LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ Rama: Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon. Braçe: S’numëroj lopët, u besoj blegtorëve

Deputeti i Partisë Socialiste, në një postimi në rrjetet sociale është shprehur se llogaritë e rreme nuk u japin të ardhura bujqve, duke nënkuptuar fjalën që kryeministri Edi Rama mbajti para fermerëve. Braçe shkruan se nëse një bujk mbjell një dynym serë të thjeshtë me lakër e sallatë, fitimi nuk del 9 mijë euro siç i “ka thënë llogaria Ramës”.

28 Qershor 2022, 18:36 Nga F.M
PËRPLASJA/ Rama: Shqipëria prodhon 97% të qumështit që
Edi Rama dhe Erion Braçe

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendësi i tij, Erion Braçe që aktualisht është deputet i Partisë Socialiste kanë replikuar në distancë me njëri-tjetrin. Gjithçka nisi nga Rama, i cili në një aktivitet ku ishte sot i pranishëm komentoi shifrat e INSTAT lidhur me bletorinë. Në fjalën e tij, një takim mes ekspertësh shqiptarë e të huaj, me fermerët, agropërpunuesit, përfaqësues nga Shërbimi i Këshillimit dhe Qendrat e Transferimit të Teknologjive në vend, pedagogë dhe studentë nga Universiteti Bujqësor Tiranë, Rama tha se Shqipëria sot prodhon 97% të qumështit që konsumon e se nuk ka mundësi që numri i lopëve të jetë ulur.

"Pika e grumbullimit e AZHBR është vepër arti në Myzeqe. Në Shqipëri, sot punohet sa dyfishi i tokës që punohej para 6-7 vitesh, po të shikohesh inmport eksportin. Sot jemi 1/3, nga 1/7. Ikën lopët dhe shitën dhentë. Ku ikën lopët? Shqipëria mbulon 97% të konsumit vendas. Më thoni ku ikën? Nëse e shohim me shifrat e konsumit, si llogariten? Kjo është temë tjetër,"-tha Rama. 

Por, Braçe i ka kërkuar të ndalojë. Deputeti i Partisë Socialiste, në një postimi në rrjetet sociale është shprehur se llogaritë e rreme nuk u japin të ardhura bujqve, duke nënkuptuar fjalën që kryeministri Edi Rama mbajti para fermerëve. Braçe shkruan se nëse një bujk mbjell një dynym serë të thjeshtë me lakër e sallatë, fitimi nuk del 9 mijë euro siç i “ka thënë llogaria Ramës”.

Postimi i plotë i Erion Braçe:

BOOOOOOOOOOOOLL! LLOGARITE E RREME NUK U JAPIN TE ARDHURAVE BUJQVE! Sapo degjova nje tregtar kastraveci per turshi qe llogaria i kish thene se: ME NJE DYNYM SERRE TE THJESHTE, NJE BUJK NGA LAKRA SALLATE FITON 8000-9000 EURO! Eeeeej, booooooll! Fotot jane te miat e i bera ne ne SHKURT te ketij viti ne serren moderne te Visit ne Divjake; LLOGARIA ESHTE KJO: Nje dynym serre ka 7000 bime. Produkti shkon nga 600 grame ne 1.2 kilograme. Me kokren me te madhe, pra 1.2 kg, prodhimi arrin ne 8400 kilograme. CMIMI KETE VIT, CAKTUAR NGA TREGTARE QE OPEROJNE NE TREGJE TE SOFISTIKUARA, ISHTE 30 LEKE/KG. Por llogarine po e bej me cmimin 50 leke/kg qe te ndiheni edhe me mire. E GJITHE E ARDHURA NGA NJE DYNYM SERRE ME LAKER SALLATE ESHTE: 420.000 LEKE OSE 3500 EURO! PO UA FAL TE GJITHA SHPENZIMET, PO E ZE QE VISIT JA PAGUAN TE TJERET SHPENZIMET PER MBJELLJE E KULTIVIM. 9000 EURO TE ARDHURA BEHEN VETEM NESE CMIMI ESHTE DY HERE E GJYSEM ME I LARTE, PRA 128 LEKE/KG, JO 30 LEKE/KG. Ndaj, ju lutem booooooooll!

Deputeti Erion Braçe nuk i ka lënë me kaq kritikat. Në një tjetër postim, Braçe shkruan se për shifrat i është referuar INSTAT-it pasi ai nuk numëron lopët. Braçe shkruan se ai u beson dëshmive të blegtorëve.

Postimi i dytë i Erion Braçes:

ME FALNI QE NUK DI TE GENJEJ!
1. UNE NUK NUMEROJ LOPET!
Jo se e perbuz si pune, fare; thjesht nuk kam mundesi ta bej kudo.
UNE KAM CITUAR DREJT E PA ASNJE GABIM INSTAT; nje institucion qe per statistika te tjera e ngreme ne qiell!
INSTAT ne publikimin e tij, thote kudo: BURIMI: MINISTRIA E BUJQESISE E ZHVILLIMIT RURAL.
Pra po them:
LOPET I KA NUMERUAR MINISTRIA EDHE NE 2017, EDHE NE 2018-fundit te tij i jam referuar une, EDHE NE 2019, EDHE NE 2020, EDHE NE 2021!
Burimi i INSTAT eshte ky numerim!
Po ti numeroja une do ishin edhe me ndryshe, REALE!
E dini pse? Sepse midis nje ministri qe thote “nuk ka qene aq numri i lopeve se e shtoi AI qe ishte atehere per te vjedhur leket e vaksinave”, nje tjeter ministri qe argumenton edhe me thelle “lopet i kane ngrene turistet; erdhen shume, cfare hane ata”-ne te njejtat qeveri, une i besoj haureve bosh, deshmive te blegtoreve per numrin e lopeve qe kishin e kane, stallat e pergjysmuara apo edhe me pak; i besoj nje fshati te tere si LIFAJ qe ka patur mbi 2000 krere lope e tani ka disa qindra!
JANE SHUME ME TE BESUESHEM KETA SE PESE MINISTRA NGA 2016-ta E KETEJ QE AKUZOJNE NJERI TJETRIN SE KANE NUMERUAR GABIM LOPET!
2. Te dhenat e INSTAT jane ne linje e logjike; NUMRI I LOPEVE NE RENIE, SHOQEROHET ME SASINE E QUMESHTIT PRODHUAR ME PAK; dhe nese numri i lopeve eshte numeruar nisur nga korrupsioni, litrat e qumeshtit te prodhuar kane si burim fabrikat e perpunimit, faturat, sipas INSTAT. (Ketu une perseri kam rezerva, po hajde)
3. Numrat e INSTAT mbeshteten ne ekonomi; nese me pare, CMIMI I QUMESHTIT NE GRUMBULLIM ishte i ulet, ndryshimi i skemes se TVSH e beri te pagrumbullueshem ekonomikisht, pra te padobishme ekonomikisht mbajtjen e tufes, SOT edhe pse cmimi eshte lart, eshte me pak se SHPENZIMET E USHQIMIT per lopet!
Thene keto, une mund te pranoj cdo arritje, cdo gje te mire te bere e nuk le rast pa e bere publik; POR NUK GENJEJ DOT, KERKEND, PERFSHIRE EDHE KRYEMINISTRIN!
Per dy arsye;
E para, te genjesh eshte mungese respekti per tjetrin; e dyta, te genjesh nuk zgjidh problemin dhe kjo nuk shpeton kerkend, nuk i intereson kerkujt, as bujqve e blegtoreve.

Çfarë thotë INSTAT?

Sipas të dhënave të INSTAT që u publikuan dje në vitin 2021 numri i gjedhëve shënoi rënie ,me 7.25 ose 26 krerë lopë më pak se në vitin 2020. Gjithashtu numri i deleve ra me 5% dhe i pulave me 3.2 për qind. Numri i dhive qëndroi thuajse në vendnumëro, teksa iu pa një rritje e numrit të koshereve me 10%. Si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive u vu re rënie e prodhimit të qumështit 3.7%, mishit me 1.5%, teksa prodhimi i vezëve u rrit me 4.4% dhe mjaltit me 5.1%.

edi rama erion brace

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet