LIVE UPDATES
Politike

Pse kandidoi për Tiranën? Qori: Hyjmë në garë për të fituar

Arlind Qori ka thënë se qëllimi i tij kryesor pse garon në zgjedhje është për të ndryshuar Tirana e më pas Shqipëria, duke e cilësuar gjendjen aktuale të vendit si një “xhungël”.

26 Prill 2023, 23:22 Nga k.m.
Pse kandidoi për Tiranën? Qori: Hyjmë në garë për
Arlind Qori

TIRANË- Arlind Qori, kandidati për bashkinë e Tiranës nga "Lëvizja Bashkë” ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 Majit, ku tha ndër të tjera nëse dështon do të jetë përgjegjësia e tij dhe nëse fiton do të jetë për meritë të të gjithëve. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Opinion", Arlind Qori ka thënë se qëllimi i tij kryesor pse garon në zgjedhje është për të ndryshuar Tirana e më pas Shqipëria, duke e cilësuar gjendjen aktuale të vendit si një “xhungël”.

PJESË NGA EMISIONI: 

–Qori pse kandidat për bashkinë e Tiranës? Ju e dini që shanset reale tuajat për të fituar bashkinë e Tiranës janë të vogla, për të mos thënë inekzistente në raport me dy konkurrentët kryesorë.

Arlind Qori: Sa herë ma thonë këtë gjë, unë ju bëj pyetjen: Ku e dini ju? Ku i dini ju shanset tona? Ne garojmë për herë të parë, kemi një përvojë të gjatë politike si aktivistë…

-Ka sondazhe, ka një perceptim publik domethënë ne nuk jemi ‘out’ fare kur e bëjmë këtë pyetje.

Arlind Qori: Sondazhet që regjistrojnë preferencën e qytetarëve për parti si “Lëvizja Bashkë” janë tejet të pasakta. Unë do t’i referohem “Europian Social Survey” i cili kur bën sondazhe për Shqipërinë, vendos një x aty dhe thotë ky është një vend shumë problematik për sondazhe dhe zakonisht është i vetmi vend i Europës kur sondazhet nuk regjistrojnë gjithçka. Në 10 vetë që na premtojnë mbështetje ne sot, 9 refuzojnë të dalin në foto. Kur takojmë qindra veta përditë…

-Je i sigurt që ata të ofrojnë vetëm ty mbështetjen se unë kam informacion se të njëjtit njerëz në 2021-in dilnin dhe në mitingjet e Ramës dhe të Bashës.

Arlind Qori: Ama unë e di se mua dhe “Lëvizjen Bashkë” nuk kanë pse të na gënjejnë sepse ne nuk premtojmë në terma si vend pune, favore dhe nuk kanë pse të ndihen të kërcënuar nga ne. Ne hyjmë në garë për të fituar mbështetjen e shumicës dërrmuese të shoqërisë, se sa do të fitojmë do ta shohim. Ne duam të ndryshojmë Tiranën sot, duam të ndryshojmë Shqipërinë nesër, ne duam të tregojmë se Tirana dhe Shqipëria janë pak a shumë kjo që treguat pak më herët, një vend ‘xhungël’, ku njeriu për njeriun është ujk. Britanikët na vrasin kur ne harrojmë të vrasim njëri-tjetrin. Ne përdite rrihemi dhe vritemi me njëri-tjetrin, edhe në rrugë, edhe në trafik. Edhe kjo vjen si rezultat i një stresi të madh dhe tensioni që ne nuk e shfaqim ndaj atyre që na kanë sunduar e poshtëruar, por e shfaqim ndaj njëri-tjetrit. Ne na kanë bërë ujqër të njëri-tjetrit. Mënyra si e shoh unë kryetarllëkun është jo vetëm privilegj, por edhe sakrificë edhe guxim. Po lexoja pak më parë një libër të Luftës së Dytë Botërore dhe e di si i kalonin ushtarët fushat e minuara, ngarkonin një kafshë pune që të ecte në fushë, në këtë kuptim unë mendoj që kryetari i një partie është ajo kafsha e punës që ec në një fushë të minuar, e në këtë fushë të minuar o eci unë, ose nuk ecën askush në “Lëvizjen Bashkë”! Të ishte për vend komod do e kisha vënë veten në këshill bashkiak.”

Kujtojmë se kandidaturën për bashkinë e Tiranës, Qori e shpalli më 28 Shkurt të këtij viti.

arlind qori

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit