25 Shkurt 2026, 15:27
Nga E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gonzato bëri me dije se në fokus të takimit, ishte ecuria e reformës zgjedhore dhe hapat që pritet të ndërmerren në javët në vijim.
Gonzato thekson se proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Amabasadori i BE nënvizoi gjithashtu se në vendin tonë reforma zgjedhore duhet të përfshijë dhe zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR.
"Proceset zgjedhore të besueshme, në përputhje me standardet ndërkombëtare, mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Dje u takova me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, për të diskutuar punën e komisionit në javët në vijim.
Nënvizova rëndësinë e reformës zgjedhore për të rritur transparencën në financimin e partive politike, për të garantuar pavarësinë e administratës zgjedhore dhe për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është thelbësore për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme," tha Gonzato./Dosja.al
silvio gonzato oerd bylykbashi damian gjiknuri
Politike
25 Shkurt 2026, 14:49
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Përmes kësaj, ai k&...
Politike
25 Shkurt 2026, 14:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Sot, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua Takimi i 17-të i Nënkomitetit BE–Shqipë...
Politike
25 Shkurt 2026, 14:39
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku ka nënvizuar edhe nj&e...
Politike
25 Shkurt 2026, 13:59
E.d
Foto ilustruse
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se është takuar në Beograd me përfaqësues...
Politike
25 Shkurt 2026, 13:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se protesta e 28 shkurtit do jetë ndryshe. Gjat&e...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:56
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar organizata kriminale nuk mund të mbrojë parlament...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:44
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar pas takimit që zhvilloi me misionin faktmbledhës ...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:29
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, tha se Kosova mbet...
Politike
25 Shkurt 2026, 12:15
I.A
Irena Gjoka
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka. Gjatë një kthim p&e...