29 Gusht 2024, 20:48
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshëndetur në nisje të fjalës së tij protestuesit të cilët marin pjesë në tubimet para Bashkisë së Tiranës. Berisha tha se ata me guximin e tyre përcjellin mesazhin se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë. Ai shtoi se kjo protestë do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma, dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta, ju misionarëve dhe misionareve të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Ju guximtareve dhe guximtarëve që me qendrimin tuaj përcillni mesazhin e madh tek shqiptarët, se shpresa në këtë vend nuk vdes kurrë.
Ju që me guximin tuaj përcillni tek shqiptarët se në asnjë kohë, asnjë rrethanë guximi i shqiptarëve nuk soset kurrë. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin nga ‘Rruga e Shpresës’ të vërtetat e mëdha që fsheh dhe censuron regjimi i narkoshtetit shqiptar, diktatura e bandave, e Edi Ramës, aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Kjo protestë është dhe do të mbetet frymëzim për qendresën e çdo shqiptari. Është dhe do të mbetet dëshmi e vendimit për të mos u dorëzuar kurrë. E vendimit për të vazhduar betejën gjer në fitore. Ndaj edhe unë në emër tuaj përshëndes sonte të gjithë ata misionare e misionarë që protestuan para Bashkisë së Tiranës kundër njërit prej figurave më të korruptuara, më të shpërfytyruara të politikës dhe bashkisë të të gjitha kohërave, Erion Veliaj.
Përshëndes protestuesit e Thumanës për qendresën e tyre të pamposhtur ndaj ndëshkimit amoral, antikushtetues, antiligjor që regjimi i narkoshtetit iu bëri me rrugën e ndërtuar, kundër diskriminimit që iu bëri qytetarëve më të varfër në Europë me taksën e re.
sali berisha
Politike
29 Gusht 2024, 20:22
M.B
Vullnet Sinaj
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike publikoi të enjten urdhrin e Kryetares së Kuvendit për thi...
Politike
29 Gusht 2024, 19:15
M.B
Edi Rama
TIRANA- Vjeshta do të nisë me mbledhje në Dajt për kabinetin qeveritar. Mësohet se më 1 Shtator, kryeministri E...
Politike
29 Gusht 2024, 17:36
M.B
Foto ilustruese
HIMARA- Vetëm tetë ditë pas zgjedhjeve për kryebashkiakun e ri, këshilli bashkiak i Himarës u mblodh n&e...
Politike
29 Gusht 2024, 15:11
M.B
Foto nga inagurimi
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare &...
Politike
29 Gusht 2024, 14:28
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vendosur mbledhjen e Këshillit për Rregulloren edhe Mandatet për të ...
Politike
29 Gusht 2024, 13:11
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama njoftoi nga Kongresi i Partisë Socialiste i...
Politike
29 Gusht 2024, 12:19
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi organizativ në Partinë Demokratike, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të funksionojë me integr...
Politike
29 Gusht 2024, 12:08
I.A
Belind Këllici
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se demokratët nuk do të...
Politike
29 Gusht 2024, 12:01
I.A
Ilda Zhulali
TIRANË- Anëtarja e këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Ilda Zhulali ka marrë pjesë sot në prote...
Politike
29 Gusht 2024, 11:55
I.A
Rezart Kthupi
TIRANË- Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndryshime...