre ilaçeve përbën krim të vërtetë. Por paratë i përdor Edi Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij në dispozicion. Paratë i përdor për të udhëtuar me avion taksi 22 milionë euro. Për të ndërtuar këtu pas kryeministrisë Kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij dhe për të vjedhur bashkë me autorin e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura superluksoze dhe super të kushtueshme. Shishe vere 34 mijë euro. Paratë i transporton ai me avionin e tij. Natyrisht për të sëmurët nuk mbeten para. Për të sëmurët mbetet dënimi i asaj sëmundje. Dhe siç e dëgjuat, duke iu drejtuar këtyre të sëmurëve, u thotë se unë kam edhe eksperiencë të hidhur personale Tani do i them këtu, nuk ka pafytyrësi më të madhe se kjo që bëre ti. Se ajo eksperienca personale që ke ti, dhe unë uroj ta kalojë me sukses të plotë, ka marrë çdo mjekim që ekziston mbi botë. Kurse ata ishin të njerkës, qytetarët e thjeshtë i le në spital pa ilaçe. Dhe ka pafytyrësi të thuash se ke eksperiencë personale. Ke pafytyrësi personale, pamëshirësi të plotë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci