LIVE UPDATES
Politike

Rama për median Franceze: Nuk kemi shtet dhe institucione të afta për të luftuar korrupsionin

Rama pranoi dhe një herë për median franceze se Shqipëria ende nuk ka institucione të afta për të luftuar korrupsionin dhe fenomenet e tjera.

6 Shtator 2022, 13:04 Nga A.B
Rama për median Franceze: Nuk kemi shtet dhe institucione të afta
Edi Rama

FRANCË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi i Ballkanit i sjell Europës siguri dhe unitet. Kështu është shprehur kreu i Qeverisë, në një reportazh të kanalit francez “Metropole”, të titulluar “Hetime Ekskluzive”.

Në reportazhin e zbardhur nga 'ATA', kreu i Qeverisë diskutoi edhe për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në BE. Po ashtu, pas gati nëntë vitesh në Qeveri, Rama pranoi dhe një herë për median franceze se Shqipëria ende nuk ka institucione të afta për të luftuar korrupsionin dhe fenomenet e tjera.

'Nuk është një proces i parashikueshëm, sepse është një politikë e përhershme në Union, politika e brendshme e vendeve. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor. Më kujtohet diçka që më ka thënë shumë kohë më parë Michel Rocard: Duhet të kuptosh se të negociosh me Bashkimin Evropian për t’u anëtarësuar në të është një proces i ngritjes së vendit tënd. Ne duhet të ndërtojmë një shtet ligjor. Imazhi që është krijuar për vendin tonë jashtë është një stereotip për Shqipërinë dhe shumë larg realitetit shqiptar. Nuk dua të them se nuk ka korrupsion, gjithsesi Shqipëria ka probleme me korrupsionin pikërisht sepse ne ende nuk kemi shtet ligjor dhe institucione të afta për të luftuar të gjitha këto fenomene.'- tha Rama. 

I pyetur se çfarë Shqipëria do t’i sjellë Europës, Kryeministri nënvizoi se “Shqipëria është një nga vendet e Ballkanit. Mendoj se është më konkrete se çfarë mund t’i sjellë Ballkani Evropës. Më shumë siguri, jo vetëm në kuptimin ushtarak, por edhe në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, drogës, më shumë siguri, më shumë unitet, sepse është paksa si stomaku i Evropës. Ndaj nuk është ide e mirë që ta kesh stomakun të shkëputur nga trupi, sepse mund të krijojë shumë probleme”.

Pyetjes nëse ky është mandati i fundit apo ka ndërmend të vazhdojë më tej, Rama iu përgjigj: “Të shohim, kam mësuar se jeta është ajo që ndodh ndërkohë që bëjmë plane të tjera. Ne duhet ta lëmë jetën të vendosë në vend që të pretendojmë të vendosim për jetën. Pak nga pak ka filluar një ndryshim lidhur me imazhin e Shqipërisë në Francë. Gjithmonë e më shumë francezë po vijnë në Shqipëri. Është vërtetë e mrekullueshme që kjo po ndryshon. Dhe për më tepër, kur njerëzit vijnë në Shqipëri ata mbeten pa mend, sepse Shqipëria që gjejnë është krejtësisht e ndryshme nga Shqipëria që imagjinonin duke lexuar këto artikuj stereotipe për krimin, drogën, mafien”.

I pyetur nga gazetari se si vizaton gjatë takimeve, Rama shprehet se “është syri dhe dora që punojnë së bashku ndërsa veshi dhe vëmendja janë tek ai që flet. Mund ta bëj këtë kur të tjerët flasin”.

Edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është shfaqur në këtë intervistë për median franceze, Metropole. Nano, i cili u shkarkua nga posti si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, thotë se në Shqipëri operacionet e policisë dekonspirohen. (LEXO KËTU)

edi rama france

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet