21 Qershor 2022, 22:24
Nga k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar moszgjedhjen e Simon Mirakajt në krye të Autoritetetit të Dosjeve. Në fjalën e tij, gjatë emisionit “Top Story”, Bardhi u shpreh se Mirakaj kishte një listë me deputetët që donin ta votonin dhe aty përfshihej Sali Berisha me mbështetësit e tij.
“Berisha kishte urdhëruar vetë me shkrim që të mos jepej asnjë firmë për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike. Miraka ishte i vetmi që vinte nga Shoqëria Civile, i cili kishte zgjedhur vetë emrat e deputetëve, janë të shkruara prej tij, ishte edhe emri i zotit Berisha. Miraka kishte evidentuar të gjithë deputetë që donte ai që të firmosnin ku ishin përfshirë vetëm deputetë që ishin krah zotit Berisha, aleatë dhe deputetë të LSI. Madje në listë ishte edhe emri i Endrit Brahimllarit që nuk është më deputet. Miraka nuk kërkoi mbështetjen tonë në këtë proces. Ne kemi votuar pro të gjitha kandidaturave që vinin nga shoqatat e ish të përndjekurve, ajo që ndodhi në komisionin e ligjeve, u rrëzuan të gjitha kandidaturat e tjera, numri i të përzgjedhurve më shumë se sa vendeve vakante. Ata ishin betuar që s’do të miratonin asnjë dokument, ata rrëzuan të gjitha kandidaturat e tjera. Duhet të jetë opozita që të propozojë kandidaturat. Ne i kemi votuar të dyja kandidaturat. Unë do të mbështesja me votë ata që donin firmën time. Fakti që ai ka 32 vite në listë nuk nënkupton që është i vetmi që vjen nga familje me të përndjekur politik”, theksoi deputeti.
Kujtojmë se socialistët vendosën të rrëzojnë kandidaturën e Mirakajt pasi ai u propozua në Kuvend me firmën e Sali Berishës. 64 deputetë votuan kundër, vetëm 17 pro dhe një abstenoi.
gazment bardhi simon mirakaj
Politike
21 Qershor 2022, 22:06
k.m.
Edi Rama
Ambientalistët paralajmërojnë se aeroporti Vlorës do të dëmtojë në mënyrë të pashmangshme n...
Politike
21 Qershor 2022, 21:45
I.A
pamje nga studio
TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro foli për sezonit turistik në vend. E ftuar në emisionin ‘...
Politike
21 Qershor 2022, 21:39
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro foli për çështjen e Syrit të Kaltër që ka marrë vë...
Politike
21 Qershor 2022, 21:36
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar mesazhin e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me ngritjen e Kom...
Politike
21 Qershor 2022, 21:09
k.m.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bën denoncimin e radhës lidhur me investimet strategjike. I ftuar në emisionin...
Politike
21 Qershor 2022, 20:40
k.m.
TIRANË- Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka zbuluar më shumë nga planet e kreut të shtetit, Ilir Meta pas p&e...
Politike
21 Qershor 2022, 19:38
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është fotografuar me të birin Zaho në një avion linje duke udhëtuar drejt Parisit...
Politike
21 Qershor 2022, 19:18
k.m.
Edi Rama dhe Artan Lame
TIRANË- E shtunë në mëngjes, Artan Lame, drejtori i Agjencisë Shtetërore së Kadastrës nisi...
Politike
21 Qershor 2022, 17:29
k.m.
Mike Pence
TIRANË- Ish-zv.presidenti amerikan Mike Pence vjen në Tiranë të enjten. Lajmi konfirmohet nga zyra e kryetarit te Grupi...
Politike
21 Qershor 2022, 17:25
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Presidenca franceze ka nxjerrë në pah, se në gjirin e ministrave të çështjeve europiane të Ba...