LIVE UPDATES
Politike

Berisha publikon arkivën e krimeve të klanit mafioz Braçe: Ka mbështetjen e plotë të Gramoz Ruçit

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetari digjital, i cili hedh dritë mbi përfshirjen në shumë ngjarje të nipit të Gramoz Ruçit, nga 1 shtator 2019- 12 nëntor 2019.

27 Shtator 2025, 16:22 Nga I.A
Berisha publikon arkivën e krimeve të klanit mafioz Braçe: Ka
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar atë që e cilëson ‘arkivën e krimeve të klanit mafioz Braçe’, nisur edhe nga ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e qytetari digjital, i cili hedh dritë mbi përfshirjen në shumë ngjarje të nipit të Gramoz Ruçit, nga 1 shtator 2019- 12 nëntor 2019.

Postimi i Plotë:

Arkiva e krimeve të klanit mafioz Braçe!

Mesazhe nga qytetarë digjital nga data 1 shtator 2019- 12 nentor 2019 për klanin mafioz Braçe

Masakra kriminale e Levanit ka qenë një ngjarje që herët a vonë do të ndodhte. Grupi kriminal i Braçajve me mbështetjen e plote Gramoz Ruçit dhe Subashit kishin vite që terrorizonin banorët e zonës, vidhnin shtëpi, vidhnin bagëti, dhunonin njerëz të varfër dhe ka raste përdhunimi të padenoncuara nga njerëzit, pasi janë të pambrojtur. Kujtojmë rastet e vjedhjeve të bagëtive që u bënë mediatike në fshatin Pishë Poro të Levanit, plagosjen me armë të dy të rinjve nga Levani po nga ky grup kriminal, vrasjen e rojes së shkollës së Levanit para dy viteve po nga djali i Braçes që qëlloi me armën që i rrëmbeu policit në mes të spitalit, dhe që përsëri mbas këtyre masakrave kriminale këta njerëz ja kanë dalë të mos shkojnë në burg. Këtë duhet të dijnë shqiptarët dhe media.

Media shqiptare edhe në këtë rast me dashje apo pa dashje duke e paraqitur ngjarjen si konflikt mes dy familjeve po ndihmon kriminelët e grupit të strukturuar Braçe dhe pushtetarët që u bëjnë fresk atyre.

E vërteta është se konflikti është midis një grupi kriminal që funksionon me mbështetje nga pushteti dhe një familjeje levanake që i njeh gjithë zona si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë.

Media që furnizohet me versionet zyrtare të policisë së Ruçit dhe Lleshit po ndihmon kriminelët dhe po bën që në opinionin publik të duken si dy grupe bashkëfajtorësh, ndërkohë që nuk është kështu.

Policia ka liruar kriminelin Eqerem Braçe dhe dy të tjerë të grupit kriminal, dhe media nuk e paraqet këtë fakt të rëndë. Në burg janë futur viktimat e masakrës me plagë të tmerrshme nga levat dhe thikat. Babai i djemve të tij studentë të dhunuar që mori dy plumba rrezikon të mos jetë më i aftë për punë, ndërkohë që sot pritet të jepet masa e arrestit për të kaluar fajin viktimave dhe për të lënë jashtë kriminelët e grupit Braçe e Ruçi pasi u duhen për zgjedhjet e ardhshme.

Kjo ngjarje duhet të jetë një sirenë alarmi për shqiptarët dhe për ndërkombëtarët sepse njerëzit janë të terrorizuar dhe nuk jetojnë e punojnë dot të qetë.

Bekime për ju që bëheni zëri i vetëm i së vërtetës.

Doktor sot fola gjatë me vëllain dhe më tregoi ngjarjen

Tek sherri në Levan ka qenë prezent edhe djali i Ruçit

Vëllai ka marrë djemtë e tij me makinë në Levan dhe i ka çuar në spital

Aty në Spital kanë mbërritur Eqerem Braçja me djemtë e tij dhe djalin e Ruçit dhe i kanë goditur përsëri me shkopinj

Vëllai më tha që djali i Eqerem Braçes qëlloi me pistoletën e policit dhe e plagosi, por një polic dje më tha që djali i Ruçit ja ka heqë pistoletën nga brezi policit dhe ja ka dhënë këtij tjetrit të qëllojë

Kjo është arsyeja që kanë zhdukur pamjet sepse ato tregojnë prezencën dhe veprimet e djalit të Ruçit

Pistoleta e policit kishte vetëm dy fishekë brenda dhe njëri kapi vëllain tim dhe fisheku tjetër ka qëlluar në bark një nga djemtë e Eqerem Braçes, është njëri nga ata djemtë që thonë që është plagosur me mjete të forta

Një pistoletë është gjetur nga policët dhe s’dimë nëse është ajo e policit apo tjetër, se ishte në tokë jashtë spitalit dhe krëhëri i dalë nga pistoleta

Dikush këtu më tha që pistoletën tjetër ja dhanë Qerim Osmanit një çam që ka lokalin aty përballë portës së spitalit

Dikush këtu më tha që pistoletën tjetër ja dhanë Qerim Osmanit një çam që ka lokalin aty përballë portës së spitalit Pra ky Qerimi duket se e ka marrë

Doktor Musa Skënderaj kirurg neë spitalin e Fierit kam marrë ryshfet 2 mij euro nga pala e EQEREM BRACES për të nxjerrë vëllezërit Zhapaj si të pa dëmtuar ndërkohë në gjendje të fikti.

Ndërsa pala tjetër e dëmtuar mbahet në spital pa dëmtime edhe pa arsye..

Doktor i korruptuar merr leket e popullit tonë dhe ndërkohë siguron jetesën me ryshfet në pozitën e kirurgut i caktuar nga shteti.

Jam në spitalin e Fierit ku kushëriri i Gramoz Ruçit ka qëlluar me pistoletën e policit dy persona. A mund tju telefonoj?

Thonë që ka qëlluar djali i Gramoz Ruçit, po manipulojnë gjithçka

Gangsteri i biri Qerem Braces qëllon në spital si pa të keq

I kishte ngacmuar në Levan rrahur pastaj i kishte ndjekur deri n’spital dhë qëlluar prapë siç bën me mua dhe kushëririn tim dhe dola pa lagur

Po banda e Qeremit ishte n’koflikt

Doktor mirëmbrëma. Eqerem Brace është ai personi që ka qenë nëndrejtor i ujësjellësit kur bashkine e Tiranës e mori Erion Veliaj. Është person me precendent penal dhe një ndër kultivuesit më të mëdhenj të kanabis në Salari. E keni denoncuar diku nga fundi i vitit 2015 edhe herë tjetër ju doktor.

Ora 23:53 Doktor në këto momente në spitalin e Fierit po prishin sistemin e kamerave që të duken sikur kanë kohë që nuk fuksiononin,vetë Armando Subashi ka çuar njeri të besuar për këtë punë, të lutem anonim jo se kam frikë nga këta Komunista se pa punë jam por për njerëzit e families!

Lirohet Qerem Braçi Kapoja e bandës së rrezikshme Ruçi nipi i Gramozit, famozi Qerem Braçi lirohet

Dje me urdhër nga lart narkogjykatës dhe narkoprokuror liruan në Fier supertrafikantin, kriminelin e rrezikshëm Qerem Braçe nipin e Gramoz Ruçit dhe kreun e bandes Ruçi,

bandës më të rrezikshme të Jugut që përgjaku dy ditë me parë Levanin dhe Spitalin e Fierit.

I gjithë narkoshteti në mbrojtje manipulim dhe falsifikim të ngjarjes kriminale të shëmtuar

Banda Ruçi me kapo nipin e tij Qerem Braçi numëron me dhjetëra anëtarë.

Më këtë bandë të mbrojtur nga kupola e narkoshtetit rëndojnë akuza për

-terrorizim të zonave të Jugut.

-vrasje të njerëzve të pafajshëm

Varianti zyrtar e Kupolës mafioze të narkoshtetit dhe mediave të mashtruara prej tij barazon kriminelin me viktimën, bandën kriminale Ruçi me mbi 25 anëtarë me një familje te Levanit krahason supertrafikanti Qerem Braçin me viktimën e bandës që mori dy plumba prej saj në shtratin e spitalit Aleksandër Zhapa  i cili tek dërgoi në urgjencë dy djemtë e tij të masakruar nga Qerem Braçi, djemtë vrasës dhe kriminelë të këtij të fundit së bashku me djalin e Gramoz Ruçit kreut politik të bandës e përgjaken Levanin dhe spitalin e Fierit

Të gjitha këto denoncon në mesazhin e tij qytetari digjital

Lexoni me poshtë mesazhin e tij!sb

PS në vitin 2017 kam denoncuar para shqipëtarve në parlament dhe në këtë rrjet krimet e shëmtuara të Qerem Braçit, vdekjen nga asfiksia tek punonte në hashash për llogari të tij të një puntoreje nga Lazarati djegien e kullëes plot hashash të këtij krimineli e supertrafikanti.

Arkiva digjitale e Qerem Braçit kapos së bandës Ruçi bandës më të rrezikshme të të gjithë Jugut!

Ja pse Don Gramozi shkeli Kushtetutën dhe Rregulloren në mbrojtje të Saje qorrit

Digjet në Salari kulla e madhe e "barit" e Qerem Braçit!

Lexoni mesazhin e salariotit digjital!

Doktor përshëndetje..Nuk paske marrë vesh djegien e kullës së madhe të "barit" ne Salari pronë e Qerem Braçit mbrëmë natën, para se te venin ca Iveko te Policisë? Aq bar sa krejt Vlora s'e kishte me gjith Habilajt..T'fala shokut Gramoz-humbje madhe për të...

Nëna e këtij trafikantit është kushërira e parë e Gramozit, personi ka qenë problematik në komunen Frakull ka përvetësuar disa toka të të tjerëve së bashku me kryetarin e komunës Viktor Çervanaku,..Qeremi ka afera të përbashkëta me Gramozin mbjellin se bashku sipërfaqe të mëdha me kanabis në vendin e quajtur "Qafa e Kreshës" për tre vjet rresht. Me ndihmën e tij ai ka arritur drejtor i Ujësjellësit Tiranës emëruar nga Lal Fiku..dhe i hequr pas pak ditëve e fut në burg për vepra të tjera ..??!!...plagosje ai së bashku me djemtë e tij ne Levan të disa personave dhe asnjë dirë burg...

Miremëngjes Noriega i ynë mirëmëngjes

Qytetari digjital përshëndet Ramën sot në mëngjes me këtë video nga Spitali Ushtarak(merre videon e parë tek Edison Edi hidhe nesër ne ora 10:00

Përshendetje zoti Berisha ai Qerem Braci i famshëm dy ditë para se te digjte kapanonin e tij i ka vdekur një zonjë që ka qenë duke qethur hashash dhe bashkë me kryetarin e degës Emiljanon e kanë çuar ne spitalin e Gjirokastrës sikur ka qenë me tension ka pas shumë gra të tjera prezente që e kanë parë atë çfarë ka ndodh. Të përshëndes jam një demokrat nga Tepelena dhe sapo e lexova atë mesazhin që kishe nxjerrë pak me parë isha aty te shpia e Partisë Demokratike. Jepua pak këtë lajem atyre kuqove që t’i fusin brenda këta bastardë trafikantë

Prsh dr Berisha dua të të informoj se dje ka vdekur një zonje nga Lazarati në malet e Gusmarit të Tepelenes. Ishte duke qethur hashash te njerëzit e Gramoz Ruçit, zonjës në fjalë sot je është bërë varimi ... ju deshën 3 orë e ca që e zbritën nga malet .. dhe këtë policia e mban të fshehtë ndoshta dhe me miratimin e familjarëve të së ndjerës ... anonim ju lutem

Qytetaret digjital informojnë vdekjen e punëtores se  Kanabisit në kullën e Qerem Braçit!

Policia mban të fshehtë vdekjen!

Lexoni mesazhet e qytetarëve digjitalë!

Përshëndetje zoti Berisha ai Qerem Braci i famshëm i Gramoz Ruçit dy ditë para se të digjte kapanonin e tij i ka vdek një zonjë që ka qenë duke qethur hashash dhe bashkë me kryetarin e degës Emiljanon e kanë çuar në spitalin e Gjirokastrës sikur ka qenë me tension ka pas shumë gra të tjera prezente që e kanë parë atë çfarë ka ndodh.. Jepua pak këtë lajem atyre kuqove që t’i fusin brenda këta bastardë trafikantë

Prsh dr Berisha dua të të informoj se dje ka vdekur një zonjë nga Lazarati në malet e Gusmarit të Tepelenës . Ishte duke qethur hashash te njerëzit e Saje qorit ... zonjës në fjalë sot  i është bërë varrimi ... ju deshën 3 orë e ca që e zbritën nga malet .. dhe këtë policia e mban të fshehtë ndosha dhe me miratimin e familjarëve të së ndjerës ... anonim ju lutem.

gramoz ruçi sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë