9 Korrik 2024, 13:12
Nga I.A
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Bashkëkryetari i grupit të dialogut për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Edi Rama kërkon të zbatojë një reformë zgjedhore që i shkon por shtat PS dhe që i garanton pushtetin absolut. Në fjalën e tij për mediat, Bylykbashi ka theksuar se Rama nuk pranon të zbatojë marrëveshjen e 5 qershorit, e cila është mbështetur fuqishëm nga ndërkombëtaret dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
"Reforma Zgjedhore dështoi për gati dy vite duke mos bërë asgjë. Grupi i Dialogut nuk kishte mundësi, që prej tre muajsh që është ngritur, të trajtonte dy çështjet që fillon me kthimin te marrëveshja e 5 qershorit që ka marrë bekimin e kancelarive perëndimore më në krye SHBA- dhe të mos zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Akti i djeshëm i njëanshëm i qëllimshëm për të depozituar disa amendamente që nuk trajton Reformën Zgjedhore është dhe dënimi përfundimtar i çdo shansi që të bëhet një reformë zgjedhore ku trajtohen shqetësimet reale të partive politike për zgjedhjet ë lira dhe të ndershme dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Rama është i qëndrimit që vjedh shanset e shqiptarëve dhe më pas nuk ua kthen këto të drejta. Përballemi me faktin që Rama e vret reformën zgjedhore për të disatën herë. Këshilli Kombëtar i PD në një rezolutë të saj përcaktoi votën e emigrantëve si një nga çështjet më të rëndësishme në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Amendamentet e propozuara nga Rama kërkojnë që të votojnë vetëm ata emigrantë që kanë një adresë fikse, ndërsa ata qindra mijëra që janë larguar vitet e fundit të mos kenë mundësi që të votojnë. Nëse do të kishte një proces konsensual, do të kishim gjetur një mekanizëm dhe formulë ku do të hapeshin listat me standardin europian dhe do të garantonte drejtësi dhe barazi të votës", tha Bylykbashi.
oerd bylykbashi reforma zgjedhore
Politike
9 Korrik 2024, 12:54
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se i ka shkëputur marrëdhëniet me rrjetin social 'Instagram'. Nga dita e djeshme,...
Politike
9 Korrik 2024, 12:51
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës. ...
Politike
9 Korrik 2024, 11:52
Foto nga takimi
KAVAJA- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka zhvilluar një takim në Kavajë me qytetarë dhe simpa...
Politike
9 Korrik 2024, 11:51
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur sot për gjendjen e s...
Politike
9 Korrik 2024, 11:49
M.B
Michel Tarran
TIRANA- Kryetari i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran, u ka bërë thirrje, gjatë nj&eu...
Politike
8 Korrik 2024, 22:29
Petro Beleri dhe Skerdjan Dhuli
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së në Himarë, Skerdjan Dhuli, i pyetur për mundësinë...
Politike
8 Korrik 2024, 22:25
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se SPAK nuk "po lëviz...
Politike
8 Korrik 2024, 22:01
r.ll
artan hoxha, fredi beleri
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Fredi Belerit për bashkinë ...
Politike
8 Korrik 2024, 21:57
r.lll
vangjel tavo, belind kellici
TIRANË- Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u zgjodh nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat&n...
Politike
8 Korrik 2024, 21:42
r.ll
vangjel dule
TIRANË Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se me rastin e dënimit dhe heqjes së mandatit të kryetarit të zgjedhur të ...