LIVE UPDATES
Politike

REL: Gjykata Supreme e Kosovës vendos kufijtë, shkelja mund të çojë në ndjekje penale

Vendimi i datës 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati - i cili është edhe deputet - e që Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm.

16 Korrik 2025, 18:25 Nga M.B
REL: Gjykata Supreme e Kosovës vendos kufijtë, shkelja mund të
Foto ilustruese

KOSOVA- Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese. Vendimi i datës 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve fiskale, të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati - i cili është edhe deputet - e që Gjykata Supreme e shpalli të paligjshëm.

Ky aktgjykim u pasua me reagime të ashpra: Qeveria në detyrë e cilësoi si “arbitrar” dhe “të pabazuar në ligj” - duke argumentuar se Ligji për Qeverinë nuk i ndalon shprehimisht ministrat në detyrë të nxjerrin akte nënligjore - ndërsa Gjykata Supreme paralajmëroi se çdo ndërhyrje në vendimet e saj gjyqësore është e papranueshme.

“Ndërhyrja në gjyqësor është e papranueshme”, tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Supremes është i drejtë dhe i detyrueshëm për zbatim, duke theksuar se çdo mospërfillje e tij mund të përbëjë shkelje penale. Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe ministrin në detyrë, Murati, se çfarë hapash do të ndërmarrin pas këtij aktgjykimi, por nuk mori përgjigje.

Qeveria nuk dha qëndrim as lidhur me pyetjen nëse po shqyrton mundësinë që ministrat, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, të ndalin ushtrimin e funksioneve ekzekutive. Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Prokurorisë Speciale më 16 korrik për të kërkuar hetime penale ndaj Qeverisë në detyrë, duke dorëzuar si provë vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

Sipas deputetëve të kësaj partie, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, ky vendim konfirmoi se Qeveria në detyrë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme pas certifikimit të ministrave si deputetë, më 27 mars. Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, është i drejtë dhe i plotfuqishëm. Ai thekson se çdo mosbindje ose mosrespektim i këtij vendimi përbën shkelje penale.

“Konkretisht, në rastin në fjalë, ministri Murati, nëse vazhdon ta mbajë në fuqi - përkundër që Gjykata (Supreme) e ka anuluar ligjshmërinë apo përmbajtjen e këtij Udhëzimi Administrativ - atëherë ai nuk e zbaton këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe bën shkelje penale”, thotë Bugaqku për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se vendimi i Supremes, aktualisht, ka efekt vetëm mbi Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë, Murati. Të gjitha aktet tjera të ministrave në detyrë, që janë njëkohësisht edhe deputetë, mbesin në fuqi, përderisa nuk janë kontestuar në gjykatë. Megjithatë, thotë Bugaqku, ky vendim lë të kuptohet se edhe vendimet tjera të ngjashme - të nxjerra nga zyrtarë me funksione të dyfishta - mund të jenë të paligjshme dhe të sfidohen juridikisht.

“Ky vendim i Gjykatës Supreme mund të shërbejë si një precedent i mirë ose si një bazë e mjaftueshme ligjore për të gjitha ato palë që janë të afektuara në kuptimin negativ nga vendimet e zyrtarëve publikë. Pra, ta përdorin këtë aktgjykim të Gjykatës Supreme si provë për t’i kontestuar [vendimet e ngjashme] në gjykata dhe, pastaj, edhe ato të anulohen”, thotë Bugaqku.

Ai shton se vendimi i Gjykatës Supreme e ka sqaruar mirë konfliktin që lind nga ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në ekzekutiv dhe legjislativ nga zyrtarët publikë, por shpreh shqetësimin se ai mund të përdoret nga partitë parlamentare për thellimin e përplasjeve politike.

“Situata e tillë veç i ashpërson dhe i betonizon edhe më tepër qëndrimet e palëve, në këtë rast të partive të mëdha parlamentare, që të mos bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”, vlerëson Bugaqku.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se vendimi i Supremes për ta shpallur të paligjshëm udhëzimin në fjalë është i drejtë, por thotë se u takon organeve të ndjekjes të vlerësojnë nëse ekzistojnë kushte për nisjen e procedurave penale.

“Madje, edhe vetë ministrat në detyrë... unë besoj se e kanë të qartë se nuk duhet të veprojnë me konflikt interesi, sepse jo vetëm që mund të shkelin dispozita që janë përmendur në aktgjykim, por mund të gjendet edhe bazë juridike që dikush t’i ndjekë. Ajo që i ndjek, është Prokuroria e vendit dhe ne nuk mund të paragjykojmë se a do ta bëjë këtë”, thotë Baraliu për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se Kosova nuk ka sistem gjyqësor që thirret në precedentë, ndaj vendimi i fundit i Gjykatës Supreme nuk zbatohet automatikisht për raste të tjera. Sipas tij, qytetarët apo bizneset mund të kërkojnë drejtësi nëpërmjet padive, nëse mendojnë se janë dëmtuar nga ndonjë vendim i ministrave në detyrë që mbajnë edhe mandat deputeti.

“Pra, mund të iniciojnë (padi) patjetër, sepse parimi i analogjisë në drejtësi është parim që vlerësohet lart dhe është parim standard funksional”, thotë Baraliu.

Ministrat në detyrë përballen tashmë me së paku 17 kallëzime penale, të ngritura nga LDK-ja. Kosova vazhdon të mbetet me qeveri në detyrë, pasi, pas zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike. Përpjekja e radhës për konstituim, e 48-a, do të bëhet më 17 korrik./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet