LIVE UPDATES
Politike

"Aeroporti njeh zhvillim, po udhëtimet me autobus?" Pyetja që kapi në befasi Ramën në Berlin, i kthehet keq gazetarit: Jeni gazetar apo protestues

Gazetari i cili priste një përgjigje konkrete për pyetjen e tij këmbënguli, ndërkohë që Rama i zënë në befasi nga këmbëngulja e gazetarit, pyeti nëse ishte protestues.

3 Mars 2025, 10:56 Nga M.B
"Aeroporti njeh zhvillim, po udhëtimet me autobus?" Pyetja
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për media nga Panairi i Turizmit në Berlin, është kapur në befasi nga pyetja e një gazetari zviceran për linjat tokësore. Gazetari e pyeti Ramën se çfarë mendon për linjat tokësore dhe detare pasi sipas tij dëgjon se vetëm aeroporti ka rritje. Në këtë moment, Rama refuzoi që t'i përgjigjej pyetjes, por e anashkaloi atë duke folur për avionët dhe për bukuritë natyrore të vendin tonë. 

Rama solli në vëmendjen dhe protestat për lumin Vjosa duke thënë se europianët pasi zbutën lumenjtë e tyre u kërkuan shqiptarëve të ruanin lumin e fundit të egër dhe se "duan që ne të zhvillohemi siç duan ata." Gazetari i cili priste një përgjigje konkrete për pyetjen e tij këmbënguli, ndërkohë që Rama i zënë në befasi nga këmbëngulja e gazetarit, pyeti nëse ishte protestues.

"Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni", tha Rama.

Pjesë nga konferenca:

Gazetari: Na duhet të flasim në një konferencë ndërkombëtare në një gjuhë të tmerrshme që quhet anglisht... Për Shqipërinë është i rëndësishëm dhe turizmi përmes autobusit sepse njerëzit mund të vijnë dhe me autobus, por dëgjoj që vetëm aeroporti ka rritje dhe aeroporti nuk ka qëndrueshmëri. Çfarë mendoni për linjat e autobusëve dhe linjat e trageteve me Italinë?

Rama: Ndjesë që ju përgjigjem në gjuhën e tmerrshme që përmende në anglishten sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të mrekullueshme që tingëllon e tmerrshme për mua sa dhe zhurmat që dëgjoj por jam i sigurt, por ka muzikalitetin e vet kur ju flisni me bashkatdhetarët tuaj zviceranë. Mendoj se keni një argument, por sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë dhe në mos më i rralli që përshkon të gjithë vendin dhe është parku kombëtar i lumit Vjosa.

Lumi Vjosa u zbulua nga qytetarët europianë miqësorë me mjedisin si lumi i fundit i egër në Europë dhe na u hodhën në fyt që ta mbronin ndërkohë që ne po kërkonim shumë që ta mbronim. Çfarë dua të them me këtë? Dua të them se pasi zbutët të gjithë lumenjt tuaj donit që lumi ynë të qëndronte i egër. Pasi u zhvilluat, donit që ne të zhvilloheshim në mënyrën që ju donit. Ju tregova paksa historinë, por mos u kërkoni shqiptarëve që të mos udhëtojnë me avion sepse na u ndalua për gjysmë shekulli edhe t'i hidhnim sytë një avioni.... vinim vërdallë vendit tonë që ishte si burg. Jam i bindur se ashtu siç po ndodh sot, do të rritet me më shumë zviceranë, gjermanë, izraelitë që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera, raftin në lumenj dhe kështu me radhe.

Shqipëria është vend i vogël, kemi çfarë ka Zvicra, por imagjinoni nëse Zvicra do kishte atë që ka Mesdheu. Ne kemi Zvicrën, Mesdheun, çdo gjë që do një qene njerëzore. 28 km por me larishmëri. Po ashtu si qershia mbi tortë kemi shqiptarët dhe nuk jemi të mërzitshëm se zviceranët... Eurpianët do të vijnë për ne për bukuritë e maleve, për kënaqësinë e ngjitjes në to, për bukuritë e aventurave të tjerra si rafting në lumenj dhe kështu.  Shqipëria ka për këdo një vend. Është një vend i vogël, por i larmishëm. Kemi gjithçka që e do një qenie njerëzore dhe e kemi në distancë të shkurtër... Kemi dy dete, nëntë lumenj, shumë male, lugina dhe liqene. Qershinë mbi tortë kemi shqiptarët, që janë unikë dhe nuk jemi asnjëherë të mërzitshëm si zviceranët

(Ndërhyn gazetari dhe moderatorja)

Rama: Jeni gazetar apo protestues nuk po ju kuptoj?

Moderatorja: Pres një pyetje shumë konkrete.

Gazetar: Pyetja ime kishte të bënte me linjat tokësore.

Rama: Iu përgjigja. Po vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme, hap pas hapi. Për momentin jemi mjaft të pritur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet