Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimi mes Osmanit dhe Trumpit u zhvillua në Nju Jork. Presidentja Osmani e falënderoi për, siç tha interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin tha se zhvilloi një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.
“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.
Takimi mes Osmanit dhe Trumpit u zhvillua në Nju Jork. Presidentja Osmani e falënderoi për, siç tha interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe.
Osmani po qëndron në Nju Jork ku po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator, në pritjen e organizuar nga presidenti Trump, Osmani u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Sipas Presidencës së Kosovës, takimi me Trumpin dhe Zonjën e Parë, Melanie Trump, ishte planifikuar si një takim protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. Në Shtetet e Bashkuara po qëndron edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.
Qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.
“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.
Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur. Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Ndërkaq, presidentja Osmani kishte shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.
Jonathan Hargreaves KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një intervistë për Radion Evropa e Li...
Erion Isai ERSEKË- Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në &ld...
Diella ITALI- Revista e përjavshme italiane “L’Espresso” ka zgjedhur këtë herë të vendosë në kope...
foto ilustruese TIRANË- Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përgënjeshtruar disa lajme që kanë qark...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagimin lidhur me vdekjen e 22-vjeçarjes keniane...
TIRANË- Vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është publikuar në fletor...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në eventinin e Forbes Global Properties, theksoi se sot Shqipëria është nj...
Edi Rama TIRANË- Kreyministri Edi Rama ka bërë me dije se konkursi teknologjik për Inteligjencën Artificiale “Regional ...
pamje nga takimi BANGLADESH- Shqipëria ka shprehur interes të fortë për të marrë student dhe punonjës nga Banglade...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritet e shpallura të Qever...