Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike.
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për mocion me debat lidhur me prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar në emër të grupit Parlamentar një mocion me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike.
"Gjithashtu, efikasiteti i qeverisjes është i lidhur drejtpërdrejtë me integritetin e ministrave të emëruar, sepse dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar," thuhet në shkresë.
PD thekson se është e domosdoshme që të zhvillohet një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim.
Pjesë nga shkresa:
Shqipëria ka hyrë në një fazë të rëndësishme të rrugëtimit të saj europian dhe ku përgjegjshmëria dhe llogaridhënia e qeveisjes janë themele të rëndësishme në një vend që aspiron antarësimin në Bashkimin Euopian. Në vlerësimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë është e domosdoshme që të zhvillojë një debat, për një çështje të veçantë, siç është bilanci i Qeverisë aktuale në realizimin e programit politik të kaluar dhe programi politik qeverisës në periudhën në vijim.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian, që përfshinë detyrimisht rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, janë çështje që duhet të shqetësojnë çdo deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky i fundit duhet të ketë rol të qenësishëm në cuarjen përpara të kësaj axhende.
Gjithashtu, efikasiteti i qeverisjes është i lidhur drejtpërdrejtë me integritetin e ministrave të emëruar, sepse dyshimet për kriminalizim të jetës politike dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve tek institucionet publike dhe përbën një regres të theksuar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me partnerët e saj ndërkombëtarë. Qytetarët shqiptarë duan dhe meritojnë politikanë me integritet të lartë, pa rekorde kriminale në të kaluarën e tyre dhe pa kontaktë me elementë të krimit të organizuar.
Prandaj, duke pasur parasysh sa më lart, në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mbështetje të nenit 98, pika 1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkoj zhvillimin e një mocioni me debat mbi prioritet e shpallura të Qeverisë në programin politik të saj, si dhe ndërhyrjen e krimit të organizuar në jetën publike të vendit.

Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka ngritur një grup punë për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në Tiran&...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha paralajmëroi se nëse Edi Rama nuk tërhiqet ai të bëj...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të japë dorëhe...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë gjatë një konference për mediat se Preside...
Sali Berisha TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka thënë gjatë një konference për mediat se largimi...
Bashkia Durrës DURRËS- 4 kryetarët e njësive administrative të Durrësit janë dorëhequr pas urdhërit t&eum...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti Ervin Salianji është paraqitur ditën e sotme për herë të fundit te shërbimi i p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme në takim kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi si dhe kryetarët e Komi...
Vangjush Dako DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit ka përfunduar sot 11 ditët e qëndrimit të tij në burg. Mëso...
Erion Veliaj TIRANË- Këshilli i Ministrave ka shkarkuar sot nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn. Ky vendim ë...