All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Rama për kandidatin e Opozitës: S’më duhet çfarë djali është, por a është kalë i mirë, a mban ngarkesa! I paska gjunjët copë

Me humor, kryeministri tha se madje kandidati duhet parë nëse ëhstë ‘kalë i mirë’ dhe a mban ngarkesë sepse djem të mirë janë të gjithë.

7 Maj 2023, 18:29 Nga F.M
Rama për kandidatin e Opozitës: S’më duhet
Edi Rama
All - Paragraf - 1

RRËSHEN- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar vitën e qytetarëve në Rrëshen për kandidatin e PS-së për Bashkinë, Bdrec Dedaj. Ai e krahasoi me të zgjedhurin nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ për të cilin tha se e lavdërojnë se është ‘djalë i mirë’. Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë nuk duhet vënë re pasi të gjithë janë djem të mirë, por duhen parë nga puna që bëjnë. Me humor, kryeministri tha se madje kandidati duhet parë nëse ëhstë ‘kalë i mirë’ dhe a mban ngarkesë sepse djem të mirë janë të gjithë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nëse do kishim pasur një rrugë më të lehtë, nëse ne nuk do ta kishim pasur imponimin e këtyre forcave të paparashikuara të natyrës që na dolën përballë dhe që do kishin gjunjëzuar edhe një elefant e jo një Shqipëri të vogël dhe ende jo aq të fortë sa për të përballuar goditje të kësaj natyre njëra pas tjetrës, sigurisht ne do kishim bërë shumë më tepër e megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, ne sot e kemi sjellë ekonominë shqiptare në pikën që mundet të bëjmë rritjen më të madhe historike të pagës, duke bërë që paga mesatare në sektorin publik nga 530 euro që ishte përpara se të fillonte rritja që ka filluar tani në fund të prillit dhe në fillim të majit, deri në prillin e ardhshëm të bëhet 900 euro dhe patjetër kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e pagës në sektorin privat, ku ne e kemi çuar pagën minimale në 40 mijë lekë, përtej parashikimit tone, por edhe më programin e atyre të tjerëve që ju e dini shumë mirë si i shkruajnë programet, tamam si ky këtu që thotë “Jam djalë i mire”. Muhabet kot domethënë, djalë i mirë, ne nuk kemi ardhur këtu për të dhënë nuse, ne kemi ardhur këtu për të thënë që në 14 maj nuk po shkojmë në dasëm dhe nuk po kërkojmë dhëndër, por po kërkojmë njeriun që do të marrim në punë për katër vite që do vazhdojë të punojë për Mirditën. Çdo gjë e kisha dëgjuar por një kandidat që thotë “Jam djalë i mirë, më jepni votën” kjo është hera e parë që e dëgjoj dhe kur mua më thonë “Ky është djalë i mirë” them “Nuk kam motër për të martuar, kështu që është i zoti apo nuk është i zoti” se djalë i mirë është për veten e vet, është për familjen e vet, bukuri shumë por a është i zoti, a mban ngarkesë, a e tërheq karrocën, a është “kalë” i mirë se djalë i mirë... por mësa shoh unë, ai i paska gjunjët copë.  Unë natyrisht nuk dua të merrem sepse nuk e njoh fare kush është por kam qeshur shumë tani që po vija dhe më thanë “Është njëri që thotë jam djalë i mirë” por përtej djalit të mirë unë mendoj që ky djali, si dhe të gjithë ata djemtë e tjerë që kanë dalë rrugëve për të kërkuar vota për t’u bërë kryetarë bashkie nuk janë mirë këtu (në mendje)  mund të jenë këtu (në zemër)  ose me ndonjë vend tjetër, por këtu nuk janë mirë sepse të marrësh përsipër t’i japësh fytyrën, t’i japësh emrin, t’i japësh zërin një gërdalle nongrata dhe një tjetri që i madh dhe i vogël e njeh që është i pakorrigjueshëm do të thotë që të mos jesh mirë, që të mos kesh aftësi të arsyetosh se çfarë është mirë dhe çfarë është keq për vendin tënd, në radhë të parë.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion