31 Mars 2023, 10:33
Nga f.g
Taulant Balla, kryetar i grupit
TIRANE- Partia Socialiste është e gatshme të bashkëpunojë me Enkelejd Alibeajn për ligjin për hapjen e dosjeve të Ish-Sigurimit të Shtetit. Taulant Balla, kryetar i grupit të PS tha sot se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit do të humbasë mandatin e deputetit dhe shtoi se PS është gati të bisedojë.
“Kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, e humb mandatin e deputetit. Propozimi i opozitës, që t’ju them të drejtën bën sens, është një mënyrë tjetër, nuk përdoret ligji i Dekriminalizimit, por një ligj i posaçëm. Ndërhyrjet përmes autoritetit që ka jo vetëm fuqinë verifikuese, por merr vendimin përfundimtar. Ajo që na duhet pa humbur kohë është që t’i bëjmë bashkë dy propozimet që të shkojmë te zgjedhja konkrete, ligjore. Propozimi ynë është i hapur që ta diskutojmë me grupin e PD. Duhet t’i hapim rrugë. Besoj që do ta votojmë. Ne duam që të shkojmë te propozimi ynë, por ka dhe një propozim dhe opozita. Jemi të hapur të diskutojmë çdo formë, me rëndësi është rezultatit përfundimtar.”, tha Balla nga Kryesia e Kuvendit.
Prej muajsh, Alibeaj propozon se duhet të ketë një ndryshim në ligjin e dosjeve. Sipas tij, kush ka qenë pjesë e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nuk duhet të jetë më në asnjë post drejtues apo të zgjidhet nga qytetarët. Drafti parashikon përjashtim edhe nga gara për të zgjedhurit vendorë./Dosja.al
taulant balla ligji per dosjet enkelejd alibeaj
Politike
31 Mars 2023, 08:58
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zyrtari i lartë në tri qeveritë Rama po hetohet për katër vepra penale: mosdeklarim ose deklarim t&...
Politike
31 Mars 2023, 08:38
F.M
Petrit Vasili
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka publikuar vendimin e dënimit të kryebashkiaku...
Politike
31 Mars 2023, 08:07
F.M
Rakip Suli
TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli po bën 'xhiron e rrjetit' pasi u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se...
Politike
31 Mars 2023, 01:08
k.m.
Blendi Klosi dhe Belind Këlliçi
TIRANË- Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli për garën e fortë...
Politike
31 Mars 2023, 00:27
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e ...
Politike
31 Mars 2023, 00:14
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se nuk ka asnjë indikator që ai mund të...
Politike
31 Mars 2023, 00:00
k.m.
Jonila Godole
TIRANË- Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Jonila Godole, pjesëmarrëse ...
Politike
30 Mars 2023, 23:53
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e ...
Politike
30 Mars 2023, 23:37
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë!" për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli&...
Politike
30 Mars 2023, 23:31
k.m.
Blendi Klosi
TIRANË- Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi tha se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët janë m...