LIVE UPDATES
Politike

Rama pranoi se mungojnë ilaçet/ Berisha: Të gjitha ilaçet e marra së bashku nuk do kushtonin as sa një e pesta e shpenzimeve personale të Ramës

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha e ka përshkruar si “farsë të shëmtuar” menaxhimin e qeverisë dhe ka kritikuar shpenzimet personale të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij tejkalojnë me shumë kostot e nevojshme për ilaçet e qytetarëve.

15 Nëntor 2025, 12:32 Nga E. D
Rama pranoi se mungojnë ilaçet/ Berisha: Të gjitha
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj situatës së mungesës së ilaçeve në Shqipëri. Lidhur me situatën, Berisha aluzoi qeverinë për keqmenaxhim dhe prioritet të gabuar të fondeve shtetërore. Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Kryedemokrati e ka përshkruar si “farsë të shëmtuar” menaxhimin e qeverisë dhe ka kritikuar shpenzimet personale të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij tejkalojnë me shumë kostot e nevojshme për ilaçet e qytetarëve.

"Të dashur demokrate e demokratë, qytetare dhe qytetarë, që ndiqni rrjetet e mia sociale, nisim sot, duhet të pranoj me vonesë dhe ndjesë për këtë, bashkëbisedimin tradicional me ju kushtuar situatës dhe zhvillimeve në Shqipëri. Sot ne nisim këtë bisedë pasi shqiptarët dhe bota pa se si Edi Rama apo Ramaduro apo Noriega e Europës organizoi farsën më të shëmtuar elektorale më datën 11 maj, farsë e cila u konfirmua e tëra në të gjithë shëmtinë e saj në 45 faqe të raportit të OSBE/ODIHR. Raport që, për të gjithë ata që kanë pasur durim ta lexojnë, konstatojnë se janë paraqitur zhvillimet më të këqija të mundshme në një proces zgjedhor të kontrolluar nga qeveria.

Raport i cili konstaton se në vitin elektoral, njëlloj si në çdo diktaturë tjetër autokratike, kreu i narkoshtetit arreston, burgos apo fus në procese penale liderët e tre partive kryesore të opozitës. Për të marrë mandatin e katërt, në kundërshtim me ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar të zgjedhjeve, organizon 4530 aktivitete përfshi ditën e zgjedhjeve Giro D’Italia për 7 milionë euro një organizate private. Ndërkohë që sot në mënyrën më të papërgjegjshme dhe unike në botë u deklaronte qindra e qindra të sëmurëve me sëmundje të rënda, familjeve të mijëra të tjerëve që nuk janë më, se nuk kishim ilaçe meqë ishin shumë për mjekimin e tyre.

Ky njeri i papërgjegjshëm, mund t’i vësh çdo epitet, por të shpenzosh 7 milionë euro për Giro D’Italia, të ndërtosh Kopshtin e Edenit në oborrin e qeverisë për 4.2 milionë euro, të blesh makina për vete, makina e tretë që shkon në total 1.5 milionë euro, të shpenzosh 21 milionë euro udhëtime në dy vite, të hapësh shishe 33 mijë euro Romanee Conti në zyrat e tua, të udhëtosh me çarter dhjetëra e dhjetëra herë dhe të lësh të sëmurët në kthetrat e më të pamëshirës, vdekjes, kryen një krim kundër njerëzimit. T’i lësh pa ilaçe. Pikërisht sot pranoi se i lamë pa ilaçe se nuk kishim se ata ishin shumë.

Unë u garantoj se të gjithë ata pa përjashtim, të gjitha ilaçet e tyre që janë vërtet të kushtueshme, të marra së bashku nuk kushtonin kurrë as edhe një të pestën e shpenzimeve personale të Edi Ramës për avionë, për makina, për kopshtin e Edenit, për Giro D’italia. As një të dhjetën. Por natyrisht njerëzit i shumëzon me zero para interesave të verbra të pushtetit tënd. Sot ai në shpirtkazmëri si për t’i prekur, iu rikujtoi qytetarëve eksperiencën e tij personale. Edhe më makabër bëhesh me këtë Edi Rama, se nuk e besoj se ke lënë ndonjë person tëndin pa ilaçe dhe unë shpresoj të shërohet.

Por po të kishe ndjeshmëri ti, po t’i konsideroje qenie njerëzore, ti nuk i lije kurrë ata pa ilaçe. Ti u bije vizë të gjitha këtyre shpenzimeve për t’u garantuar ilaçet atyre. Tani thua se këtë vit do kenë ilaçet. Uroj që të mos ua vidhni ilaçet siç keni vepruar. Sepse ju keni vjedhur paratë e ilaçeve. Sepse ju keni bërë tregti me ilaçet.
Ministrja jote është pasuruar me ilaçe. Administrata jote është pasuruar me ilaçe. Janë këto të gjitha të evidentuara në akte të KLSH. Unë u ndala në këtë moment se ky është një moment shumë i dhimbshëm.

Po ky është njeri i papërgjegjshëm, njeri që për pushtetin e tij është i aftë të bëjë gjithçka dhe të mashtrojë për çdo gjë. Ju e dëgjuat dy ditë më parë, me vrasjet që ndodhën në oborrin e aeroportit, që të gjitha në patronazhin e narkoshtetit aty, ky deklaroi se na mungonin kamerat. Po cilat kamerat mungonin? Po shqiptarët prej atyre kamerave panë gjithçka me detaje, përveçse ti që nuk i sheh, se ti do mashtrosh. Pra, kemi shumë probleme për të debatuar së bashku dhe unë jam i hapur për çdo pyetje," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës