LIVE UPDATES
Politike

VD-Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Jorida Tabaku deklaroi këtë të premte se aeroporti i Vlorës do të ngrohet në një zonë të mbrojtur dhe se përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit, projekti është korruptiv.

24 Qershor 2022, 15:24 Nga k.m.
VD-Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku:
Jorida Tabaku

TIRANË- Partia Demokratike përmes deputetes Jorida Tabaku, e ka cilësuar një skemë korrupsioni qeveritar projektin e aeroportit të Vlorës, i cili përveçse po gllabëron paratë e buxhetit, po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare. Në një konferencë për shtyp, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi këtë të premte se aeroporti i Vlorës do të ngrohet në një zonë të mbrojtur dhe se përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit, projekti është korruptiv. Duke nxjerr edhe projektin. Por po ashtu, sipas Tabakut, kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë.

"Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompani; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin. Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesëmarrës në garë ka qenë një kompani britanike e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara përfundimit të garës.

Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas. Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsionin sepse po ndërton vepra publike, jam e sigurt që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot çdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot dakord me shkeljen e ligjit, nuk bie dot dakord me këtë normalizim korrupsioni, nuk bie dot dakord me këtë lehtësi të frikshme për të pranuar korrupsion si normë dhe vlerë,"-tha Tabaku.

FJALA E PLOTË E TABAKUT: 

Ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ngritja një çështje që si deputete dhe si kryetare e komisionit të integrimit më është dashur ta ndjek; aeroportin e Vlorës. Një projekt që kryeministri e shpalli fituesin dhe vendin e ndërtimit në mars 2021, pak javë përpara ditës së zgjedhjeve. Ministrja Kumbaro ditën e djeshme deklaroi se “njolla e projektit ndodhet në një zonë që nuk është zonë e mbrojtur kombëtare. Kjo është në njollën e vjetër të aerodromit”. Këtu përpara jush po ju tregoj këtë pamje, në të majtë ne kemi zonën e Vjosë-Nartës e që ka qenë zonë e mbrojtur. Në të djathtë kemi të njëjtin park por që siç e shihni në mes aty ka një njollë aeroporti dhe rruge, tani pikërisht për atë njollë aty zonja Kumbaro thotë që është jashtë zonës së mbrojtur dhe jashtë parkut. Ftoj çdo shqiptar që ta shohë me sytë e tij dhe të gjykojë vetë a është ky aeroport jashtë zonës së mbrojtur?! Pervec aeroportit ketu do te kete dhe nje zone tjeter zhvillimore?

Por, përpos shkatërrimit të natyrës dhe ekosistemit duke përdhosur një nga zonat e mbrojtura ligatinore projekti në vetvete është korruptiv.

Gjashtë muaj më parë i kam dërguar dy shkresa Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe gjithashtu edhe ATRAKO për të kuptuar se çfarë po ndodh për Aeroportin e Vlorës. Nuk morra asnjë përgjigje serioze nga ministria e cila refuzonte të kthente përgjigje përfshirë edhe kontratën por edhe tenderin. Arsyen e kësaj heshtje e mësova duke lexuar shkrimin investigativ. Kontrata koncesionare me vlerë 138.2 mln euro është fituar nga një konsorcium që zotërohet nga dy kompai; e para është kompania turke që ndërtoi falas spitalin e Fierit dhe kompania e dytë është e afërt me kryeministrin. Përpos kësaj, historia e garës së këtij koncesioni me vlerë 138.2 mln euro është e mbuluar me dyshime të mëdha. Pjesmarrës në garë ka qenë një kompani britanike e cila akuzon qeverinë se ka ndryshuar kriteret e garës pak ditë përpara përfundimit të saj. Dy javë përpara prfundimit të garës.

Pikërisht pas këtyre ndryshimeve, ka hyrë në lojë konsorciumi fitues që është regjistruar në 1 mars 2021 dhe është shpallur fitues 3 ditë më pas. Unë e dëgjoj retorikën e qeverisë që justifikon e mbron korrupsionin sepse po ndërton vepra publike, jam e sigurtë që do t’i dalë për zot Rama si i ka dalë për zot ccdo afere tjetër korruptive, por unë nuk bie dot daort me shkelejn e ligjit, nuk bie dot dakort me këtë normalizim korrupsoni, nuk bie dot dakort me këtë lehtësi të frikhme për të pranuar korrupsion si normë dhe vlerë.

Thjesht nuk është kjo mënyra se si unë e shoh Shqipërinë kandidate për në BE! Jam e bindur që nuk është mënyra që shqiptari e sheh të ardhmen e shtëpisë së tij, e kombit dhe atdheut tonë. Kontrata koncesionare që i është falur këtij konsorciumi dhe që do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore ka një vlerë prej 138.2 mln euro. Sipas kontratës qeveria i ka garantuar konsorciumit se do t’i paguajë 9.6 mln euro apo diferencën nëse në 4 vite konsorciumi nuk fiton të ardhura nga fluturimet në këtë vlerë. Po ashtu nëse konsorciumi nuk fiton në vitin e 13 shifrën prej 18.7 mln euro do jenë taksat e shqiptarëve që do t’ia paguajnë.

Në total, në fund të kontratës koncesionare kompania fituese e një tenderi që sot është dërguar në SPAK do të përfitojë 138.2 mln euro nga buxheti shtetit një vlerë që sipas investigimit dhe letrave është 30% më shumë se sa kosto e ndërtimit.

Kjo është një tjetër skemë tipike korrupsioni ku qeveria është e përfshirë dhe qartësisht ka favorizuar një palë. Nqs do të kishte një garë, nqs nuk do të ishte shkelur ligji, nqs nuk do të favorizohej një kompani pranë qeverisë mund të ksihim pasur investitorë të huaj, mund të flisnim për konkurencë e treg të lirë. Sot fatkeqësia kryesore është kapitulimi iekonomisë së tregut, me këtë sjellje e korrupsion për të komanduar cdo gjë e këdo. Një skemë korrupsioi që sikurse gllabëron paratë e buxhetit, taksat e rritura që paguajnë shqiptarët po shkatërron dhe një tjetër pasuri kombëtare të atdheut tonë.

Kompania fituese për aeroportin e Vlorës u shpall në fillim të këtij viti me një ofertë investimi 103 milionë euro. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Sipas dokumenteve të bëra publike në atë kohë të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit parashikohen 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2 për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 milion euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.

jorida tabaku aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje