27 Shtator 2025, 22:57
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për Gjykatën Speciale tha se nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të përbashkët mes dy vendeve kundër Gjykatës Speciale. Në një intervistë në “Jehona politike” në Klan Kosova, Rama tha se tha se gjyqi në Gjykatës Speciale ka shumë farsë në vetëvete.
“Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, tha Rama.
Rama tha se historia e Gjykatës Speciale do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë atë, duke thënë se në një moment do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi.
“Pa shkuar në parashikime ogurzeza, e gjithë kjo histori është një histori shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese që unë kam përshtypjen që do të lë gjurmë tek vendet që e sponsorizojnë këtë gjykatë dhe kam përshtypjen që në një moment të caktuar do të zgjohen për ta reformuar këtë lloj sistemi kaq zhgënjyes. Por, fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani”, tha ai.
edi rama
Politike
27 Shtator 2025, 22:47
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar, për të cil...
Politike
27 Shtator 2025, 22:41
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për aleancën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. I ft...
Politike
27 Shtator 2025, 22:38
I.A
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova është bërë vet peng i Serbisë. Në ...
Politike
27 Shtator 2025, 22:02
I.A
DASH
SHBA- Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditën e sotme raportin për klimën e Biznesit në vendin tonë. Në ...
Politike
27 Shtator 2025, 21:42
I.A
Vjosa Osmani
SHBA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, ku ka për...
Politike
27 Shtator 2025, 18:05
I.A
Dimitar Bechev dhe Ditmir Bushati
TIRANË- Një dialog Harvard–Oxford që zbërthen të ardhmen e aleancës transatlantike, r...
Politike
27 Shtator 2025, 17:05
I.A
Muharrem Tartari dhe Erion Isai
ERSEKË- Personi që shihni në këtë foto është Muharrem Tartari, nga Erseka, të cilit...
Politike
27 Shtator 2025, 16:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar atë që e cilëson ‘arkivën e krimeve të klanit mafioz Bra&...
Politike
27 Shtator 2025, 12:59
E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti Demokrat Klevis Balliu ka folur sërish, pas deklaratave të gazetarit Nello Torchia, ku foli mbi një...
Politike
27 Shtator 2025, 11:31
E. D
Genta Vangjeli
TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate ka ngritur dyshime, lidhur me tenderin që është z...