17 Maj 2023, 12:29
Nga DOSJA
Rama në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës
ISLANDE- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, i cili mbahet në Islandë, një sesion për “Europën e Bashkuar”. Kreu i qeverisë shqiptare u ndal në raportin e “Dick Marty”, teksa tha se akuzat që janë bërë ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK-së për trafik të organeve njerëzore, janë tërësisht dashakeqe dhe të rreme. Ai theksoi në fjalën e tij se janë sponsorizuar nga Rusia. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Rama shtoi se Asambleja e Këshillit të Europës duhet t’i hapë rrugë tërheqjes së raportit, i cili po ashtu etiketon Shqipërinë si bazë trafikimi të dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK-ja.
"Kërkoj ndjesë paraprakisht sepse më duhet të bëj një rrëfim jo fort të këndshëm. Si shqiptar është e pamundur për mua të shmang heqjen e paraleleve midis Ukrainës e Presidentit Zelensky dhe Kosovës e presidentit Thaçi.
Sot në këtë samit të Këshillit të Europës nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt luftës çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit të saj Hashim Thaçit, nisi saktësisht në Këshillin e Europës nën ndikimin dashakeq të ish-anëtarit të asaj kohe të këtij këshilli, Federatës Ruse. Presidenti i Kosovës ose si dikush i quajtur Joe Biden iu referua si George Uashingtoni i Kosovës, gjykohet tanimë nga një gjykatë e veçantë e ngritur dhe e themeluar nga bota demokratike, por e mbështetur në një raport të 2011 të Këshillit të Europës i cili në mënyrë djallëzore u sponsorizua nga përfaqësuesit e partisë së Vladimir Putinit në asamblenë e Këshillit të Europës.
Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore u ngritën atëherë si pikënisja e një fushate kriminale njollosjeje të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe kur dëgjova propagandën e Kremlinit të flasë për trafikimin e organeve njerëzore nga neo-nazistët në Donbas, mu duk sikur pashë presidentin Zelensky 10 vjet më vonë gjykuar nga një gjykatë e veçantë ngritur mbi të njëjtat akuza absurde.
Ndjesë për këtë çelje brutalisht jo konvencionale që mund t’ju duket sikur thyen në copa atë piano ku në mënyrë të mrekullueshme u luajt kënga “Ave Maria” nga mikpritësit tanë, por është tejet shkurajuese të dish që situata shqetësuese ku përfshihet presidenti Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës e pati zanafillën brenda Këshillit të Europës
Do të isha fajtor po të mbetesha i heshtur e të mos flisja sot këtu e të thoja sa vijon, se asambleja e Këshillit të Europës ka detyrimin moral të korrigjojë çdo gabim dhe në këtë rast duhet t’i hapë rrugën tërheqjes mbrapshtë raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë për trafikimin e dyshuar të organeve lehtësuar nga UÇK. Të refuzosh të përballesh me të vërtetën sot do të ishte më keq sesa të bëhej ky gabim i rëndë 12 vjet më parë kur shumë votuan mes sy mbyllur atë raport të turpshëm në mirëbesim.
Sigurisht sot situata ka ndryshuar. Rusia nuk është më një anëtare e këtij Këshilli edhe pse numri i rusëve që vazhdojnë të punojnë për Këshillin e Europës është mjaft mbresëlënës dhe falë Zotit uniteti i bashkësisë demokratikë të Këshillit në mbështetje të luftës çlirimtare të Ukrainës dhe presidenti Zelensky është i jashtëzakonshëm.
Shqipëria kurrë nuk ka pasur iluzione për natyrën e regjimit të Moskës dhe marrëdhënia jonë me Moskën ka qenë joekzisutese qysh prej vdekjes se Josif Visarionoviç Stalin. Mos më kërkoni të shpjegoj si e pse, se do më duhej më shumë kohë se ç’iu desh udhëtimit tonë për në Islandë.
Qysh prej fillimit të luftës popullariteti i Vladimir Putinin është luhatur në Shqipëri nga 0.7 % në 1.2%. Shqipëria është mjaft e vogël për të ndikuar fatet e një lufte kaq vendimtare për të ardhmen e Europës dhe të botës, por çdo gjë të vogël që kemi bërë për Ukrainën e kemi bërë me mirënjohjen më të thellë ndaj qëndresës ukrainase. Kjo është arsyeja pse gjëja më e bukur që ne shqiptarët do të marrin nga ky samit, kaq i mire organizuar nga mikpritësit tanë islandezë.
Faleminderit Katrinë, faleminderit Islandë për atë që çka bëtë në mënyrë kaq të vendosur dhe kurajoze duke shkundur statusquo-në e duke e përshirë Kosovën më së fundi në këtë komunitet të madh, pra është bindja e të të gjithëve këtu e shprehur në mënyrë kaq elokuente nga disa kolegë.
Nuk është presidenti Zelensky që duhet të na falenderojë, por ne që duhet të falënderojmë Ukrainën për të atë që po bën për të gjithë ne e për Europën tonë të dashur .
Ju falënderoj të gjithëve dhe do të nënshkruaj me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve para se të largohem nga ky vend i hirshëm.
Zoti e bekoftë Europën e gjithashtu Zoti e shpëtoftë Ukrainën!", tha Rama.
Në ditën e parë të Samitit, Kryeministri Rama ishte bashkëkryesues i Tryezës së rrumbullakët me temë “Përballja me sfidat e reja dhe në zhvillim të të drejtave të njeriut - e ardhmja është këtu”, së bashku me Presidentin e Letonisë Egils Levits.
edi rama dick marty asambleja e keshillit te europes
Politike
17 Maj 2023, 11:08
A.B
Igli Cara
TIRANË- Igli Cara, kandidati për Bashkinë e Durrësit ka reaguar pas humbjes ndaj Emirjana Sakos. Nëpërmjet një...
Politike
17 Maj 2023, 10:39
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e sotëm në selinë e Partisë Demokrat...
Politike
17 Maj 2023, 10:25
A.B
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka theksuar se administrata publike ka një r&...
Politike
17 Maj 2023, 10:03
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, ka ironizuar opozitën, e cila ka ak...
Politike
17 Maj 2023, 08:20
A.B
Harta
TIRANË- Numërimi për Këshillat Bashkiak është drejt fundit edhe në Tiranë. Kështu, sipas raportimeve t&e...
Politike
17 Maj 2023, 08:13
A.B
Bashkitë ku është mbyllur numërimi
QARKU TIRANË
Bashkia Vorë (21 këshilltarë)
PS – 13 mandate (46....
Politike
17 Maj 2023, 07:24
A.B
Numerimi
TIRANË- Përfundon plotësisht numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Bashkiak Mallakastër në ...
Politike
16 Maj 2023, 23:58
k.m.
Elon Musk dhe George Soros
SHBA- Elon Musk, ka ndarë një mendim, për George Soros. Sot, nisi një sulm të pabazë në ...
Politike
16 Maj 2023, 23:52
F.M
POGRADEC- Partia Socialiste ka kryesuar edhe në Pogradec me 19 mandate. Në përfundim të numërimit të votave për këshil...
Politike
16 Maj 2023, 23:50
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak. Nga 14364 vota gjithsej, më shumë vende ka siguruar ...