LIVE UPDATES
Politike

Rama: Nuk i dorëzojmë muxhahedinët te Irani, por ata s’mund të bëjnë politikë duke përdorur Shqipërinë

Kryeministri po ashtu nuk la pa përmendur edhe strehimin e afganëve në Shqipëri, pas rënies së Kabulit.

28 Shtator 2024, 12:16 Nga r.ll
Rama: Nuk i dorëzojmë muxhahedinët te Irani, por ata s’mund
edi rama

SHBA- Në fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për muxhahedinët e strehuar në Manëz të Durrësit, për të cilët tha i pranoi në vendin tonë se në Irak iu rrezikohej jeta çdo ditë "nga vrasësit e Teheranit".

Sipas tij sulmi kibernetik ishte një hakmarrje për shkak të strehimit të refugjatëve iranianë. Rama i bëri thirrje Teheranit se do "i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit". Kryeministri po ashtu nuk la pa përmendur edhe strehimin e afganëve në Shqipëri, pas rënies së Kabulit.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Të parët tanë na mësuan vlerën e të qëndruarit krah hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik për t’i mbrojtur nga kasapët e Luftës së Dytë Botërore dhe, po ashtu, i mësuan botës se ishte veç nder të ishe mysliman e të strehoje në shtëpi hebrenjtë, të ishe i krishterë e të bëje të njëjtën gjë, të jesh thjesht njeri kur të tjerë njerëz në rrezik kanë nevojë për ndihmën tënde. Me çfarëdo çmimi.

Me të njëjtën frymë iu dhamë strehë mijëra refugjatëve iranianë, jeta e të cilëve rrezikohej çdo ditë në Kampin “Liberty” në Irak, ku sulmoheshin e iu merrej jeta nga vrasësit e Teheranit. Vende më të mëdha e më të forta europiane nuk deshën t’i ndihmonim dhe ne paguam një çmim të shtrenjtë mikpritjen për ta, pasi regjimi totalitar i Teheranit u angazhua në një agresion kibernetik masiv kundër Shqipërisë, i cili synonte të zhdukte gjithë infrastrukturën tonë digjitale të shërbimeve publike. Po ne nuk u hoqëm dorë dhe nuk do të heqim dorë nga zotimi për t’i strehuar ata njerëz në vendin tonë për aq kohë sa është e nevojshme, sepse mikpritja jonë nuk ishte dhe as është e lidhur me ndonjë qëndrim politik kundër Iranit, por vetëm me bindjen humanitare të gdhendur në shpirtin tonë si komb.

U detyruam t’i përgjigjeshim sulmit brutal të regjimit iranian duke ndërprerë marrëdhëniet tona diplomatike dhe duke përzënë personelin e tij diplomatik nga vendi ynë, por e përsëris se iranianët në Shqipëri janë në besën tonë, ashtu siç qenë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Teheranit do i duhet ta flejë mendjen, se nuk ka shanse që t’i dorëzojmë ndonjë prej tyre regjimit. Nga ana tjetër, ne nuk i inkurajojmë miqtë e strehuar tek ne në asnjë aksion politik që përdor si platformë Shqipërinë.

Së fundi, u desh t’u hapnim dyert edhe mijëra afganëve, jetët e të cilëve u gjendën befasisht në rrezik nga rënia e Kabulit. Ishte vërtet e sikletshme të shihje si më të mëdhenjtë e të pasurit mes anëtarëve europianë të NATO iu shmangën detyrimit më të natyrshëm njerëzor për t’i shpëtuar ata pasi ne lamë vendin e tyre.

Ata i besuan ëndrrës që iu shitëm me plot fjalë të bukura, liri, demokraci, të drejtat e grave, media e lirë e kështu me radhe dhe u ekspozuan me gjithë zemër duke punuar me ne në Afganistan si qytetarë të lirë dhe për ne si shoferë, pastrues, përkthyes, teknikë. Por, befas, ne ndryshuam mendje. I lamë armiqtë e tyre të rimerrnin pushtetin dhe premtimet tona të bukura nuk kishin më asnjë vlerë në errësirën e vetmisë së tyre tmerruese. Në fakt, nuk i takon Shqipërisë të thotë nëse duhej të qëndronim apo të iknim. Jemi shumë të vegjël për vendimet e mëdha të aleancës sonë. Por shpirtin e kemi shumë të madh për të mos e parë dëshpërimin e atyre afganëve si dëshpërimin tonë kur ishim nën sundimin e talebanëve tanë të kuq.

Kështu, në bashkëpunim me një sërë organizatash humanitare në Shtetet e Bashkuara dhe me ndihmën e Departamentit të Shtetit, i strehuam dhe iu dhamë shansin të nisnin një jetë të re, në vend se të ekzekutoheshin apo të harroheshin deri në vdekje në burgjet e ferrit të talebanëve. Dhe jemi shumë krenarë kur shohim që ata marrin frymë lirisht këtu, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe edhe në Shqipëri. Shqipëria qëndron sot në skenën botërore krenare pas kalimit nga një e shkuar e errët diktatoriale në një rrugëtim të gjatë tranzicioni, gjatë të cilit kemi vuajtur shumë paragjykime nga bota jashtë nën damkën e kriminelëve të varfër.

edi rama

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri