LIVE UPDATES
Politike

Rama çoi për “riedukim” gazetarin Klevi Muka, Unioni i Gazetarëve: Masa të tilla cënojnë lirinë e medias

Unioni i Gazetarëve shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë praktikë të ndjekur nga kryeministri dhe i kërkojnë të heqë dorë nga praktika të tilla që cënojnë lirinë e medias.

2 Korrik 2022, 12:35 Nga e.k
Rama çoi për “riedukim” gazetarin Klevi Muka, Unioni i
Aleksandër Çipa

TIRANË- Unioni i Gazetarëve ka reaguar pasi kryeministri Rama çoi për “riedukim” gazetarin e A2 Klevi Muka pasi ky iu fundit i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me faktin se bashkëshorti i saj biznesmen është shpallur investitor strategjik.

Unioni i Gazetarëve shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë praktikë të ndjekur nga kryeministri dhe i kërkojnë të heqë dorë nga praktika të tilla që cënojnë lirinë e medias.

"Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta", thuhet në deklaraten e UGSH.

 

Reagim i kryetarit të UGSH, gazetarit Aleksandër Çipa ndaj rastit të gazetarit Klevin Muka në konferencën e kryeministrit Rama – Tiranë 2.07.2022

Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtyre masave që pengojnë gazetarin për periudha të caktuara kohe për të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit. Kjo bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për informim dhe për t’u informuar. Kjo bie ndesh me parimet e komunikimit publik të një kryeministri, i cili duhet të përballet me gazetarët për pyetje dhe çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë.

Penalitete të tilla janë të pazakonta, të panjohura në praktikat e komunikimit të udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat. Aplikimi i penaliteteve  të tilla për ndëshkime gjashtë mujore apo tre mujore për gazetarët, janë një rast tipik shqiptar dhe si të tilla, përbëjnë një modul pse jo në rënie, të lirisë për informim në republikën e Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Kryeministri Rama duhet të jetë më komunikues me mediat dhe sidomos me gazetarët për çështje që i interesojnë opinionit publik dhe për aspekte që kanë të bëjnë me interesat publike. Çdo ndërhyrje tjetër, nuk bën gjë tjetër, veçse politizon marrëdhëniet e një qeverie me mediat, me gazetarët dhe me reporterët në mënyrë të veçantë.

Përsëritja e rastit tjetër do të shkaktonte reagime të pafundme jo vetëm nga komuniteti jonë, nga organizata jonë e cila në rast të përsëritjes do të vendoset në krye të reagimit, por edhe nga organizata simotra në Europë dhe vendet e tjera të Botës. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri ku gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ja dha kryministri teksa ju drejtua se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

edi rama klevi muka aleksandër çipa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj