25 Maj 2024, 20:31
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË: Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar sërish mbrëmjen e sotme se qeveria Rama, po shpopullon vendin çdo ditë dhe më shumë. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se e vetmja zgjidhje për përmbysjen e regjimit janë protestat masive dhe mosbindja civile. Sipas Berishës kjo është rruga e vetme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe për krijimin e qeverisë teknike.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejtë, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt për oratorët, fjalët e tyre që rrezatojnë të vërteta, shpresë dhe besim te mbarë shqiptarët.
Miqtë e mi, në këtë betejë ju jeni bërë shembulli më i shkëlqyer. Jeni bërë shembulli i frymëzimit. Shembulli i qytetarit atdhetar. Shembulli i qytetarit të pamposhtur.
Në këtë betejë ju keni përcaktuar rrugën e fitores. Rrugën e betejës për mbarë shqiptarët! Të dashur miq, sot çdo opozitar pret me padurim fitoren ndaj një regjimi të pamëshirë, antishqiptar që po e zhbin Shqipërinë nga shqiptarët. Po shpopullon këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në histori.
Por sot çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë si drita e diellit se vetëm protesta e vazhdueshme, vetëm protesta e pamposhtur, vetëm mosbindja civile e vazhdueshme dhe e pamposhtur është rruga për realizimin e qëllimeve tona madhore. Është rruga për përmbysjen e narkoqeverisë. Është rruga për krijimin e qeverisë teknike. Për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe fitoren e padiskutueshme të opozitës.
sali berisha edi rama protesta
Politike
25 Maj 2024, 19:37
B.Z
Pamje nga rrugët e Tiranës
TIRANË - Moti i keq me reshje të dendura shiu përfshiu Tiranën, pasditen e kësaj të shtu...
Politike
25 Maj 2024, 19:43
I.A
Alberto Alemanno dhe Ditmir Bushati
Ditmir Bushati në podacastin e tij Public Square diskuton me Alberto Alemanno, profesor në shkollën pres...
Politike
25 Maj 2024, 18:15
B.Z
David Cameron kur zbret nga avioni në Shqipëri
SHBA - Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një vi...
Politike
25 Maj 2024, 16:15
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një kra...
Politike
25 Maj 2024, 16:02
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Në 11 maj 2023, Piramida e Tiranës u përurua me një premtim të madh: të bëhej qendra më ...
Politike
25 Maj 2024, 15:38
B.Z
Mitsotakis, Petro Beleri
GREQI - Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka nisur fushatën në prag të zgjedhjeve evropiane që pritet t&e...
Politike
25 Maj 2024, 15:14
B.Z
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
TIRANË - Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas miratimit nga ana e Asambles...
Politike
25 Maj 2024, 15:04
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka komentuar sërish ditën e sotme taksimin e profesion...
Politike
25 Maj 2024, 13:06
M.B
Foto ilustruese
MILANO- Kryeministri Edi Rama do të mbajë nesër takim e radhës me diasporën, konkretisht me emigrantët s...
Politike
25 Maj 2024, 13:06
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bojkotin ...