LIVE UPDATES
Politike

Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Ne protestojmë, këta vazhdojnë të vjedhin dhe të tjetërsojnë prona për interes të miqve të tyre

Ai shtoi se mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë për t'i dhënë fund vjedhjeve nga qeveria.

8 Nëntor 2024, 11:46 Nga r.ll
Protesta para bashkisë së Tiranës, Teliti: Ne protestojmë,
teliti protesta

TIRANË - Para bashkisë së Tiranës po mbahet protesta e radhës e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partia Demokratike. 

Eksperti i ekonomisë në PD, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij në protestë ku tha se teksa opozita proteston, qeveritarët vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

"Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.", u shpreh Teliti ndër të tjera. Ai shtoi se mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë për t'i dhënë fund vjedhjeve nga qeveria.

FJALA E PLOTË E TELITIT: 

Qëndrestarë me qytetari në shpirtin tuaj që kurrë nuk u dorëzuat para çdo presioni të pushtetit të veshur edhe me petkun e kapeleve policore.

Rezistenca jonë tashmë është bërë simbol në çdo bisedë familjare, qytetare, takime apo tryeza flitet për këtë qëndresë të qytetarëve të Shqipërisë deri në largimin e Veliaj, Ballukut e shefit të tyre politik, Edi Ramës.

Ndërkohë që ne protestojmë çdo ditë e javë në rrugë e Shqipërisë apo para bashkisë së Tiranës, fatkeqësisht në krye të punëve ato vazhdojnë e grabisin, tjetërsojnë prona private për interes të miqve të tyre, vazhdojnë të vjedhin buxhetin e shtetit siç kanë planifikur edhe për vitin e ardhshëm.

Nuk u mjaftuan me këtë vit, që grabitën e vodhën 12 milion euro me një incinerator që nuk ekziston, por vitin që vjen do vjedhin 13 milionë euro.

Nuk u mjaftuarn që këtë vit vodhën 17 milionë euro për PPP e sterilizimit, e cila sot nuk është në hetim, por është në gjykim, vitin tjetër do vjedhin 19 milionë euro.

Ndërkohë për 62 mijë familje me ndihmë ekonomike zero fonde shtesë, zero shtesë për familjet që në gjirin e tyre kanë persona me aftësi të kufizuar. Dhanë një lëmoshë edhe për pensionistët me një retorikë që tashmë duhet të marrë ndëshkimin e merituar.

Gjendja e mjerueshme po vazhdon ende, mësimi me dy turne në shkolla, mungesa e kopshteve e çerdheve këtu në Tranë, vazhdon të rëndohet gjithmonë e më shumë trafiku e ajri, vazhdon të dëmtohet biznesi siç kanë ardhur me mijëra gjoba ndaj tyre. Po vazhdon të rëndohet jetesa jonë, sepse këta nuk e kanë mendjen t’i shërbejnë Tiranës e Shqipërisë, por e kanë mendjen që tu shërbehet miqve të tyre, dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Kjo gjë duhet të shkojë drejt fundit, duhet të veprojmë me çdo mjet, mosbindja civile duhet të udhëheqë çdo protestë, sepse ndonëse ne flasim (me të drejtën e zotit e me fakte), ata që janë ende në krye të punës Rama-Veliaj-Balluku vazhdojnë të bëjnë kërdinë. 

dorian teliti

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet