LIVE UPDATES
Politike

Deri në 249 mijë lekë në muaj! Rama rrit pagat e punonjësve të Kryeministrisë: Do e bëjmë me dy hapa, hajde me vrap në punë tani

Pagat e rritura variuan nga 125 mijë lekë deri në 249 mijë lekë, në varësi që kishin punonjësit. 

30 Mars 2023, 11:06 Nga F.M
Deri në 249 mijë lekë në muaj! Rama rrit pagat e
Edi Rama dhe punonjësit e kryeministrisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punonjësit e kryeministrisë këtë mëngjes, për të komunikuar rritjen e pagave për disa prej tyre. Në fjalën që mbajti para vartësve të kryeministrisë, Rama bëri me dije rritjen e pagave për gjashtë prej tyre. Ai tha se rritja do të procesohet me dy raunde, dnërkohë që u bëri thirrje të rinjve që të ndiqnin hapat e mëtë vjetërve në detyrë. Ajo që ra në sy është se punonjësit kishin shumë vite punë në kryeministri, më e 'reja' ishte Zenaida me 28 vite punë, ndërsa më e vjetra Nexmija me 44 vite punë. Pagat e rritura variuan nga 125 mijë lekë deri në 249 mijë lekë, në varësi që kishin punonjësit. 

Fjala e Ramës: 

Po rri një shkallë më lart që t'ju shoh të gjithëve, desha t'ju përshëndes dhe t'jua them vetë sepse u bënë kaq vite që punojmë së bashku, të gjithë punoni këtu me përkushtim, pa orar. E keni merituar prej shumë kohësh në fakt, por mundësia për ta bërë realitet është bërë vetëm tani. Ju e dini shumë mirë se sa na është dashur të kapërcejmë që të arrijmë deri këtu. Dhe për t'ju thënë që tani është koha të bëjmë një rritje rrogash domethënëse. Për të pasur një ide të domethënies kam marrë këtu disa raste konkrete duke dashur të përfitoj nga rasti edhe për të falenderuar disa prej jush që janë legjendat e këtij institucioni dhe do të doja të më ndihmonin duke ardhur këtu, më afër, një shkallë më lart. Monika që është drejtore njësie prej plot 26 vitesh, Rezari që është...i duket vetja më i gjatë se kjo...është jurist i departamentit dhe 37 vite ka këtu. Sa vjeç je? Çfarë do këtu ti, duhet të kishe dalë në pension. Pastaj kemi Vjollcën, shefe sektori. Vjollca ka 43 vjet në punë, është një shkallë më lart. Zenaida është përgjegjëse sektori, ajo ka 28 vjet. Pastaj Luljeta që është specialiste. Luljeta ka gjithë sekretet e qeverisë, pastaj dhe...E dini sa ka Luljeta këtu? 41 vjet. Por, s'keni parë gjë akoma sepse Nexhmija ka 44 vjet. Tani që t'i marrim me radhë, rritja e pagave do të bëhet me dy raunde. do të fillojmë tani dhe pjesën tjetër do ta shtojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm. Korrektimet do të fillojnë nga lart poshtë. Unë po filloj nga poshtë lart, për t'ju thënë se sa do të jetë paga e Luljetës dhe Nexhmijes në fund. Luljetës do t'i shkojë 135 mijë lekë, Nexhmijes 125 mijë lekë. Zenaidës 158 mijë lekë, Vjollca do të paguhet 149 mijë lekë. Pastaj Rezari, sa do jetë? 218 mijë lekë. Dhe pastaj Monika 249 mijë lekë. Tani këto 49-n, 48-n, 18-n, mos i merrni të mirëqena sepse do lëvizin, sigurisht për më shumë, jo më pak, sepse është duke u bërë kalkulimi ende. Paga juaj do të jetë sipas kategorive, kini parasysh nëse për zonjat këtu u desh një kohë e gjatë që të arrinim një pagë dinjitoze, për ju më të rinjtë, po punuat si këto, si këto s'punoni dot, por të paktën sa gjysme e këtyre dhe do të merrni më shumë. Sepse për ju të rinjtë po punojmë. Ky ishte Breaking Neës për sot. Tani me vrap te puna, me vrap ore jo me hap. (bëjnë foto). Ecni more përpara, gjithmonë gratë para, ju mbrapa. Ec, ec, ec...

Një ditë më parë, kreu i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. Ai tha se paga mesatare pritet të shkojë 900 euro. 

edi rama

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit