LIVE UPDATES
Politike

Rama: S'është detyra ime të shoh katet pa leje, satelitët janë kryeinspektoriati ynë në qiell. Pa kushërinj e pa miq!

Kreu i qeverisë shtoi se detyra e tij nuk është të shohë katet pa leje, por tani nuk do të jetë as e insoektorëve më.

29 Shtator 2022, 10:30 Nga F.M
Rama: S'është detyra ime të shoh katet pa leje,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se problematikës së ndërtimeve pa leje do t'i vijë fundit me ngritjen e satelitëve Albania1&Albania2. Në fjalën e tij në takimin me ministrat e përfaqësuesit e kompanisë së satelitëve, kreu i qeverisë tha se satelitët do të jenë një kryeinspketor në qiell që nuk korruptohet, që nuk ka nevojë t'i fushësh miq apo kushërinj. Sipas Ramës, satelitët do të monitorojnë prerjen e pyjeve, kullave e parandalimin e akteve kriminale. Kreu i qeverisë shtoi se detyra e tij nuk është të shohë katet pa leje, por tani nuk do të jetë as e insoektorëve më.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju e ma ha mendja i gjithë opinion public në tërësi po ndjekin një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem si rezultat i domosdoshmërisë për të shkruar edhe kapitullin e fundit të një lufte të gjatë për kontrollin e territorit, për ndërtimin e metrave katrorë pa leje për qëllim fitimi, duke abuzuar me lejet e ndërtimit. Debate, natyrisht i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi që janë të dominuar nga urrejtja e një lufte politike, është një debat që niset nga një pyetje në dukje e thjeshtë, si ka mundësi që ju i patë vetëm tani. Ku i kishit sytë ju, madje deri në pikën që mua vetë më drejtohen, ndoshta ngaqë jam i gjatë. Më thonë, si nuk e pe ti këtë kullë. Ky debat ka një natyrë që lidhet me konkretësinë e ngrehinave të larta, porn ë fakt lidhet dhe me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe qytetarët. Me interesin public dhe korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Bveteja më e madhe dhe më e gjatë në një process shtet ndërtimi, është beteja për të ndërtuar një sërë institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie dhe që nuk varen nga subjektiviteti i personave të veçantë. Ne kemi bërë një transformim të veçantë duke kaluar 95% të shërbimeve në portalin e-albania dhe duke iu dhënë mundësi të gjithëve që këto shërbime t’i marrin pa pasur kontakt me asnjë person të përveçëm. Në vend të radhëve, pritjeve e kohëve të harxhuar pa fund për arsye nga më të ndryshmet, por edhe për arsyen e korrupsionit, njerëzit sot janë absolutisht të çliruar sepse kanë një rrugë të hapur mes tyre dhe nevojës për të marrë shërbimin përkatës. Në terren, ne kemi një problematikë që rëndon, shqetëson biznese e qytetarë. Problematika e individëve të përveçëm, në funskion të një detyre shtetëore që përkthehet në një presion mbi biznesin apo qytetarin për të marrë ryshfet. Këto ngrehina janë rezultat i mosfunksionimit si duhet, të një zinxhiri kontrolli, që hallkën e vet kryesore ka drejtësinë dhe që funksionon me të dobëtit, por jo me të fortit. Sa raste kemi dëgjuar që për një çati, avlli apo dritaret e Bojken Lakos, ky zinxhir ka funksionuar, deri në momentin që një person pa pushtetin e parasë ka përfunduar… Më thoni një rast të një abuzuesi të madh që ka përfunduar përpara gjykatës me një akuzë të ngritur nga prokurorët? Vetëm një. I kanë munguar prokurorisë rastet? Jo. E kam thënë dhe e them edhe sot, Policisë së Shtetit i vëmë mbi supe kritika sat ë duam, por nëse prokuroritë dhe gjykatat në këto vite të transfomrimit të Policisë së Shtetit do t’i ishin përgjigjur për të gjitha rastet ne sot do të kishim rezultate spektakolare në raport me rezultatet domethënëse po jo spektakolare që kemi. Sa raste ka të personave që kanë kryer krime të rënda që Policia e Shtetit i ka ekspozuar, por çështja ka dështuar për shkak të prokurorëve e gjykatësve, duket sikur biseda për gjykatësit e prokurorët është e kotë sepse ka një reform, por jo. Vettingu vazhdon. Ka një numër që vazhdon të kryejë krime. Për tuk thyer tek rasti. Qeveria ka marrë një vendim ekstrem për luftën që nisa kur hyra në politikë. Abuzimi i ndërtimeve pa leje. Pa parë të dobët dhe të fortë. Të fortët e asaj kohe ishin ata që kishin pushtuar Lanën e parkun Rinia. Sot ke akoma raste që mbahen peng procese penale për ndërtues të caktuar. Nuk lejohet inspektoriati të bëjë shembje të caktuara. I kemi vënë me shpatulla për muri të gjithë këta. Zgjidhja që vjen nga ky vendim kjo kontratë, i jep përgjigje pyetjes, por si nuk i patë. Nuk është detyra ime të shoh kate. Satelitët janë kryeinspektoriati ynë në qiell. Pa kushërinj e pa miq!

edi rama satelitet e rames

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet