Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka i ka dërguar një letër kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla në lidhje me nismën për t’i dhënë mandat të përjetshëm kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit. Me anë të një postimi në Facebook, Açka shkruan se në Parlament po bëhet puç për të arritur synimet që ata kanë.
Po ashtu Açka ka shkruar se dy deputetët socialistë Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj janë duke shkelur ligjin dhe Rregullorën e Parlamentit. Açka më tej ka theksuar se duhe të informohet për depozitimin e ndonjë kërkese në protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga deputetët.
Letra e Plotë:
Puç në Parlament për të zgjatur mandatin e Skënder Gjinushit Deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj nuk mund të shkelin ligjin dhe Rregulloren e Parlamentit Në vëmendje të Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjës Lindita Nikolla Në vëmendje të medias shqiptare Sot, pikërisht në ditën e mbarimit të mandatit të Skëmder Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkecave të RSH, kür të gjitha komisionet parlamentare e kanë mbyllur sesionin e punës së tyre dhe kanë dorëzuar (sipas rregullores së Parlamentit 48 orë më parë) të gjitha vendimet për seancën e nesërme të Parlamentit, dy anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik (KPEMIP), deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, po përgatisin një puç parlamentar, duke stisur një mbledhje jashtë rendit tê KPEMIP-së, për të kaluar në votim projektligjin e tyre famëkeq, që ia zgjat jetën nē drejtimin e Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi. Me forma tipike ilegale, me një ngut të pajustifkuar, në kundërshtim të plotë me Rregulloren e Parlamentit, duke i bërë presion të hapur kolegēve të shumicës, anētarē të KPEMIP, duke e detyruar hapur stafin e komisionit dhe stafin e Kuvendit që mbikëqyr punēn e komisioneve që të shkelē Rregulloren, në sulm të hapur ndaj zgjedhjeve të lira në Akademinë e Shkencave të RSH dhe kundër dëshirës së Asamblesë së ASH-së, në fyerje të hapur të autonomisë që i jep ligji këtij institucioni, këta dy kolegë po përpiqen ta quajnë të kryer misionin e tyre të nisur prej muajsh në shërbim personal ndaj Skënder Gjinushit.
Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellē nē Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense qē kërkojnë kohēn e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetēm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur tē ASH, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve. Si titullare e këtij komisioni i bëj me dije Kryetares së Kuvendit se deri në këto çaste nuk jam informuar për depozitimin e ndonjë kërkese nē protokollin e Kuvendit për mbledhje të KPEMIP nga dy deputetët. Vetēm pas martjes së kërkesës, si drejtuese kam detyrimin ta shqyrtoj dhe të vendos datën dhe orën e mbledhjes, sipas Rregullores. I bëj thirrje dy kolegëve deputetë të respektojnë Rregulloren e Kuvendit për thirrjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe të mos urdhërojnë kolegët në forma private dhe jo institucionale dhe jashtē hierarkisë së përcaktuar nga kjo Rregullore. Mënyra e mbledhjes së Komisionit Parlamentar dhe procedura e mbarëvajtjes së tij është pērcaktuar shumē qartë nē ligj. Ata nuk kanë asnjë të drejtë që krizēn që po kalon Akademia e Shkencave për shkak tē drejtimit të saj autoritarian, t’ia transmetojnë kolegëve të tyre të Komisionit.
I bëjë thirrje kolegëve deputetë të shumicēs qē kanë nën presion e vazhdueshēm të ethes Gjinushiane që KPEMIP po kalon prej muajsh, të mos bie prehë e aktive joinstitucionale dhe tē ngrihen nē përgjegjësinë e respektimit të ligjit, për të cilin janë betuar. I bëj thirrje stafit të Komisionit dhe stafit të Kuvendit të Shqipërisē që të respektojnë Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe të mos bëjnë lojēn e asnjë maskarade politike e që do t’i ngarkojë me përgjegjësi, Para ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe atë e garanton më së pari Kuvendi i Shqipërisë. Nëse nuk ndodh kjo as në Kuvendin e Shqipërisē, ai do të kthehet në gazerma shkeljeve ligjore dhe Shqipëria nē një republikës antikushtetuese. Flutura Açka Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik
Taulant Balla TIRANË- Taulant Balla njofton se i ka tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit, për lejimin ...
Arben Ahmetaj Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Ish-zv.kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, edhe pse nuk ndodhet në Shqipëri, duket se informohet për çdo ...
Marrëveshja politike jozyrtare PS- PSD për qarkun e Shkodrës, funksionon. Bashkimi i votave në Këshillin e Qarkut Shkodër, ka sj...
Komisioni per shendetesine TIRANË- Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë ka miratuar g...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur 3 emra që sipas tij janë pronarët e inceneratorit të Tiran&e...
Pamje nga Komisioni TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjal&eu...
Jozefina Topalli TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së në qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka deklaruar se këto jan&e...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka prezantuar raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca për të fituar, zgjedh...
TIRANË- Kryetarja e Komisionit për Edukimin, Flutura Açka u ka kërkuar falje studentëve të Mjekësisë. Në fjal&e...