LIVE UPDATES
Politike

RCC prezanton Balkan Barometër 2022

Të dhënat tregojnë rritje të pesimizmit të qytetarëve, se vendet e Ballkanit Perëndimor do t’i bashkohen BE, ndërsa vazhdojnë t’i qëndrojnë fort mbështetjes për bashkëpunim rajonal

24 Qershor 2022, 19:56 Nga k.m.
RCC prezanton Balkan Barometër 2022
Majlinda Bregu

BRUKSEL- Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal prezantoi sot në Bruksel të dhënat e Balkan Barometer 2022& SecuriMeter për perceptimin e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor lidhur me një sërë fushash e temash, si integrimi në BE, bashkëpunimi rajonal, dixhitalizimi, punësimi, siguria, krimi i organizuar, emigrimi, radikalizimi në internet, etj.

Në fjalën e saj të hapjes, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, theksoi se meqenëse prezantimi i këtyre të dhënave përkoi një ditë pas Samitit të BE-së për Ballkanin, dëshironte të ndalej së pari pikërisht tek zhvillimet e atij Samiti.

“Shpresoja që fjalën time për sot ta plotësoja me mesazhe inkurajuese që do të përcilleshin nga Samiti, por për fat të keq, më duhet të them se për vendet e Ballkanit Perëndimor, dje pakënaqësia u rrit në një tjetër nivel zhgënjimi.

Nuk pati hapje të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe për mua, për disa kolegë të tjerë në këtë sallë, që kanë shpenzuar 20 vite të jetës së tyre, praktikisht gjithë jetën profesionale duke punuar për perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor por edhe për të tjerë partnerë nga Komisioni Europian që punojnë ditë- natë për këtë proces apo vendet anëtare që gjithashtu kanë qenë mbështetës të fortë të zgjerimit të BE -së me Ballkanin Perëndimor, dje ishte një ditë e veshtirë, e mbushur me frustrim jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por po aq dhe për Kosovën, pasi në konkluzionet e Samitit s’u përmend fare çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën.”

Më tej, Bregu u shpreh se për Ukrainën dhe Moldavinë dita e djeshme ishte e shënuar.

“Unë ndjehem vërtet mirë që në një moment të caktuar vendimi për t’iu dhënë këtyre dy vendeve statusin e vendit kandidat u dha. U dha në një kohë kur ne sot do të flasim për ndjesi/perceptime të qytetarëve. Kur vijnë të dhënat e një vëzhgimi, një barometri gjëja e parë që përpiqesh të masësh janë ndjesitë, perceptimet e qytetarëve. Barometrat tanë prej vitesh masin këto perceptimet, të cilat nëse do të mateshin sot, guxoj të them se do ishin shumë më ndryshe për shkak edhe të zhgënjimit që erdhi nga “JO”-ja për zgjerimin në BE të rajonit tonë. Ndaj duhet ta theksoj që ta kemi në konsideratë se ky edicion i Ballkan Barometër & Securimeter, është kryer përpara luftës në Ukrainë e sigurisht edhe përpara konluzioneve të Samitit“ - tha Bregu duke shtuar në fund se RCC do të përpiqet që disa nga pyetjet sidomos ato që lidhen me perceptimet e sfidave të sigurisë të përsëriten në vjeshtë, për të parë se si kanë ndryshuar perceptimet.

Në lidhje me të dhënat e dala nga Barometri, Bregu theksoi se rezultatet që dalin herë befasojnë, herë shërbejnë si alarm, ndërsa herë të tjera konfirmojnë se përpjekjet nuk janë të kota pasi qytetarët dhe bizneset i ndjejnë përfitimet e punës së bërë nga RCC 76% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e shohin bashkëpunimin rajonal një qasje të shkëlqyer; 60 % mbështesin anëtarësimin në BE, një shumicë ende edhe pse vitin e kaluar ishte 62%; 74 % pranojnë se keqinformimi është një kërcënim për sigurinë për ekonomitë e tyre, ndërsa 1 në 3, përsëri dhe përsëri, e shohin korrupsionin si një kërcënim të madh për jetën e tyre; 67 % mendojnë të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vetëm 21% kanë besim te partitë politike, ndërsa 75% jo.

66% e njerëzve e shohin si problematike ndotjen në vendbanimin e tyre dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishme, 43 % e bizneseve të Ballkanit Perëndimor thonë se roaming pa pagesë në rajonin tonë ka pasur një ndikim pozitiv në veprimtarinë e tyre të biznesit.

“Më lejoni ta mbyll me këtë konkluzion: Nuk mund të ketë asnjë perspektivë të BE-së (të cilën qytetarët e mbështesin në nivelin 60%) pa bashkëpunimin rajonal mbështetur nga 76% e qytetarëve. Por ka më pak shanse për të bindur linjat e ashpra në BE se ne nuk do t'i shkaktojmë probleme BE-së nëse korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ende një shqetësim për më shumë se 80% të qytetarëve. Do të jetë e vështirë për të përmirësuar rajonin e për ta kthyer atë në një qendër të madhe investimesh, nëse 67% e të rinjve do të donin të largoheshin jashtë vendit. Mediat sociale lidhin njerëzit, por keqinformimi po bëhet një kërcënim për sigurinë kombëtare në mbarë botën. E njëjta gjë vlen edhe për ndotjen e ajrit.

Njerëzit që jetojnë në qytetet e Ballkanit Perëndimor humbin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit, pasi popullsia është e ekspozuar ndaj disa prej përqendrimeve më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë. Dhe së fundi: ku ka vullnet ka edhe rrugë. Ky është mësimi i nxjerrë nga “Roam Like at Home” që rajoni e filloi dhe e realizoi me sukses,”- përfundoi Bregu.

Balkan Barometri është autorizuar nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ai zhvillohet çdo vit që nga viti 2014 nga një agjenci e pavarur mes më shumë se 6,000 qytetarëve dhe 1,200 kompanive në të gjithë rajonin. Barometri Ballkanik është vendosur fort si një burim i besueshëm i të dhënave rajonale të përdorura gjerësisht dhe të referuara nga media, biznesi, shoqëria civile dhe vendimmarrësit.

majlinda bregu


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë